“Ata që po ndëshkohen na kërkojnë mëshirë? Kë të mëshirojmë? Gangsterët që bëjnë ligjin, sillen si duan, grabisin dhe shfrytëzojnë pa mëshirë shqiptarët në vendin e vet?”

Ornela

Jorgo Mandili

Jemi përpara zhvillimesh të rëndësishme kur duket se po fillon të funksionojë demokracia në këtë vend dhe drejtësia po vepron. Disa po ulen në bankën e të akuzuarve dhe të tjerë po përfundojnë prapa hekurave të burgut. Duhet të gëzohemi nga ky fakt, apo të ndiejmë mëshirë për këta që po ndëshkohen? Kjo është çështja.

Para disa ditësh, gazetari Xh. Shehu, në artikullin e tij në DITA “Ethet në pikën e verës”, risolli në kujtesën tonë pesë vjet më pas ngjarjen e korrikut të vitit 2016 kur 140 deputetët e pranishëm në sallë votuan në mënyrë unanime një nga reformat më të rëndësishme në vend, si domosdoshmëri e shoqërisë sonë për shkak të problemeve të mëdha të krijuara gjatë viteve të tranzicionit, probleme që çuan në instalimin e një sistemi drejtësie që me padrejtësitë emblematike të tij i ka shkaktuar një gjëmë të madhe Shqipërisë . Pavarësisht se u votua unanimisht, nuk ishte e vështirë të kuptoje se një pjesë e mirë e deputetëve dhe pushtetarëve votuan pro më shumë nga zori se sa nga dëshira. Sepse kjo reformë do t’u priste degën ku kishin hipur, do t’u priste burimin e të ardhurave të paligjshme që ata kishin vënë në emrin e tyre e të familjeve të tyre vetëm se ishin në politikë dhe sundonin mbi organet e drejtësisë… Sepse ata e dinin për kë binin kambanat!” – thuhej në shkrim.

Dhe për pesë vjet populli ka pritur të “binin këmbanat”. Dhe këmbanat ranë. U dëgjuan sa nga Bashkia e Lushnjës tek Ministria e Brendshme. Por tingujt e kësaj këmbane të SPAKUT- janë kaq të dobët sa mezi u dëgjuan … tinguj të tillë me përgjime për arka peshku e tendera kanalesh kemi dëgjuar edhe nga Drejtësia e vjetër… Këto nuk janë tingujt e një këmbane, që të ngrejë kushtrimin në luftë kundër një “ushtrie” të “fortësh” politikanësh e biznesmenësh, prokurorë e gjykatës, zyrtarë të lartë e të zakonshëm, që kanë “pushtuar” një shtet, një parlament, një qeveri, një shoqëri me të gjitha institucionet e veta dhe ushtron kontroll absolut mbi gjithçka e mbi çdo gjë.

Pikërisht për këta duhet të bien këmbanat dhe urojmë të bien sa më shpejt!

Sepse gangsterët e politikës, pushtetit, drejtësisë administratës, biznesit dhe ata të trafiqeve njerëzorë, drogës e prostitucionit janë banditët më të rrezikshëm, janë halabakët apo leckamanët të bërë politikanë, prokurorë, gjyqtarë, deputetë, ministra, zyrtarë të lartë, biznesmenë, që brenda një kohe të shkurtër u pasuruan në mënyrë marramendëse duke vjedhur, vrarë, mashtruar, korruptuar para publike e para kriminale ,para të pastra nga buxheti e para të pista nga krimi e trafiqe të çdo lloji.

Ujqërit janë përballë dhe SPAKU kërkon gjurmët! Ata livadhisin të lirë e të sigurt në paprekshmërinë e tyre me shtëpi e vila të mëdha, luksoze,  edhe me vc për macet, shtëpi me shumë tokë – ara, livadhe, male, shumëhektarëshe, ndërtesa me shumë banesa të shitura a të dhëna me qira, banesa të ndryshme të blera në disa ndërtesa, që jepen me qira, hotele, motele, restorante, kafeteri, pompa të benzinës, dyqane, klube sportive, në të cilat zyrtarët zakonisht janë aksionerë, miliona euro, dollarë a paunde të depozituara në banka të jashtme me emrat e ndonjërit prej familjarëve a të kujt tjetër më shpesh se në emrin e vet apo, mund të jetë, edhe të huazuara me fajde ose të varrosura në oborret e shtëpive, të kasolleve apo në arat e livadhet afër shtëpisë!

Jo vetëm ata por edhe fëmijtë e tyre “xhamzinj”. Më të rrezikshëm se prindërit e tyre, që qarkullojnë nëpër rrugët, restorantet, hotelet dhe plazhet e Shqipërisë me armë, me leje e pa leje, kërcënojnë e vrasin cilindo që iu ”zë rrugën ” dhe nuk i druhen ligjit as shtetit, duke mos përfillur jo vetëm moralin shoqëror dhe të drejtat e qytetarëve, por as organet shtetërore. Praktikisht ata janë mbi ligjin dhe kundër rendit shoqëror që pretendon se është “demokraci”.

Ajo që nga shumëkush shihet si më idealja për qeverisje në një shtet të së drejtës, për këta gangsterë shihet si mundësi (pa e ditur se ç’është demokracia) e lirisë së tyre për të qenë mbi ligjin e moralin shoqëror, për të bërë ç’ka duan e si të duan. Për t’u pasuruar pa punuar dhe të bërë karrierë përmes shantazhit, krimit, kusarisë, shkeljes së ligjit e shpërdorimit të besimit të qytetarëve… Prandaj dhe i përulen kësaj “demokracie”! Se kjo demokraci ua dha të gjitha çka ëndërruan e dëshiruan!  Kërkuan funksione të rëndësishme të shtetit? Kërkuan të bëheshin deputetë? Kërkuan të bëheshin prokurorë, gjyqtarë, akademikë, profesorë, shkencëtarë? Gjithçka që u shfaqej në ëndërr e ua donte shpirti hedonist e morën. Ua dha kjo “demokraci”. “Dhe kur kusarët dhe mashtruesit ta marrin pushtetin, në mënyrë demokratike, për shkak se kriminelët dhe keqbërësit vuajnë për ta fituar pushtetin, do të pasojë një tirani edhe më e keqe se ajo e kohës së monarkive ose oligarkive“- ka thënë Sokrati 2500 vjet më parë. E, që e përjetojmë ne pas 2500 vjetësh këtë tirani të maskuar, këtë diktaturë të kamufluar të parasë .

Që, krijoi një shoqëri me papjekuri të brendshme, që nuk kupton se cili është realisht interesi i saj, që nuk e ka koshiencën e të drejtave të saj, ku ligji nuk është garant i të drejtave të qytetarëve, ku ka humbur çdo besim tek moraliteti në jetë, në politikë dhe në treg, ku veset shihen si virtyte, ku shpresa duket si një gënjeshtër e padobishme, që po degradon politikisht, ekonomikisht, kulturalisht e moralisht drejt vdekjes së saj të ngadalshme…

Ekzistenca e kësaj kategorie horrash, të “zgjedhur” e të pazgjedhur prej nesh, por që qëndrojnë mbi ne dhe na vjedhin, vrasin, mashtrojnë, nëpërkëmbin, e na trajtojnë si skllevër kudo në miniera, naftë, fasone, ndërtim, bujqësi, arsim, shëndetësi, zyra e institucione të shtetit si prokurori e gjykata, janë pjellë e vetë këtij sistemi që është instaluar me djallëzi e dinakëri në Shqipëri. Ku gangsterët vendas e të huaj bëjnë ligjin, sillen si duan, grabisin pasuritë nëntokësore dhe shfrytëzojnë pa mëshirë shqiptarët në vendin e vet. Nuk paguajnë taksa madje shpesh edhe pagat e punëtorëve, nuk ndëshkohen për aksidentet në punë,ndotin mjedisin pa pikë përgjegjshmërie .

Një vend i tillë ku ekziston një kategori njerëzish të pandëshkueshëm nga ligji dhe ku i keqi, i pandershmi dhe abuzuesi ndihen mbi shumicën e popullit, ku pakica kontrollon shumicën në gjithçka kudo, a mund të quhet demokratik ?

Dhe ata që po ndëshkohen na kërkojnë mëshirë? Si është e mundur?

Një vend, ku të drejtat e qytetarëve nëpërkëmben, ku padrejtësia është endemike, ku shkelësit e ligjit kanë krijuar sistemin e vlerave ireale kudo në drejtësi, në media, në botën akademike, në drejtimin e institucioneve etj, ku nuk ofrohet mundësi punësimi, ku sistemi i edukimit gjeneron mediokritet dhe papunësi dhe është kthyer në një “vrimë të zezë” të vlerave dhe virtyteve qytetare, që deformon dhe zhbën të gjitha zakonet e kombit, që degradon shpirtrat fisnikë dhe bujarë, që zbeh shkëlqimin e dinjitetit, që errëson arsyen dhe zëvendëson nderin më të lartë me neveritjen e përgjithshme, ky vend  a mund të quhet demokratik? Dhe, a është kjo demokracia që duam dhe aspirojmë?

***

Për atë që na sheh me një sy njerëzor asgjë nuk duket më e habitshme se lehtësia me të cilën një shumicë sundohet nga një pakicë dhe nënshtrimi i nënkuptuar me të cilët njerëzit heqin dorë nga jeta e vet nga ndjenjat dhe pasionet e veta të vërteta në favor të atyre që i sundojnë … nëse vrasim mendjen e kërkojmë se si ndodh një tjetërsim i tillë gjejmë se pavarësisht se forca është në anën tonë ne këtë forcë na i marrin sunduesit përmes sistemit të instaluar nga të fortët e politikës dhe parasë dhe manipulimit të opinionit duke fshehur të vërtetën përmes një industrie publicitare që synon shplarjen e trurit

A mundeni ju Drejtësia e Re ta çlironi këtë shumicë të ndershme e punëtore, që krijon të ardhura materiale e paguan gjithçka u kërkohet e në fund të ditës përpiqet të mbijetojë për të nesërmen se e tashmja për të nuk ekziston. Kur shikoni jetën luksokratike e hedoniste të këtyre të fortëve a u shkon në mendje një pyetje e thjeshtë, që e bën edhe njeriu më i paditur që mund të ekzistojë në tokë: Me çfarë e sigurojnë? Me punën e tyre, me rrogat e tyre? Ku i gjejnë të ardhurat? Atëherë a mendoni t’i hetoni e gjykoni ndonjëherë që t’i detyroni ata që të punojnë e pastaj të hanë !

“E, tani nuk duhet të ketë më dyshime. Drejtësia duhet të veprojë. Ftohtësia e prangave në duar duhet t’u futë drithmat gjithkujt që ka bërë padrejtësi dhe akuzohet për korrupsion, për shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, për dhunim të demokracisë. Nuk ka nevojë të përsëritet diçka që është lehtësisht e perceptueshme ! ” Populli kërkon arrestime dhe procese të bujshme dhe shumë shpejt, madje nga ju, Drejtësia e Re, që jeni bërë shpresa për të ! MOS I ZHGËNJENI E MOS I LËNDONI SI PARAARDHËSIT TUAJ!

Keqardhje!? Për kë? Për këto ” shushunja” të popullit?  Për të gjithë ata “kanibalë” , që i kanë bërë gjëmën Shqipërisë dhe popullit të vet, gjëmë që nuk do t’ua bënte as armiku më i madh i tyre? Jo! Jo!  Asnjë mëshirë për këta! As për këtë klasë politike! Që instaloi një sistem drejtësie “kanibale”, me prokurorë e gjyqtarë të bindur për t’iu nënshtruar urdhrave për mbrojtjen e krimit dhe pasurisë së tyre të vënë në mënyrë të paligjshme , që veç drejtësi nuk bëri. As për përbindëshin Berisha që vrau ëndrrat dhe idealet për një gjyqësor e prokurori të pavarur qysh në tentativat dhe hapat e parë në vitet 1992 – 1995 e në vazhdim. Që terrorizoi e frikësoi gjyqësorin, persekutoi egërsisht gjyqtarë e prokurorë që nuk iu nënshtruan urdhrave të tij atij, të tillë si Maksim Haxhia,  Zef Brozi e ndonjë tjetër që guxoi… Që ngriti një sistem drejtësie të korruptuar e të pashpirt, një sistem grabitqarësh, pa nder e moral, kusarë dhe vrasës me prokurorë si Llalla e gjyqtarë si Gjingjoni, një sistem gjyqësor që u bë “bunkeri mbrojtës” i PADREJTËSISË! Kësaj padrejtësie, që i mbrojti nga Korrupsioni, kësaj padrejtësie, që i kamufloi nga Kriminalizimi, kësaj padrejtësie, që çoi në Vetëgjyqësi dhe Hakmarrje, kësaj padrejtësie që çoi në mosbesim tek Demokracia dhe në Dëshpërim të qytetarëve, kësaj padrejtësie që çoi në Shpopullim dhe Largim të investitorëve dhe më së fundi çoi në një PABARAZI midis të pasurve dhe të varfërve, ku polarizimi i tejskajshëm midis tyre ka këputur lidhjet e brendshme midis njerëzve duke i “atomizuar” ata drejt një kaosi social, ku ndjenja e kolektivitetit si “premisë e qytetërimit” nuk ekziston. Ekziston vetëm “institucioni i mëshirës e bamirësisë” si fasadë “e ndihmës për të varfërit”, që në fakt është poshtërim e nëpërkëmbje e të varfërve dhe hipokrizi e të pasurve dhe e të “fortëve”, e atyre që janë “arkitektët” e këtij mjerimi migjenian. Hipokrit, i pështirë e antinjerëzor! I shfrytëzojnë, u pinë “gjakun”, i skllavërojnë dhe pastaj i poshtërojnë. Për “shoë” televiziv u japin nga një “kockë në formën e ndihmës”, që në thelb ato janë paratë e fituara nga shfrytëzimi i tyre ..

ASNJË MËSHIRË!

Për atë  çetë plepistash , – fshatarë të pagdhendur e mbeturina qytetarësh të sistemit të kaluar ,që u katapultuan si gjyqtarë e prokurorë. Krejtësisht të paaftë e për rrjedhojë, servila, të frikësuar,të përdorshëm me lehtësi, që vendimet i merrnin sa hap e mbyll sytë, me po atë lehtësi që nxirrnin “qurrat prej hunde dhe pastaj i fshinin në prapanicat e tyre”…

Për atë çetë plepistash,që kanë “vrarë” vetëm me një të rënë të çekiçit – sa njerëz për pronat? … me mijëra! Sa individë për gjakmarrje duke i hapur rrugë vetëgjyqësisë? …me qindra!.Sa kriminelë, vjedhës, përdhunues të liruar ? …me dhjetra ! Sa shpirtëra të plagosur duke mos u dhënë drejtësi? …nuk gjej fjalë ta shpreh!  Veç do ju kujtoj Dosjet e gjalla që i keni përpara ,që janë mbyllur nga prokurorët e gjyqtarët kundrejt parave dhe politikës: masakrën e Gërdecit; kush u dënua? Sa u dënuan? Asnjë! Po për piramidat, 14 shtatorin, vrasjen e Azem Hajdarit ? Asnjë! Miliardat e “Rrugës së Kombit”, të mbyllur me “raporte mjekësore” për Lul Bashën apo “fitorja” 5:0 ndaj drejtësisë përkundrejt aferës korruptive të Ilir Metës me zë e figurë, që çoi në tragjedinë e 21 janarit ., Kush u dënua për këtë tragjedi? Asnjë ,përkundrazi ! U fshehën prova,u akuzua prokuroria,ish presidenti ,madje u ” linçuan” si ” lavire bulevardi” e ” horr bulevardi” dhe për këto cilësi e absurde , Saliu u shpall “burrë shteti” nga ndonjë. Dosja “Fullani” ku përfundoi? I pafajshëm me procedurë dhe ndërkaq edhe u shpërblye me miliona për dëmin moral që iu shkaktua.Kush i pagoi këto para ,që jepen pa ” doganë” si mall badihava? Që djali i Fullanit dhe të gjithë bijtë e bijat e Fullanërve , Ilirëve , Salirëve , Llallajve, Gjingjonëve etj të fshijnë menderet me ” 500€” ? Publikisht e njëkohësisht t’i bëjnë karshillëk njerëzve të varfër të këtij populli me jetën e tyre luksoze ” dubajane” apo ” majorkiane”. Dosja e Ushtrisë që janë gllabëruar mbi 130 miliard dollarë nga gangsterët e politikës,krimit ,pushtetit e vetë ushtrisë… a do të hapet ndonjëherë?

Po sa mijëra dosje të tjera ” flenë “në bodrumet e “bunkerit” të drejtësisë ,që kërkojnë drejtësi? Nuk thonë kot :”drejtësi e vonuar ,drejtësi e mohuar apo e munguar”! Vetëm ky fakt tregon për një padrejtësi, ndoshta unikale në llojin e vet.

Asnjë sistem kontrolli mbi vendimet e marra. Sistemi ishte ndërtuar në mënyrë të atillë që qarku të mbyllej në Presidencë, ku presidenti si kryetar i KLD me shpurën e tij vetë propozonte, vetë miratonte dhe po vetë dekretonte. Vetëm në presidencën e “Nishanziut” janë emëruar 170 prokurorë e gjyqtarë. (se sa edhe në të tjerët nuk dihet ). Ata u bënë “gjykatës perëndie”, kur në fakt na dolën kanibalë drejtësie e m… me vulë. Këtë tregoi procesi i vetingut, i cili i nxori “lakuriq” para popullit , jo vetëm të korruptuar por edhe injorantë.

Edhe kjo është një Dosje për ish kolegët tuaj të votuar e të përjashtuar, kryesisht për makutërinë e tyre që nuk ka njohur kufi! Me paratë e gjakun e të pambrojturve këta fshatarë të pagdhendur, të fryrë si kacek nga jashtë e bosh nga brenda, arritën për një kohë të shkurtër të bënin pasuri përrallore duke ndërtuar luksokracinë e tyre, në garë me njëri-tjetrin dhe me vetë politikanët. Ja tek i keni përballë. Hidhni vetëm një sy: Me vila, apartamente luksoze makina klasi, udhëtime e pushime sheikësh, studime të fëmijve jashtë, llogari bankare edhe për fëmijtë, të veshur e parfumosur firmato, me të tëra salltanetet, orë e unaza floriri, syze e kostume, këpucë e të brendshme, të gjitha firmato. Me gjithë kuptimin e fjalës persona që nga jashtë shkëlqejnë shumë, por nga brenda m… me vulë. Si mundën ta bënin gjithë këtë pasuri, me rrogat dhe për një kohë të shkurtër pa bekimin e politikës, “Llallët e Gjingjonët” ? Vetë e kanë përgatitur Dosjen korruptive! Ju vetëm veproni dhe jo burg. Mos e rëndoni popullin!Sekuestrojuni të gjithë pasurinë e pajustifikuar dhe pastaj le ta gjejnë bukën e gojës si këta edhe të tjerët si këta në koshin e plehrave .Se e meritojnë ! E pamë këtë shpurë sharlatanësh të padrejtësisë kur u vetuan .U bindëm  se çfarë monstrash na bënin drejtësi – padrejtësi. Të pështirë, qarramanë të paburra, të pshurrur, se të tillë formim kishin. Vulgarë, të pakulturuar, arrogantë, gojëndyrë, imoralë, mendërisht impotentë. Intelektualisht në “menopauzë” , gjenetikisht të paaftë për t’u bërë dikush. Askush! Grabitqarë e Kanibalë të drejtësisë! Kusarinë e ngritën në sistem. Padrejtësia ishte lajtmotivi më makabër i tyre. Misioni i tyre nuk ishte gjykimi, drejtësia, por padrejtësia, paraja!Abuzonin me ligjet, shpërdoronin me detyrën! ” Gjyqtarë perëndie”! I vetmi ligj për ta ishte Ligji i të ” fortit”! I krijoi të ” fortët”, kurse drejtësia i mbrojti! Duke shkelur kushtetutën, ligjet dhe besimin e popullit.

A mund të kesh mëshirë për ta?

Korrupsioni publik duhet të jetë një përparësi e lartë hetimore, sepse shkatërron besimin e publikut dhe minon sundimin e ligjit.

A nuk meritojmë ne më të mirën, për të patur qeverinë e ndershme që meritojmë?

(Vijon)

 

 

Share This Article
40 Comments
  • Mjerisht të gjitha të verteta, e pasta?!j. Gjithe kete mal me pisllek kush do ta pastroje dhe për sa kohe? A nuk e dime ne se ligjet dhe procedurat e Kodit Penal dhe me gjere jane bere nga politika e ketyre 30 vjeteve, kryesisht per te shpetuar, në rast rreziku, vete ata, te korruptuarit dhe që në pjese u ra të bejne edhe ligjet”?. A nuk eshte e vertete shprehja e mjaft goditur që, “nuk eshte hajdut ai që di të vjedhe, por ai që di të fshhë?”. Dhe keta hajdutet tane jane mjeshtra per kete të dyten. Psh zv.ministrja Rovena Voda, ka marre 1000 dollare, nje celular dhe nje arke peshk ryshfet. Turp per të! Ajo kurre nuk mund te punoje më në nje administrate shteterore apo publike,Por ama vetem kaq. A eshte ajo nje hajdute, e aq me pak nje “peshk i madh??!!” Kurre! Prandaj me duket se ka ca teater në gjithe kete mesele. Filiet per miliona, ca thone miliarda dollare shperdorime te fondeve dhe pasurise publike ne keto 30 vjet. Citohen dhe numerohen edhe emrat e politikaneve: e pushtetareve si presidente, kryeministra, ministra, deputete, gjyqtare e prokurore, shume ish dhe shume prej tyre aktualisht ne funksione, por në keto 30 vjet nuk kemi pare ndonje prapa hekurave, apo t’u jete sekuestruar pasuria e paligjshme.. A po me falni, pame kryetarin e opozites socialiste në kohen e ‘mbereterimit’ demokratik te Salehut, i cili denoi me 12 vjet burg Fatos Nanon, per abuzim me kavanozat e reçelnave etj. Gjithsesi dihej qe ai ishte nje burg politik, dhe Nano mori mbas daljes nga burgu pafajesine dhe u shperblye me 80 milione leke, sigurisht jo na berisha apo drejtesia qe e ndeshkoi padrejtesisht, po nga taksapaguesit shqiptare. Kaq ka ndodhur deri me sot. sa pak dhe sa cinike e gjitha kjo. Shihni historine e ndyre te ish prokurorit Llalla, gjyq i cili avash-avash po kalon në kalendat greke dhe nese do te perfundoje do te katandiset me 6 muaj pune në komunitet! Dhe kjo maskarade po keshtu vijon me Saimir Tahirin, Fatmir Mediun, Izet Haxhine etj etj. Na perplasin në fytyre (mire qe nuk na peshtyjne) PROCEDURAT, ato me te cilat mesa duket ka hedhur lumin dhe ia ka dhier kalin drejtesise. me 230 mln e Rruges se Kombit, edhe Lule Basha, pretendenti per k/m i Shqiperise!! Dhe keshtu “fshati qeshet dhe bota tallet!” me politiken, por me shume me popullin që ky e pret drejtesine si ujte e paket. Deri më tani thjesht nje rreze e vogel drite duket në horizont, por në horizont ama, se siç dihet atij “sa më shume t’i afrohesh aq më shume të largohet”. Do Zoti shqiptaret nuk e kane atë fat. që perkundrazi ashtu siç na eshte premtuar, rrerzja te jete diku aty afer, në SPAK dhe BKH. Amin!

  • Jorgo ti ben mire qe shkruan por gjithe populli shqiptar nuk mund te denihet. Shqiptaret jane te gjithe te korruptuar kudo qe jane,brezi i ri akoma me keq,brez i rumpalles. Prandaj mos bej gam gam kot Jorgo. Shqiperia behet kur shqiptaret aktuale te jene larguar dhe hapesiren ta mbushin te tjeret. Shqiperia me shiptare nuk behet sepse jane ata e keqja e Shqiperise.

    • A e shikon i nderuar z. Jorgo se si “shqipo” hajduti mbron ashiqare hajdutërit me preteksin se janë “të gjithë” (heu bre kopil ferrash sa të qut të paska pjellë jot ëmë) ata që ja pijnë gjakun popullit, dhe jo vetëm shushunjat e kollarisura.

      Shkrim më të goditur rallë kemi lexuar ke Dita. Predim vazhdimin me shpresë se çekani do godasë pa mëshirë strumullarin e padrejtësisë

    • Shqipo ,
      mir qe i drejtohesh Jorgos si nji njeri ordiner e pa pik Kulture e rrespekti ,
      per kte shkrim te Shkelqyeshem ,qe shqiptareve i vlen shume ,
      por vazhdon Gam-Gam-in tend deri ne fund dhe kur arrin te halese ,me shprehje te ngjizura nga politikat Greko-Serbe , ( demoralizuese per shqiptaret )si Shqiperia me shqiptare nuk behet !!!!!!!!!!
      (cfar je ti ,noj shpellar apo noj korifillak qe me djallezine qe keni ne gjak ,nderhyni ne Debatet e Shqiptareve me i dhene drejtimin e gabuar Temes ne fjale . Shkerdhata )

      • Ku ishte deri tash?!’mbas pazarit te gjithe na behen heroj, po gjate asaj kush flet?! Per shembull per skandalet e Tiranes qofte ne lejet e ndertimit, qofte ne zyre falco qe keqperdorin paret e taxpaguese me ´projekté idioteske vetem per te punesuar e shetit vajzat e djemte e tyre?!
        Apo prape do presim mbas pazarit me reaguar ?!

  • Shkrim perl zoti te dhente jete ty dhe familjes
    ne populli thjeshte i duam ne litar dhe sekuestrimin e pesurive deri ne qindarken e fundit
    vetem atehere do flejme te qete

  • Ty qirje Jorgo te falen marrezite qe shkruan per nje arsye te thjeshte – nuk ke kombesi shqiptare!
    Kush mo qirje Jorgo qenkan ata qe po ndeshkohen?
    Ajo ish zv. ministrja per 1000 Euro, nje Cel. e nje arke peshq qe thote se e beu vete?
    Kjo na qenka me e para per tu ndeshkuar e me e madhja e korruptuar ketu sipas teje qe te paska bere te shkruash brrockulla.

    • Jorgo dihet qe eshte me origjine puro shqiptare nga Zagoria e rilindasit te madh Andon Zakos (Cajupit) , por edhe vete nga nje familje rilindase patriote intelektuale e me taban.
      Po ti kush je? Nga menyra si shkruan e kuptoj kush je: KURRKUSH anonimi.

    • dashamires rropsia Antishqiptare ,

      ta shkerdhefshin te gjithe Qirsit Shqiptare fisi Jorgos
      c’te permban pragu ty edhe padroneve te tu .
      Edhe un jame nji nga ata ,qe jam gati t’ju hedh ne furrat e Elbasanit gjithe rracen e mutit qe nga shpellari e deri ke maloqari cepanit .
      Por skeni faje juuuu , joo .
      Ka kjo shkerdhate Qeverri .”24 -ore do mjaftonin te pastrohej Shqiperia nga Esadistet e Politikes dhe Shqiperise nga ju morrat e shpellave .

    • O spermatozoid anadollak. Jashtqitjet e kombit në mos sot nesër do venë në djall e bashkë me ta dhe gjithë mëkatarët e shqiptarëve. Për ata autoktonë ta kam llafin dhe jo për ata që e kanë të shkruar në lule të ballit prejardhjen turkoshake. I madhi zot atje lart vonon por kurrë nuk harron. Qelbêsirat e konvertuara që ua shitën shpirtin dhe nderin jeniçerëve një ditë prej ditësh do e paguajnë shtrenjtë dëmin që u kanë shkaktuar këtij populli të shumëvuajtur.

      • Komenti i drejtohet dashaqirsit të dalë diku mes ferrash nga shpella e anesë

      • Njerez te mire, mos u ngutni se si i thone llafit vjeter “Kush ngutet, permutet”!
        Shkoni, shkoni e pyeteni Jorgon vete se c’kombesi ka e pastaj hani marmallate me lopate sa te doni.

        • dashamires, jane kurvat e Dules te gjithe. Bejne si trima, po Dules dhe gjithe dhiareve qe vijne e ngrejne flamurin grek ne Jug jua marrin ne goje. Me fal per fjalorin, po meritojne me teper, keto kurva qe gerrmojne varrezat shqiptare per kocka greke

          • Micotaqirat dhe dulet e gërqisë duhet ta kenë shkapërdhyer keqazi gopin e satëme o mirela. Jo më kot ke kaq urrejtje për ta. Çudi kjo puna jote se asnjë shqiptar s’ka arësye pse t’i ketë kaq inat komshinjtë tanë mijëra vjeçarë. Të jetë kollondrisur jot ëmë me ndonjë muxhahedin dhe të ka nxjerrë ty si kopil i nakatosur grëkoturk? Mundësia s’përjashtohet. Shko bëji një analizë ADN-së që ta kuptosh se çfsrë mut muti je. Ptu racë kurve

        • Komentuesi Dashamires,

          I ke merituar te gjitha komentet e mesiperme, siç duket!

          ******
          Zoti Mandili eshte Zagoriot, Palca e Shiptarise bashke me Laberin.

          ****
          Por le te hamendsojme se Ai nuk eshte Shqiptar, si paragjykon ti, poooor….Kinez,

          Sipas teje, more kendez maj plehut, ato cka shkruan Jorgo Nuk jan te verteta??

          E habitshme me ju Militantet e te gjitha partive, qe jeni e njejta “Gjelle” nga Gjirizi i Lagjes, se sa here shikoni nje Shkrim Logjik, Real, qe thot te Verteten si Drita e Diellit, i turreni si qen te terbuar.

          *******
          Gjithsesi ka dicka te njeaneshme tek Shkrimi i Z. Mandili.

          Aty ai i referohet Korrupsionit si Gjeme Kombetare(Ashtu si eshte ne te vertet), por sjell vetem fakte te verteta nga Ish Pushtetaret, dmth Salih Vandali…

          Duhet ta plotesoj pamjen edhe me Baterdine Korruptive, prej miliarda dollaresh, te ketyre qe jan aktualisht ne pushtet…

          • Replike me Vlora 1012
            Me vjen mire se pari qe paske kuptuar njeanshmerine (qe eshte e plote e jo dicka) e Shkrimit te Mandillit Jorgo.
            Se dyti kombesia e Mandillit Jorgo eshte GREKE dhe kombesine askush nuk e tjeterson dot as ne Zagori, as ne Shqiperi as neper bote. Ai qe e mohon eshte me pleh se gjeli maj plehut.

            .

  • Ai qe nuk pyeste per meshiren nuk ngjallet me…
    Eshte AI qe solli sali berishen nga shpella per te denuar shqiptaret e vendin….
    Ju harrofte emri te dy vampireve komuniste se per te denuar nuk denohet njeri…
    Vetem sot jane 3 veta qe kerkojne meshire se kane peobleme,por kur na vidhnin nuk e kishin problem….
    Imagjinoni saliun e ilirin e gjin gjonat me pranga dhe do meshirohen nga shoket e tyre politikane e gjyqtar dhe nga servilet qe perfituan pasuri ne keto 30 vjet…
    A i pate se si e duartrokisnin vampirin sali servilet dhe hajdutet e tij… si dikur vampiri sali qe duartrokiste idhullin e tij te bllokut…
    Po ky vampire e co,a nuk e kupton qe keta servile e duartrokasin nga frika dhe interesi….

  • Shkrim për t’i hequr kapelen. Ndofta nga më të mirët, ose më i miri që kam lexuar nga Jorgo Mandilli. Nuk mund t’i heqësh asnjë presje.
    E vetmja gjë me të cilën jam në kundërshtim është “shpresa”! Autori ka ende shpresë se një ditë do bëhet drejtësi. Naivitet i pafalshëm. Sistemi i sotëm, që e quajmë demokraci, por qê Dritëroi e cilësoi ashtu siç është në të vërtetë “shkërdhatokraci”, gjallon, merr jetë dhe mbahet pikërisht nga këto padrejtësi që autori vë në dukje. Ku keni parë deri më tani sistem kapitalist ku nuk ka pabarazi, krim, prostitucion, korrupsion, degjenerim etj etj?! Ky stan këtë bulmet ka. Kështu që falë këtij sistemi edhe ne kemi sot borgjezinë tonë. Shoqëria ështê ndarë në dy klasa. Ata që përfitojnë në kurriz të të tjerëve dhe ata që vuajnë dhe poshtërohen.Si thoshin dikur në Amerikë?! “Përpara quheshin banditë, sot i thërrasin biznesmenë”! Me një fjalë dhe shkurt ramë nga shiu në breshër!
    Mund dhe do të shkruhen edhe mijëra artikuj të tjerë po me këtë stil dhe përmbajtje dhe asgjë nuk do ndryshojë. Veçse disa do tê nënqeshin me ironi. Game over. Loja ka mbaruar..

  • Kemi 30 vjet,qe themi po te njejtat gjera dhe prap ne heshtim!
    Gjithcka eshte vene nen kontrollin e nje njereiut te vetem DIKTATOR,dje Sali Berishes dhe soit Edi Rames!
    Dhe prap tru shplaret e PS-se ulurasin se “Po iku Rama do vije Basha”,por kurre nuk tentuan te shporrin Ramen dhe te vendosin nje tjeter nga radhet e tyre,te pakten,qe nuk perdor fjalor rrugaci bdhe nuk i urren fukarenjte si bRama!

  • DITA:Si gjithmon i saktë J.Mandili në Dita.Por,thirrja që i bënë Ai SPAK për sekuestrim pasurish e dënim të kriminuarëve të mëdhej nuk besoi të zëri vënd.SPAK po merret me cironka e jo peshqit e mëdhenjë,Si Sb,Im,Lb,Mediu,Saliani,etj.Dhe këtë e di gjithkush në Shqipëri.
    -Se nuk mundet të dënoi DJALI BABANË,Ku babai i KORRUPSIONIT,,DHUNUESI I DEMOKRACISË,,SABOTUES I DREJTËSISË,,SHPËRDORUESI PASURISË PUBLIKE,,SHPIFSI KAMPION BOTE,ME RETORIKË HELMUESE KOMBËTARE E ND/KOMBËTARE..që e cilëdon DASH,në 30 vite është SB.Dhe pikërisht kryetari SPAK A.Kraja një lloi si SB i kërkon PROVA DASH për Sb,kur provat janë aty, uluritëse.Vetëm A.Kraja nuk i shehë ose nga frika i lëshojnë tym ato nën llastikë.Dhe Sb e di këtë.Ai e di që në 1992,kur degjeneroi drejtësinë me plepist me 7,8 klasë dhe i bëri jurist me shkollë të lartë.
    -Unë nuk kam besim te kjo drejtësi e RE me xhaketa të vjetra që kanë ndryshuarë vetëm ZYRAT,MAKINAT DHE PAGAT.
    -Kalemxhijt e Gazetës DITA si B.Islami,V.Malaj,Xh Shehu,A.Duka,I ndjeri M.Zeqo,F.Tarifa,A.Thano,etj,në vite kanë uluritur për korrupsionin në sferat e larta në Shqipëri.Kjo arriti kulmin në 2013 kur Sb e la buxhetin në “0”dhe brohoriti fortë për mirë se Qeveria Rama do binte shpejtë,si Qeveria GREKE.
    -Ky ishte rasti që gjatë fushatës 2013 Rama deklaroi se shkaktarìn Sb do e çonte në burg.Kur dihet që nuk dënon me burg KM.
    -Fakti që E.RAMA kërkoi të bëhej Reforma në DREJTËSI e nderon Atë,por nuk e shfajson për mos ndëshkimin e të korruptuarve 30 vjeçar.PSE:
    -RAMA PO PRET TË VEPROI SPAK PËR SB,KUR KY ËSHTË FUTUR NË LUFTË ME AMERIKËN.PRA EDHE AMERIKA PO KA FRIKË NGA SB.Pasi ky KAFSHË(Sipas F. Nanos)ka mbështetje politike nd/Kombëtare.Duke filluarë nga VATRA NË AMERIKË,PPE,UDB,ASFALIA,KGB..!
    -Do ishte mirë që SPAK të rrethonte me shirit të kuq Gj.Lalzit,LongHill,Golem,Velipojë,Vlorë,Dhërmi,Ksamil,Sarandë,etj.Ku sëpari të sekuestronte vilat e të vegjëlve si Haxhinasto,Patozi,Muli,etj,e mandej të Lulit,LikeMonës me 11 WC 1 për macet,etj.
    -SPAK DUHET TË VEPROI MË PARË PËR ZENIN E MANDEJ PËR SB.PASI ZENI DO E FRIKSONTE SB PËR TU ZBËRTHYERË ÇI KA BËRË KËTIJ VËNDI NË 30 VITE,MË SHUMË SE HITLERI QË VRAU POPUJT E BOTËS E JO POPULLIN GJERMAN.
    -Duhet thënë më troç se PD 90 % e militantëve kanë një prerje si të Sb,Shpifin si Ai,Vjedhin si Ai,Vrasin si Ai..! Ndaj,SPAK e ka të vështirë të përballoi një TABORR UJQËRISH TË TËRBUARË QË KËRKOJNË SHPAGIM PËR SB.
    – PD duhet të ndryshoi emrin në PB(Parti Berishiste,terroriste)që u deklarua nga G.Bardhi në Elbasan,me vrasjen nga grupi armatosur i Dr.Xhuvanit pse ishte Socialist.Ose të nxirrej jashtë ligjit që në 2019 me protestat e dhunëshmë,Me djegjen e mandateve,Bojkotiñ e lokaleve,etj, siç ndodhi me Partinë GREKE të A.ARTË.
    -Sekuestrimi pasurisë 45 vjeçare nga pushtetarët e çdo krahu politikë që nga 1992 duhet të jetë MOTO E SPAK.Nëse nuk e bën këtë..do jetë e ndershme që A.Kraja të japi sa më parë dorëheqjen,pasi mundet ti rrezikohet jeta si FALKONE nga falangat e Sb,të etura për gjak.
    FLM DITA,J.MANDILI.

    • Shoku kapterr ! Kemi qene ne pritje te prononcimit tuaj lidhur me akuzat e shokut Koci ndaj shokut Subashi. Por u bene disa dite qe pena juaj plumb per armikun hesht per keto akuza. Si kapterr dhe militant i vjeter i atyre aneve mendimet tuaja jane shume te vlershem per sqarimin e situates. Pershendetje revolucionare!

  • Pena ATDHETARE e VERTETE e Jorgo Mandilit-*TRINITRINE* per cdo shqiptar ATDHETAr te kudo ndodhur qe me atdheun e per atdheun JTON. Materjalizoieni kete *PAMFLET-HISORIK* te Jorgo Mandilit- me pasues te denje.
    Me Te;- *ZERI mbare-Shqiptareve*-kudo gjindur.
    Dhimbia e madhe POPULL!

    • Jorgo eshte spiun grek i Dules a te dhjeva rracen, ben ham ham per keto funderinat, dhe nuk merret me Ramut tradhetarin qe po shet Shqiperine nga Jugu ne Veri te greke e serbe

      • Ha mut mirela ha se çlirohesh nga paranoja. Ramës ti i ha karin dhe ja mban si bibiron ke goja. Hec bythqim profesionist shko pshurru.

        • Kur u be hamshor kurva Rilindase.. Je e sigurte qe ai qe ha eshte kari i Ramutit, apo eshte i Dules?

        • Aha të doli boja keq mirela. Na qeke bo micotaq pale pale. Hahaha. .Bash si mut i zgërlaq. Ej, a e di se ça të ka Rama ty? Një pordhë që të fluturon me kokë ke gopi satëme. Hesht idiot se po tallin lesht mileti me ty

          • u te shkerdhefshin kurven e dules gomeret e minoritetit.
            O dhiare e ndyre, o fshatare e degjeneruar.
            Ptu ca putane muti. Injorante e qelbur ramiste. Kurve, po kurve ama

          • Hahaha shkalloi mirela shoke, shkalloi. Ndihmojeni pak se do bëjë dhe kjo harakiri në hale nga marazi që Rama ka marrë mandatin e tretë. O bo bo ça i bone kurvave o Ramë. Po ma hanë karin me dhëmbë nga inati se kujtojnë se jam pësëist.

  • O Jorgo,
    Fol më shqeto, fol më troç !
    Këta çarçafët që zhgarravit ti e që s’u ngope sot , por do vazhdosh dhe nesër,
    nuk i duhen as dreqit , përsëritja e të vërtetave banale siç bën ti , quhet truismë që as të ngacmon , as të elektrizon, as ta prish gjumin . Përkundrazi !

    Jorgo
    ti dhe të tjerë si ti , jini njerëz me kulturë , shkruani bukur , thoni të vërtetën, por miletin s’e tundni dot .
    Gjeni mjetin, armën për të ngritur shqipëtarët në këmbë , për të na zgjuar nga vdekje-letargjia , duhet imituar Kolombi me vezën e famëshme dhe shpata e Aleksandrit me nyjën Gordiane !

    Ndryshe , shkrimet tuaja janë nanurisje , për ta bërë gjumin edhe më të thellë !

    Shqipëtarëve – ne shqipëtarëve , duhen të na perplasen në surrat disa të vërteta të hidhura , që ne s’kemi aftësi shtetformuese , këto 109 vjet pamvarësi dëshmojnë se jemi një popull i dobët me Haxhi Qamilët e deri në vitin e turpshëm 1997 që erdhën të huajtë edhe armiqtë , për të mbajtur Shqipërinë në këmbë , e plot e plot të tjera .

    Në jemi një shtet në hartë , ne de jure jemi shtet , por , de facto ne jemi një hiç-shtet , janë shtuar shumë ata që na nxjerrin gjuhën pas krahëve , edhe në Afrikë . Ne vramë veten , vramë Shqipërinë .
    Ne kemi folur e flasim shumë për armiqtë që na kanë halë në sy , kur armiku më i madh i yni , jemi vetë ne.

    PS
    Një popull i vdekur e kërkon shpëtimin nga SPAK dhe BKH . Gjepurra …

    Të gjithë , edhe SPAK edhe BKH duhet të dridhen para popullit , ndërsa ne, të vdekur e të pa kallur, e presim shpetimin prej tyre .

    Popull i marrë fund !

  • Jeni mesuar te thoni ,”keto 30 vjet” Nuk eshte e vertete.
    Ne 6 vjetet e para te S.Berishes, Shqiperia mori nje zhvillim te madh. Shqiptaret po ktheheshin nga emigracioni dhe po investonin ne gjithcka ne Shqiperi
    Qene mashtrimi dhe poshtersia e Socialisteve qe e shkatarruan mireqenien shqiptare me investimin e Firmave Piramidale
    Shtypi majtist qysh ne muajin qershore te 1996 bente reklame se kush firme e kishte % me te madhe, pra hashiqare bente nxitje qe njerezit te dergonin para ne firmat dhe po ne kete muaj largohen nga èparlamenti
    Mbas demokrateve erdhen socialistet dhe puna e pare qe bene liruan motoskafet per transportin e droges, se Berisha i pat bllokuar.
    U desh 8 vjet vuajtje te shqiptareve deri sa erdhi z Berisha dhe shqiptaret filluan te ktheheshin ne Shqiperi dhe te investojne kursimet e tyre ne ekonomine e vendit
    S.Berisha e la papunsine 13% dhe me largimin e tije papunsija shkoi brenda 3 muajve mbi 40% dhe sot po e braktis popullin shqiptare duke e zevendesuar me Aziatiko-Afrikane

  • DREJTESIA FILLON NE FAMILJE,

    GJITHE KETA LLANGO QE I FRYJNE DEFIT QE

    DREJTESIA FILLON E MBARON TEK PALLATI I

    DREJTESISE, JANE VETEM DISA

    SHKERDHATACIONE SORROS, QE PUNOJNE QE

    SHQIPETARET TE VAZHDOJNE TE QENDROJNE

    SKLLEVER TE PERENDIMIT.

    SHQIPETARET JANE OSMANLLINJ

    ALLAHU EKBER

  • Katerqind e dyzet e pese (445) Milion Euro!
    Kaq eshte shifra e gjobes qe Shqiperia duhet te paguaj per gjygjet e humbura te Arbitrazhit per vitin 2020!
    Aty brenda eshte edhe gjoba e Bekettit, sigurisht.
    Koha qe kalon pa shlyer gjoben, e rrit ate me 3% ne vit.

  • Nje vend ku ngrihen ne proteste zhurmuesit si ata te Lungomares per te protestuar qe te bejne me shume zhurme, dhe nuk ngrihen ne proteste ata qe u prishet qetesia, ka marre fund.

    Nuk ka SPAK qe ta beje ate popull. Ver po deshe edhe 10 kryeministrat me te mire te botes ne vend te E.Rames, nuk e bejne dot per 100 vjet.

    Popull i lashte ne histori, i lashte ne mentalitet.

    Vari qillon!

  • Jorgo, sic thote edhe dikush me lart, shqiptaret jane thuajse te gjithe te korruptuar. Po te vendosej drejtesia tamam, duhej qe mbi 90% e shqiptarve te dilnin ne banken e te akuzuarve. Ndaj arrestimet e fundit jane thjesht majeza ajzbergu, te cilat sherbejne per shou.

  • Nese do te flasim me “anonime”, e te mbrojme padrejtesite, pavaresisht se nga cili person apo krahe behen, ne s’kemi per te dale kurre ne drite, e keshtu do te vazhdojme: poshte e me poshte! Zoti na ruajte!

  • Pse jemi ne kete gjendje eshte pyetja,
    Se per gjendjem ku jemi askkush nuk e fiskuton : te gundit per cdo gje pos per vjedhjet e buxhetit tone!
    Edhe deri kur do vazhdojme keshtu!
    Nenshtrimi vulnetar para tiraneve duhet te merr fund!
    Po per kete pune duhet me pa pse vulnetarisht shqipet pranojne te vidhen ashiqare nga cdo baxhele!

  • Fajin e ksaj kakofonie Antishqiptaresh Greko – Shpellar
    ktu e kan Pronaret vete qe kan shitur bythen ke Greku ,

    duke i dhene prirjoritet ne mediet tona pederasteve filogreke ,
    te bejne zhurme ne cdo Teme Shqiptare dhe devijojne Debatin duke e degjenruar ate siedhe qellimi ,mbajtja ne konflikt shqiptaret e percarja mes tyre ,
    qe dikujt mundet ti duket nji Loje e Korifillakeve ,por jo ,,,
    eshte e Orkestruar nga Qarqe ne Athine qe ka te bej me psikologjine e shoqerise shqiptare , duke mos e len asnjiher te qete e para demtojne ate ,
    siedhe nxjerrin jashte koncepti .
    Mungesa e interesit te Shtetit per kte Terror qe ushtrohet ne Mediet Shqiptare vs OIpinionit shoqerise shqiptare ,

    jovetem nga prania e zhurmuesit Morrat e janullatos por edhe Pislliqet qe i hidhen nga vete media atij Opinioni
    eshte Skandaloze !!!!!!!

  • Hahaha shlalloi mirela shoke, shkalloi. Ndihmojeni pak se do bëjë dhe kjo harakiri në hale nga Magazin që Ramazonit ka marrë mandatin e tretë. O bo bo ça i bone kurvave o Ramë. Po ma hanë karin me dhëmbë nga inati se kujtojnë se jam pësëist.

  • Hahaha shlalloi mirela shoke, shkalloi. Ndihmojeni pak se do bëjë dhe kjo harakiri në hale nga marszi që Rama ka marrë mandatin e tretë. O bo bo ça i bone kurvave o Ramë. Po ma hanë karin me dhëmbë nga inati se kujtojnë se jam pësëist.

  • Talpa me i felliqur i Bllokut,,
    Rrasputini i Carit te Tiranes,
    Dorezani i Sali perbindeshit,,
    Isuf Kalo,
    Ka botuar dy opinione ne gazete,,perseri,,,perseri me privilegjin qe te mos marre pergjigje per akuzat ndaj Ramiz Alise.Rubrika e komenteve eshte e BLLOKUAR,.
    Edhe Nexhmie Hoxha i botonte shkrimet me komente.
    Talpa i bllokut,GJITHMONE NE HIJE,gjithmone i mbrojtur prapa me te fuqishmit.
    Ne Junten kriminale te enver hoxhes,,ishte eminenca gri,i padukshmi,mjek me nje goxha pacient,,.Mjeku MISTERIOZ,qe e filloi dhe e mbylli karieren,,vetem me NJE PACIENT.
    Gjate rrumpalles kriminale te malokut ,u fsheh nga maloku i Vucidolit,sepse kishte Fryke Talpa.mos po i zbuloheshin intrigat.U fsheh ne bte vetmin vend ku nuk kishte shkelur kemba e shqiptarit,ne Danimarke.
    Sot,pas 30 vjetesh Talpa intrigon kunder Ramiz Alise,ato qe studentet,komunistet,te burgosuriit,gazetaret,ja thane Ramiz Alise sy per sy dhe Ramiz Alia sy per sy u perball me studentet,me komunistet,me Sali terbimin,me popullin.
    Nuk u dorzua,,nuk iku ne Danimarlke,as ne Kine,as ne Kore.
    Ti duhesh vrare,si Rasputini,si i pari bllokmen me i ndyre se Sali Berisha,,Prape leshon helm gjarperi, dhe prape fshihesh ne vrime.
    Thano,mos ja boto shkrimet pa komente ketij urjahipi!
    Ta shikoje ftyren e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *