Mes baltës e shkatërrimit total, Merkel viziton sërish zonat e goditura rëndë nga përmbytjet në Gjermani (FOTO)

Edlira Shehu

Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve javën e kaluar. Dhjetëra të tjerë janë ende të pagjetur. Kancelarja Merkel takohet me ndihmësit dhe banorët.

Kancelarja gjermane Angela Merkel po viziton disa nga zonat më të prekura prej përmbytjeve të javës së kaluar në landin Nordrhein-Westfalen (NRW).

Ajo shoqërohet nga Armin Laschet, kryeministri i landit NRW dhe pasardhësi i mundshëm i Merkelit. Ata vizituan qytetin Bad Münstereifel në rrethin Euskirchen, ku pati shumë shkatërrime.

Më parë kancelarja Merkel kishte vizituar zonat e prekura prej përmbytjeve të javës së kaluar në landin Rheinland-Pfalz, ku prej përmbytjeve kanë gjetur vdekjen 117 vetë.

Në landin Nordrhein-Westfalen numri i të vdekurve deri në mëngjesin e së martës ishte 47, por disa dhjetra vetë janë ende në kërkim në të dy landet federale, kështu që shifra mund të rritet.

Merkel takohet me vendasit dhe ndihmësit

Kancelarja Merkel bisedoi gjatë vizitës së saj me përfaqësues të organizatave të ndihmës, me vullnetarë si dhe me banorë të zonës. Ajo vizitoi një depo ushqimesh që shpërndan furnizime për të prekurit.

Qeveria njoftoi se po përgatit një paketë të madhe ndihme financiare për rajonin e prekur.

Ndërkohë zyrtarët e lartë gjermanë i hodhën poshtë kritikat se ata nuk kishin bërë sa duhet që të paralajmëronin banorët në zonat e goditura rëndë si dhe kritikat se nuk e kanë pasur si duhet nën kontroll gjendjen pas përmbytjes më të rëndë të vendit për disa dekada./DW

 

e.sh/Dita

Share This Article
5 Comments
  • Shikoni veshje teper te thjeshte te kesaj ZONJE te Madhe te nje fuqie te madhe boterore,me veshjet karagjoze te Rames,te ketij sharlatani,qe paudhesite e punes kerkon t’i mbuloje me shallvare,atlete apo me keq akoma duke mbledhur copa letre qe i kane hedhur vete punonjesit e tij qe te dale ne media!

  • U bë e mbarë që dy vajzat e fqinjit tim Thoma, bashkë me burrat e tyre vajtën në Gjermani dhe

    vetëm me subvencionet që shteti Gjerman i jep kalamanjëve të vajzave , fqinji im arriti atë që nuk mund ta bënte kurrë në qoftë se vajzat s’do të kishin shkuar në Gjermaninë e qevritares së mirë Merkel, ti vinte çatinë shtëpisë mbi soletën që e piqte çdo behar dhe ta shtronte shtëpinë me pllaka mbi dyshemenë prej çimento dhe të bënte një banjo për të qënë me të gjitha anekset , gjëra që nuk do ti kishte bër kurrë sa të ishte gjallë në qoftë se vajzat do të ishin akoma në shtetin e qeverisur nga kusarët e pa ngopur të fukarenjëve horrat Edi Rama e Sali Berisha e kompani që jan kail që edhe parat që i hidhen për mëshir një lypsi në trotuar ti vjedhin dhe ti fusin në trastën e tyre, dhe

    Thomaj falenderon nga zëmra gruan e mirë Anhela Merkel që ndihmon shqipëtarët fukarenjë duke i punësuar , duke u rritur fëmijët, duke u bër edhe shtëpitë e prindërve të tyre në prag të pensionit fukarenjë në Shqipëri, jo thjeshtë të braktisur por të rjepur deri në palcë nga kusarqeveritari Edi Rama, sofisti profesionist i mashtrimeve të përditëshme në rrugët e vëndit, duke llomotitur pa pushuar në ecje e sipër në rolin e kryeministrit në shoun e përditshëm mediatik i ndjekur nga dy tre zagarë apo zagare patronazhistë që mezi e ndjekin nga mbrapa duke tundër kokën nën ritmin e dërdëllitjeve që s’ mbarojnë të

    të marrosurit që kurrë s’ ka qënë , as është as do të jetë kryeministër real i vëndit por një aktor bastard në rolin e kryeministrit që deklamon monologë të improvizuar në çast nga haluçinacionet e mëndjes së tij të çoroditur të porteve aeroporteve , majave , sinergjive , ku skenë janë rrugët e Shqipërisë ku ai rrugaçron politikisht, ekonomikisht dhe moralisht dhe

    spektator janë shqipëtarët e mtufepsur që matufepsen më tepër kur shikojnë aktorin në rolin e kryeministrit në shoun e radhës, në Vlorë ku,mbasi shpërndan ca mbeturina në anë të rrugës me dorën e tij, kamera gati,….çak … futet në rol aktori me pantallona treçerekshe dhe mbledh ato tre mbeturina që ka hedhur vet, dhe kamera stop …….shou i radhës i spektaklit të përditshëm të Edi Ramës në rolin e kryeministrit mbaroj dhe duhet transmettuar në media…..dhe

    Thomaj me Edi Ramën aktor që luan në shoun e përditshëm rolin e kryeministrit bastard por që kurr nuk është kryeministër , po të mos ekzistonte kancelarja Frau Merkel do të kalonte jetën në shtëpinë e pabanueshme dhe

    tani që flas, Thomaj, fqinji im, këto ditë ka vajtur për vizit te vajzat si turist që të shikoj si është Gjermania e kancelares së mirë Merkel duke i shpëtuar ca ditë Shqipërisë të qeverisur nga antipodi i Merkel, horri bastard antishqiptar Edi Rama armik i betuar i Thomajit dhe i të gjithë fukarenjëve të Shqipërisë që

    si përbindësh , antiMerkeli ynë, mbas 25 prillit, mbasi vodhi mandatzezëne e tretë të kusarqeverisjes, bashkë me kusarbiznesmenët e tij patronazhistë vampirë të vërtetë, është vërsulur në një fushatë të ngritjes së çfrenuar dhe të frikshme çmimesh të karburanteve, ushqimeve, po vjen rrotull ndyrësira të rris çmimin e ujit të pijshëm dhe tmerr, një litër qumësht merret nga fshatari i ngratë me 37L dhe i shëndrruar në kos nga kusaragrobiznesmenët qënka shtrenjtuaar këto ditë nga 120 L në 150 L të rinjë dhe prisni të tjera pse jo ndonjë taksë të re ose rritje taksash të mëparshme, PPP e konçensione të tjera mëndja e tij është pjellore për zinxhirë të rinjë skllavit të mjerë popull…..

    dhe ja tek i kemi, kancelarja gruaja me zemër të madhe Merkel, bartsja e mirsisë njerzore për popullin e saj dhe popujt e tjerë dhe horri Edi Rama bartsi i përbuzjes , kusarisë së papërmbajtshme, i urrejtjes patologjike për popullin dhe vëndin e tij, armik deri në shkallën e gjakpirsit për fukarenjtë.

    • E drejte, Angela Merkel ka doktorature ne fizike. nuk eshte si horrat e rrugeve si Rama dhe Ahmetaj qe sot mbajne shtetin e horrave dhe buceve ne Shqiperi. Ketu jane gati te te rrjepin dhe skalpin, vetem te fryhen me leke, se nuk u dalin miliardat qe kane vjedhur e po vjedhin. I duan te gjitha per vete. Shqiptaret te mos marrin as fryme pa paguar

  • Ishin mbushur rezervaret 100% niveli ujit, dhe duke ditur 4-5 dite me pare per shiun qe do binte gjermanet nuk shkarkuan aspak nivelin e ujit, duke shkaktuar viktima. Ne Gjermani ska gazetari te lire mos prisni te marri pergjegjesi shteti.

    • Gjermanet duhet te mesojne nga gerrket. Te mbrohen nga katastrofat natyrore duke cuar Papune me kryq per te mallkuar flaket apo vershimet e ujit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *