Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mundur të zbërthejë mënyrën e funksionimit të grupit prej 24 personash të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Anglisë, SHBA dhe Kanadasë.
Referuar hetimit të drejtuar nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, emigrantët e paligjshëm udhëtonin përmes pasaportave të tyre të rregullta në vendet e hapësirës Shengen, duke marrë instruksione se ku duhet të shkonin.
Më pas, përmes dokumenteve të falsifikuara të siguruara nga anëtarët e grupit kriminal, ata udhëtonin drejt Britanisë së Madhe, SHBA dhe Kanadasë. Zhvendosja e tyre në vendet e Europës, bëhej nga shoferë shqiptarë, që i merrnin detyrat nga anëtarët e grupit në Shqipëri. Po të njëjtën përcaktonin edhe vendet e akomodimit të tyre të përkohshëm, përcaktonin cilën linjë ajrore apo rrugore do të përdornin, si edhe kujdeseshin për mbërritjen e tyre në destinacion.

Sipas SPAK, bazat e falsifikimit të dokumentacionit kanë qenë në Tiranë, si edhe në Prishtinë e Prizren, në Kosovë. Hetimi ka zbuluar se ndër 24 personat e dërguar në gjyq për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, tetë prej tyre kanë pasur rol kryesor në aktivitetin kriminal. Ata dyshohet të jenë menaxhuesit e linjës të trafikut. SPAK ka dyshime se pagesat për dokumentet false dhe rrugëtimin janë bërë në Shqipëri, por nuk qartësohet plotësisht qarkullimi i parave, pasi është bërë cash.
Mes provave të prokurorisë, janë edhe foto dhe video të gjetura në celularët e të pandehurve, ku shfaqen dokumente të falsifikuara, pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi, foto rezervimesh fluturimi, apo foto rezervimesh hoteli.
Grupi prej 24 personash u vu nën akuzë, pas ndalimit të 19 shqiptarëve në vitet 2019-2020 me pasaporta të falsifikuara çeke, greke, rumune e bullgare në Kanada, Angli apo aeroporte të tjera europiane. Burimi: A2CNN
e.r/dita

…?
Nuk e kuptova mire: Spak-u do te ngrej padi kunder Brianise se Madhe per diskriminim ndaj shtetasve shqiptare per kufizim te levizjes se lire dhe rrjedhimisht shpenjen e nevojtareve ne duart e kriminelve?
Wow, SPAKu me prokuroret e shquar i kapen “kriminelet” e shkrete qe largoheshin nga vendi i vet per arsye ekonomike, ndersa kriminelet e vertete qe vjedhin miliona euro/dollare bejne qef. Cfare populli jemi ne more?!!
Shkojne qe te hane mut ne mretnin e bashkume.
O Shabon, u ngopsh me mut ti e sorrollopi jot.
Zbulim te madh paskan bere keta te aspakut.
Hallexhiu futet nburg, kriminelet e qeverise shperblehen
Ca ka te re me spakmuterit (kryetari te cilit voton per PiS sipas te dhenave personale rrjedhur publikuar nga e-Albania e edbajdes)
E kuptuam se doni te justifikoni veten se po punoni mire,por do te na e mbushni mendjen me mire sikur t’i vinit pranga Sali Berishes,Metes,Mediut,Bashes,Rames etj!
Keta jane peshkaqenet e medhenj e jo keta cironkat!
Ramen nuk ka nevoje ta kapni per gjera shume,mjafton Tenderi i Unazes se Re ku u shpall fitues nje firme fantazem me dokumente fallco dhe Rama i doli ne mbrojtje duke thene se “Ku eshte korrupsioni ketu?”!
Akoma me keq qe Rama u ka dale ne mbrojtje peshkaqeneve me te medhenj dhe vetes,kur deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
Cfare duan me shume se kaq keta te SPAK-ut qe te arrestojne Ramen?
Futja kot e gri sallat sa të kaloi kjo situatë.Kulmi trafikut me lek ka qenë në 1998 deri 2001,ekzistonte linja e trafikut kripur drejt Gjermanisë ,në trafik të pa ligjëshëm ishin përfshirë kryetar partish ,bashkë me grupe kriminal ,ata që futnin parat në xhepa,pasi hallexhiu të arrinte në destinacion ,ishin grupet kriminal që i kryenin këto punë .