Rushit Kuçi
Jemi mësuar që 5 Majin e çdo viti ta përkujtojmë e ta kremtojmë si Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Që prej dy vjetësh kemi edhe një ditë tjetër shumë të shënuar, siç është 20 Korriku i çdo viti, që do të festohet rregullisht si Dita e Veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Shumë shtete të Evropës, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë një Ditë të caktuar të tyre, kur kujtojnë dhe nderojnë dëshmorët e tyre, rënë për pavarësi, apo për çlirim.
Edhe në Shqipëri në tetor të vitit 2019, me nisiativë të Grupit Parlamentar Socialist, 20 Korriku i çdo viti, me ligj të Kuvendit të Shqipërisë, është miratuar si Dita e Veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ky ligj bën fjalë për festimin me solemnitet të kësaj date edhe nga institucionet, qendrore e lokale, nga shoqëria civile, nga Organizata e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, si dhe nga tërë subjektet e tjera që njohin, mbrojnë dhe propagandojnë nderin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe gjakun e derdhur për çlirimin e Atdheut.
– Më 20 korrik 2021, – na thotë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, Servet Agalliu, – do të organizojmë disa veprimtari të larmishme përkujtimore kushtuar Ditës së Veteranit të LANÇ, të cilat në Tiranë do të organizohen në selinë e Komitetit Kombëtar e deri në Sheshin “Skënderbej”.
Nga biseda me shokun Servet mësojmë, se veprimtari të larmishme kushtuar Ditës së Veteranit të LANÇ do të organizohen edhe nëpër komitetet e veteranëve të LANÇ të të gjitha bashkive, natyrisht në bashkëpunim edhe me pushtetin lokal.
Nga informacionet që vijnë nga bashkitë e vendit bëhet fjalë, se ditën e 20 Korrikut do të ketë ekskursione historike në vendet ku është luftuar e derdhur gjak, sikundër do të ketë edhe veprimtari të tjera që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e drejtuesve më të shquar të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, siç janë Beqir Balluku – i pari kryetar i Komitetit Kombëtar, dhe vazhduar me Shefqet Peçin, Piro Dodbibën, Adnan Qatipin, Rustem Peçin e deri me atë që drejton aktualisht këtë Komitet, shokun Odhise Porodini.
Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar ka orientuar, që komitetet e veteranëve të LANÇ nëpër bashki të luftojnë për një atmosferë sa më festive të kësaj Dite të shënuar, atmosferë që do të mund të arrihej përmes një dekori sa më interesant, me flamuj e banderola të ndryshme.
Ditën e 19 – të e të 20 Korrikut nëpër komitetet e veteranëve të LANÇ të bashkive do të organizohen pasdite tematike, gjatë të cilave do të bëhet fjalë për jetën dhe veprimtarinë e veteranëve më të shquar, të atyre të ndarë nga jeta, por edhe të atyre që jetojnë. Për këtë qellim do të aktivizohen historianë, drejtues muzeumesh e bibliotekash, arsimtarë, si dhe intelektualë të profileve të ndryshme.
Më 20 Korrik – Ditën e Veteranit të LANÇ, Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar do të pres në selinë e saj pushtetarë të lartë, deputetë, figura të shquara të institucioneve shkencore, arsimore e kulturore dhe cilindo tjetër, që ushqen respekt, mbron me argumente dhe propagandon me zjarr vlerat e LANÇ dhe lavdinë e gjakut të derdhur për liri.

Nese keta jane 85 vjeç tani, atehere ne vitin 1945 kane qenë 9 vjeç…….partizane me komandant Dushan Mugoshen e komisar Miladin Popoviçin.
Ne vitin 1940, keta kane qenë 4 vjeç….partizane sllavo komuniste.
E bete luften? Por rezultati eshte negativ. Pse?!
Shkatarruat Traditat,tjetersuat popullin, duke futur popullin ne burg zhvilluat bederastine, zhduket nderin,prute ne krye te vendit me injorantin i cili e mbushi vendin gjithe injorante dhe kriminele.
Ndersa sot keni vene ne krye te vendit njeriun me te degjeneruar qe per te mbajte pushtetin do ta fusi Shqiperine ne lufte.Eshte njeriu qe nuk njeh asnje ndjenje njerezore per popullin,qe per gjithecka fajin e ka populli,pasurine qe ka mbledhur ne emigracion ja shkatarron sa hap e mbyll syte
Respekt per veteranet!
Dhane placke e dhane gje, dhane gjak e dhane djerse, dhane Rinine e dhane jeten
Respekt e mirenjohje!
Rrofte vepra dhe kujtimi i tyre!
Nga momenti i mashtrimit sllavo-komunist me 28,000 deshmore, kur faktikisht 1000-2000 u vrane te gjithe gjate luftes, me civile e luftetare, duhen shkrire te gjitha strukturat qe merren me kete pune.
E shihni sa ju nderon populli o veterane?