“E them me bindje, finalja është e arritshme!”, Luiza Gega optimiste para Lojërave Olimpike: Synimi im…

Ornela

Luiza Gega është gati për eventin më të madh sportiv në botë, Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Vetëm pak ditë e ndajnë për të prekur ëndrrën e saj. “Rezultatet e mia janë për në finale, flas me bindje të plotë që finalja është e arritshme”, thotë Gega.

Atletja, do të marrë pjesë në 3000 metra me pengesa, në specialitetin e saj ka treguar dhe gjendjen e saj ku thotë se është e motivuar dhe në top formë fizikisht.

Shpreson të jetë brenda pesëshes së parë të Botës, por asgjë nuk arrihet pa mund. Ajo është stërvitur intensivisht në Dardhë e Korçë ku kalon një pjesë të mirë të vitit.

Për “Tokio 2020” është stërvitur edhe në Kenia gjatë dimrit ku qëndroi më shumë se sa e kishte parashikuar për shkak të pandemisë.

Në Rio 2016 nuk pati rezultat të mirë për shkak të dëmtimit që e pengonte. Synimi i saj është finalja e Lojërave Olimpike dhe natyrisht përmirësimi i rekordit kombëtar që aktualisht mbahet prej saj me kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindta.

Luiza Gega konkurron në 3000 metra me pengesa më 1 gusht me finalen më 4 gusht, gjithnjë nëse do të kualifikohet. Ajo është një nga 3 sportistët e Shqipërisë që e ka siguruar pjesëmarrjen në Tokio 2020 me normë.

O.J/DITA

Share This Article
4 Comments
  • Ne prej teje presim vetem qe te perfundosh garen.
    Me kaq e ke kalu klasen.
    Mos pesoc si ajo Shala,qe mbeti me shale perpjete ne spital ne Londer,se e zuri barku para gares.
    Atje ne gare jane ca zezake,qe kane 2 miljon vjet qe vrapojne,,Ato vrapojne edhe me nje thes ne kurriz ku mbajne kulishin..Ato 2m kane kemben,,me ato matet luani,leopardi,,jo rrac e bardhe.Rracen e bardhe ato e lene nje piste mbrapa. Prandaj e nderuar je po te perfundosh garen,Luiza Gega.

  • Luiza na ka nderuar gjithmone. Ate qe e ka thene e ka realizuar. Luiza nuk eshte fodulle, por burneshe e vertete, se eshte dibrane. E thjesht dhe modeste, dhe kjo ka vlere me shume.
    Luiza do ta mbaroje garen dhe do kthehet me faqe te bardhe. Me te do krenohet cdo Kalabardhas, cdo dibran dhe cdo shqiptar.
    Jemi te gjithe me Luizen dhe me gjithe pjesemarresit tane ne Olimpiade.
    I urojme mer zemer Luizes dhe gjithe ekipit tone suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *