Nga një anketë e Kombeve të Bashkuara për Lehtësimin e Tregtisë në vitin 2021 raportohet se Shqipëria është në të njëjtin vend si në vitin 2019 dhe nuk ka hedhur hapa të reja. Shqipëria vlerësohet në 52.69% nga 100%.
Në një vlerësim specifik, transparenca në tregtinë e Shqipërisë vlerësohet me 80%. Formalitetet me 45.83%. Marrëveshjet dhe bashkëpunimet institucionalë kanë një vlerësim 66.67%. Tregtia pa letra në nivelin e 59.26%, pa letra ndërkufitare 22.22%. Çdo vlerësim është i njëjtë me atë të vitit 2019.
Pothuajse të gjithë elementët e analizuara të vendit tonë qëndrojnë nën mesataren europiane.
Anketa merr në studim 143 vende dhe tregon se vendet e zhvilluara kanë hedhur hapat më të mëdha dhe pozitive drejt lehtësimit të tregtisë.
Progresi më i lartë është regjistruar në Azinë Qendrore 16% rritje, ndjekur nga Amerika e Veriut 6% Kaukazi dhe Turqia 5%.
Edhe pse me progres të dukshëm të bërë që nga viti 2019, Azia Qendrore është ende prapa, ashtu si Europa Lindore dhe Europa Jug-Lindore me rreth 64% ndërsa katër nën-rajonet e tjera (Kaukazi dhe Turqia; BE, MB, Norvegjia dhe Zvicra; Veriu Amerika; Federata Ruse) arriti afër 80% shkallë zbatimi.
Rezultatet e sondazhit për nivelet e zbatimit të masave të lehtësimit të tregtisë në kohë krizash dhe pandemie ndryshojnë shumë në të gjithë rajonin me një mesatare prej 46%.
e.sh/Dita

Ne Shqiperi nje mjek specialist edhe t’i falin nje makine,me pagen neto qe merr,nuk eshte i zoti ta mbaj, U kerkojne para klienteve per te paguarat faturat e dritave dhe ujit ,per te mos u pushuar nga puna. Sulltan Salimi 2 me zemerzezen ne krah ,perpara zgjedhjeve deklaruan se pagat ne shendetesi nga data 01.01.2021 jane rritur 40 per qindDeri sot as nje lek shtese nuk kane marre. Sindikatat flene gjume,ndersa dyshja per dite,e per nate para kamerave,duke rapirtua ndryshimet e medha !?
O genjejne ata te OKB-se ose kjo ministrja jone.2 dite me pare u tha qe exportet tona jane rritur 80% etj…sukses te tregetise.OKB-ja thote ndryshe.
Me eksportet tona nenkuptojne mallarat serbe qe hyjne ne Shqiperi. Shqiperia me keto e mat ekonomine, si pjese e minishengenit te Ramutit
Ja,sa te ndertoje sulltani portin e Jahteve,,to ta shofi OKB tregtine .