Këshilli i ri Kombëtar, Basha vazhdon të frymëzojë me shprehjen: Jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim

entela

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar të partisë.

Ai shprehet se anëtarët kanë besimin e demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve dhe shtoi se ata janë e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.”, shkruan Basha.

e.r/dita

Share This Article
5 Comments
  • Tani qe zgjodhe antaret e KQ ,si humoristi qe nuk te ben per te qeshur,e ca stallier,ti me saliun je shpresa e humbjes

  • Diqe a derzi, per nje cop karrike krieministri! Diqe te benesh demokrat i madh a te qifsha udhet ! udhet e babait shpirteror,”heroit te dhjetorit!
    —
    po nuk e di a i vrare, qe shqipetaret te kane dhjere mu ne kok!

  • Ti mund te jesh djale i mire (kuptimi politik +- te meta)por me Saliun (karte e djegur)pas bythe i humbet piket.”No grata”( ne se e kam shkruar mire)kuptohet ose perkthehet ne shqip nuk e vlen ne politiken shqiptare, PD-ja eshte e humbur.Tumoret vetem me operacion hiqen.Beju burre te shkeputesh nga Saliu.Saliun lerja drejtesise.

  • LULEZIM SALA RREN
    EDHE RRENEN…..

    E ndrite
    me Autostraden
    Nje per rrugen
    Tri per Lul- Salen!
    Autostraden e
    Shqiptarise
    500 milione
    Ne goje te hajnise
    Grope e rende
    Ne borxhe te
    Shqiperise
    Djerse e gjak
    Te vegjeleise
    Si skenari
    i Greqise
    Me bekimin
    e Saliserbise
    Me tramvaj
    bere Tiranen
    Para e mbrapa
    I lerove Nanen !
    E grabite e plackite
    Me djerse gjak
    shqiptari e vadite !
    E gjete si akulloore
    e le pas Dopolavore’
    26 i vrau Gerdeci
    Per here te pare
    Eshte faji jot !
    per here te dyte …+
    Ne jemi kot !
    Fjale nga goja
    S’ nxjerr pa rre!
    Se nga koka je
    vec gdhe
    Me kile mat
    electricitetin
    Aq e ke
    kapacitetin !
    Shite Otranto
    E shite detin!
    E ndrit fare
    matematiken
    7 x 6= 49
    ke aritmetiken
    Ti genjen
    dhe per sahatin
    Me te medha rrenat
    Se sa shtatin
    Fjale nga goja
    S’ nxjerr pa rre
    Po te ribesuam
    Jemi me gdhe!
    I pa nder e i pafe
    Zot vec Dollar
    Euron ti ke !
    Rren dhe baben
    Rren dhe nenen.
    Lulezim Sala
    Rren dhe rrenen !

  • Ju o zoti basha jeni vertete forca e vetme ne shqiperi, e gatshme qe ta shkaterroni perseri, ashtu sic edhe e keni treguar vehten, ti dhe paraardhesit tuaj. Shkaterrim i plote i vendit ne vitin 1991-92, 1996-97-98, shkaterrim ne vitet 2009-13. Tani shqiptaret nuk mund tju lejojne me. Shqiperia nuk eshte e pd por w shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *