Rama vizitë në Vjenë për të lidhur bashkëpunimin me universitetin BOKU

entela

Kryeministri Edi Rama nisi një vizitë në Vjenë në mbështetje të Universitetit Bujqësor të Tiranës për të lidhur një partnership me universitetin e njohur Boku.

Kjo vizitë e Ramës vjen në kuadër të një prej programeve të prezantuar disa kohë më parë prej tij në kuadër të vizionit Shqipëria 2030.

“Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria 2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze europiane, deri në njehsimin e diplomave”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

e.r/dita

Share This Article
4 Comments
  • Pse ne Shqiperi nuk ka minister arsimi ? Me sa duket as ne qeveri dhe as ne qeverisjen vendore nuk paska te tjere perveç Rames e Veliajt ! Po te shohesh ne ç’do inaugurim, ne ç’do takim edhe nga me te rendomtet, ne ç’do interviste jane perhere po keta te dy! Nuk e di se çfar funksioni kryejne ministrite qe po shtohen perdite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *