Horoskopi, 14 janar 2014

anazapta

Dashi

Asnjë rezultat nuk është i paarritshëm për ju madje as ata më ambiciozët. Me pak guxim dhe punë gjithçka do t’ju shkojë mirë. Mos lini asnjë shans t’ju iki nga dora.

 

 

Demi

Ditë shumë pozitive dhe e vrullshme për punën që do të keni. Është një periudhë shumë e mirë për ju ndoshta nga ndikimi i Hënës që ju bën edhe me praktik dhe tërheqës.

 

Binjakët

Do të lodheni paksa gjatë ditës dhe kjo do t’ju bëjë shumë nervozë. Kjo gjendje do t’ju shoqërojë edhe në familje, ndoshta një mbrëmje jashtë do të ndryshonte disi situatën.

 

Gaforrja

Duhet të tregoheni më të dhënë pas problemeve që kanë të bëjnë me sektorin ekonomik, sepse sektori i parave ka më shumë nevojë. Në planin sentimental, duket se gjërat shkojnë mirë.

 

Luani

Edhe ju, të gjitha energjitë tuaja  i keni orientuar në drejtim të aktivitetit ekonomik dhe kjo është një anë e mirë. Me Hënën dhe Saturnin nga ana juaj do të arrini të sistemoni disa punë të lëna pezull.

 

Virgjëresha

Dita e sotme për ju pritet të jetë kryesisht e qetë e plot shkëlqim falë Mërkurit në shenjë që sjell mundësi të reja dhe të favorshme për këtë kohë. Dashuria stimulohet nga Afërdita dhe Hëna.

 

Peshorja

Sot një Hënë aktive në shenjë mund t’ju bëjë të ndjeni nostalgji për një të shkuar, por kujdes sepse mund të bini në melankoli. Kontaktet me miqtë dhe të afërmit janë të këshillueshme.

 

Akrepi

Edhe ju që i përkitni kësaj shenje do të jeni shumë të favorizuar në aspektin profesional dhe kjo do t’ju bëjë akoma më kërkues ndaj vartësve tuaj. Afërdita stimulon ndjeshëm erosin.

 

Shigjetari

Sot mund të gjendeni (pa dëshirën tuaj) mes një konflikti ndërmjet dy të njohurve e kjo mund t’ju verë në vështirësi. Do të zgjidhni një çështje praktike që ka krijuar tensione në raportin në çift.

 

Bricjapi

Jeni të prirur për të ndërmarrë iniciativa të reja, por tani nuk është momenti për t’u marrë me aventura të kësaj natyre. Dhe është e kuptueshme, kur ke një aventurë të zemrës përpara.

 

Ujori

Tashmë që Marsi ka “prekur” shenjën tuaj natyrisht që ndjeheni më të gjallë e më aktivë për të vepruar. Raportet mjaft të mira me partnerin e bëjnë fushën sentimentale interesante.

 

Peshqit

Një qiell jo edhe aq “dashamirës” nuk keni se si të jeni të favorizuar, por ju në përgjithësi jeni me karakter të fortë e nuk para prisni shumë nga qielli. Më të hapur ndaj partnerit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *