Dita e Veteranit, Veliaj pret në zyrë përfaqësues së Organizatës së LANÇ: “Nderim për ata që sakrifikuan jetën me idealin e një Shqipërie të lirë”

entela

Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare përkujton sot 20 korrikun, ditën e formimit të Organizatës së LANÇ. Në nderim të kësaj dite të shënuar në historinë e Shqipërisë që në vitin 1957, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në zyrën e tij një përfaqësi të veteranëve dhe pasardhësve të tyre për të kujtuar betejat dhe gjakun e derdhur të 28 mijë dëshmorëve e heronjve që ranë për çlirimin e vendit.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se kjo ditë që këtë vit përkon edhe me Kurban Bajramin, ka bashkuar shërbimin dhe devotshmërinë ndaj vendit me sakrificën dhe përkushtimin ndaj Zotit.

“Kjo ditë e veteranëve përkon edhe me festën e Kurban Bajramit, festën e një sakrifice dhe teksa ata që besojnë dhe ata që shërbejnë në komunitetet fetare i referohen një sakrifice për të dëshmuar përkushtim ndaj Zotit, në komunitetin e veteranëve kemi përfaqësuesit më të denjë të atyre që bënë një sakrificë për të dëshmuar devotshmërinë ndaj vendit. Në qoftë se Perëndia sfidoi Ibrahimin që të sakrifikonte djalin e tij dhe e zëvendësoi me qengj dhe për të ilustruar devotshmërinë që ka dikush ndaj diçkaje që beson, në rastin e veteranëve ishte sakrificë për vendin e cila u shpagua me gjak dhe me jetët e atyre djemve e vajzave që antifashizmin dhe idealin e një Shqipërie të lirë e kishin besimin e tyre,” u shpreh Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Odhise Porodini, u shpreh mirënjohës për kontributin e Bashkisë së Tiranës ndaj komunitetit të veteranëve.

“Ne jemi të kënaqur nga kontributi juaj, i Bashkisë, që ka bërë tërë këtë mrekulli dhe besoj që edhe në të ardhmen ne gjithnjë do jemi bashkë me njëri-tjetrin në këto evenimente të rëndësishme që përjetojmë ne si organizatë me të gjithë popullin shqiptar, qoftë edhe për festën e veteranëve që është një festë gjithëpërfshirëse, se nuk është vetëm e veteranëve, por është e gjithë Shqipërisë, e gjithë popullit i cili ka dhënë kontributin e vet të rëndësishëm,” u shpreh ai.

“Ditën e Veteranit”, ashtu si në Shqipëri e festojnë edhe të gjitha shtetet demokratike, pjesëmarrëse në Koalicionin Antifashist Botëror, si: SHBA, Angli, Francë etj.

 

e.r/dita

Share This Article
13 Comments
  • Ne fakt Shqiperia duhet te perkujtoje me parada dhe parakalime Diten e Veteraneve te Luftes dhe te Punes”, sic ndodh ne SHBA ne cdo 11 Nentor.

  • Z Odise, dije ne gazeta dita, bere thirie per lufte kunder bashkis , se varet e deshmoreve, vitin tjeter ,i cojne, nje pjes ne babru, nje pjes ne share ,e nje pjes ne tufine, te pakten keshtu ishte artikulli tent ne dita Sot falnderon Erionin,nuk e dredhin keshtu komunistat

    • Domethene ata deshmore u genjyen, luftuan vetem per endrra te Shqiperise se lire. Sepse sllavo-komunistet nuk sollen liri!!!!!!!!

    • Per dijenine tuaj, dje Erion Veliaj, dhe ne pershendetjen qe ju drejtoi veteraneve dhe pasardhesve te tyre, ne aktivitetin e organizuar per 20 korrikun, u angazhua per te restauruar lapidaret dhe memorialet e ngritura per nder te te reneve te LANÇ, dhe ngjarjeve historike te kesaj periudhe.
      Ai rikuperoi siperfaqen rreth bustit te Vojo Kushit dhe Misto Mames.
      Komunistet bazohen ne fakte jo ne llafe.
      Nese veretohet e kunderta e asaj qe Kryetari i Bashkise ka premtuar, veteranet dine ta demaskojne faktin.

  • Nderim per veteranet,por me shume eshte nderuar KRYE KRIMINELI BALLIST qe bashkepunoi me pushtuesit duke derdhur gjak partizani!
    HIPOKRIZI E NDYRE!

  • Lufta N. Çl. është lufta masive e popullit HISTORIK Shqiptar, për LIRI. Është luta ku morën pjesë burra, gra, djem, vajza., madje edhe fëmijë, me format nga më të ndryshmet

  • Je shume i shpifun.
    E.Rama ka thene:”Politika eshte harmonia e interesave dhe jo e idealeve”. Keshtu qe shprehja “ata qe sakrifikuan jeten me idealin….. eshte mashtrim i nje rrenecaku.
    Ti mund ti rrejshe keta pleq. por kur do teti kuptojne mashtrimet e tua ,do tu neveritet prezenca jote,se tjeter nuk kane fuqi te bejne

  • Miresite ju shoqerofshin*zoterinj te gazets *Dita*!

    .Po pse,komentin tim *TRINITRINE* per kete *ngjarie po e quaj*,te *kryetarit Veteraneve te atdheut tone.Odhise Porodina-me *HEROINAT veprimtare* Vizituar kryetarin Ekzekutiv te Tiranes Erion Veliaj, Ne *Diten e VETERANIT* me ate te *Kurban Bajramit* Konciduar,qe mua 85 vjecarin me shoke,me galleruat. ,mes Torontos pare,e pershendetur me nje koment,nuk ma keni Paraqitur ate vizite….Urimm FESTAVE te 20 Korrikut 2021 mes Tiranes…
    Edi qe ju jam BERE *FERRE*me komente nga tej oqeani,,po kete se prisia… Megjithate mbetem me Ju..,sa te kem *frymemarien* e mos me lente…(prere bileten) pa u kthyer ne ATDHE; Ne Dangeline Naimjane*te me prehen ESHTERAT…
    Me ndjeni,kjo pas ne marathone me Torontos,mbi 10 km…pas nje takimi FESTUAR kete 20 Korrukun*e rralle po e quaj,berre ne Lokalim *Seli*,Rruga *PAPE* mes Torontos, deri ne shtepi,krye rruges Farmacie mes asaj Viktori Park*,rigjalleruar pas oreve me Bashkeatdhetare ,ne dite te Dy festave*: te *VETERANEVE te Atdheut* dhe *Kurban Barjamin*.Kjo pasuar nje *Marathonomak* bere rrugetimin RRETH Kontinenteve*;Une rreth ketyre rrygevet te Torontoe,15 Km.si 85 vjecar…(ne kerkim nga ime bije familiarisht me telefonata …
    C’u bere-BABI!?.. Marre vertet TRINITRINE ne kthim me Kete Artikull lexuar-mes basjkeatdhetareve. E megjithate me Ju GAZETA *DITA*jam sa te merr lamtumiren e fundit si 85 vjecar ne mergim; me ATDHEUN jetoj..
    Toronto sot sa qegtesuar 21 Korrik 2021!
    Guri Naimit D.

    • Ik or pirdhu, idiot i currufjepsur, i rrjedhur nga te gjitha anet. I nderrove shqytkat sot mo rrote cari?

  • “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.” .! Ne zemer kete fe kishin parti anet ore Velisj, pasi “zoti” nuk te shkon..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *