Mark Marku rendit arsyet pse humbi PD në 25 prill: Në 8 vite kam qenë më opozitar ndaj Ramës se vetë PD-ja

entela

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku ka renditur arsyet pse PD humbi në zgjedhjet e 25 prillit.

“Mendoj se ka pasur blerje masive të votës. Pro ka pas edhe në Lezhë. Ka qenë jashtëzakonisht i madh. Një pjesë e fondeve prej 125 mln për familjet e dëmtuara nga tërmeti një pjesë e madhe ka shkuar në Kurbin e Lezhë dhe aty ku nuk ka pasur dëme. Por këto para përdoren për të penguar e për të shkatërruar zgjedhjet është shumë e dëmshme. Mirë që i kanë marrë qytetarët por është në dëm të tyre se do vjedhje edhe 4 vjet. Është humbje.

Nuk ishte arsyeja e vetme. Nuk u krijuar fryma e ndryshimit në masën e duhur. U përqendrua e gjitha në fushatë. Ishte e mirë. Se u përqendrua te ekonomia te njerëzit. Shtoi pikë. Por pati edhe defekte se ishte e personalizuar. Vetëm Basha. Në asnjë vend të BE nuk merr shumicë votash. Ku ka demokraci asnjë parti nuk merr vota maksimale. Asnjë president nuk del me mandat të parë” tha Marku, teksa ishte i ftuar në Log.

Marku tha po ashtu se ai ka qenë një opozitar i madh i socialistëve për 8 vite.

“Nuk ishte gabim që hymë me LSI në fushatë. Mungesë hapje. Duhet të negociosh. Unë kam qenë më opozitar se PD në raport me Ramën” tha deputeti i zgjedhur në 25 prill.

Kujtojmë se gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, Marku kërkoi që të bëhet një analizë e thelluar dhe të ndryshohet strategji për faktin e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se situata në të cilët ndodhet sot PD dhe shoqëria është dramatike. Mes të tjerash ai nuk i kurseu kritikat për organizimin e këtij Kuvendi. Deputeti i zgjedhur i PD-së e cilësoi Kuvendin Kombëtar një teatër absurd, që nisi dhe përfundoi pa përfunduar diskutimet e drejtuesve politikë.

 

e.r/dita

Share This Article
4 Comments
  • Keta jane mashtrues te pacipe. Nese ke fakte per vjedhjen masive dhe per 125 milion te vjedhura perse nuk i con ne Prokurori ose SPAK? Jane mashtrime te njerezve si ky qe hiqen me fytyrye por keta nukm kane asnje kocke ndershmeri. Uau cfare mashtruesi i kategorise se 7-te. Tornitoret e varfer kur arrinin kategorine e 7-te arrinin kulmin. Nuk e dija qe edhe mashtruesit keto dite do te arrinin kategorin te tilla te larta te kualifikimit te tyre si mashtrues.

  • Or Mark!PD e kreu ciklin dhe madje qendroi shume ne pushtet. Po te ishte parti me brume,e mbante Berisha.
    PD tani eshte nje gomar qe ka mbajtur plehun e Berishes dhe po i bien thonjte.E ka katandisur Berisha ne lekure,e dorzoi ne prag te ngordhjes.
    Nuk e votojme ne qe e ngritem me shpirt,por Berisha na leshoi banditet e tij,qe na therrisnin,:Jasht nga partia! Ju jeni shume te rinj qe ta kuptoni se edhe sot ay gomar i duhet Berishes edhe i ngordhur per mburoje.
    Shkrijeni PD! Degjo mua!Shkrijeni PD dhe formoni nje Parti tjeter,sic beri Parti e Punes.
    Ti Mark je katundar vete.Nuk e dorzon kollaj maloku gomarin(dmth partine),po nuk i erdhi ngordhja.
    Ja ka rrjep 7 lekuret para se tja dorzoje Bashes.
    Cfaredo te beje Rama,njerezit tmerrohen nga sigla PD.

  • Si duket asgj skini kuptuar z. Marku, me vrasie,teror, dhune nuk vjen dot ne pushtet largoni ata qe u sherbejne te treteve ju i dini me mire kush jane, po si njihni pyesni ne rrugen e elbasanit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *