Luli s’ja njeh fitoren Ramës! Po Kuvendin a e njeh ?!

Ornela

Luli s’ja njeh fitoren Ramës! Po Kuvendin a e njeh ?!

I rizgjedhur rishtas,
Lulashi i shkretë,
deklaron se s’njeh,
as humbjen e tretë!

Për herën e tretë,
Edvini ja nguli,
po hurin e madh,
nuk e ndjej-thotë Luli!

Mbi njëqind ankesa,
për humbjen e tretë,
po asnjë ankesë,
s’kishte bereqet!

Je bërë gaz i botës,
mor të marrtë lumi,
e njeh-a s’e njeh,
aty është tollumi!

Por ende s’na thua,
more matrapik,
nëse ky vendim,
është politik?!

Nëse është i tillë,
njëlloj për gjithë Vendin,
nuk duhet të njohi,
Luli as Kuvendin!

Këtë aventurë,
një herë e provuan,
as një qime floku,
Ramës s’i cënuan!

Luli-deklaratat,
i ka për konsum,
ndaj s’mund të hajë prapë,
të njëjtin tollum!

Sigurisht këtu,
do kemi teatër,
nëse do të ketë,
humbje numër katër!

Për të mbrojtur zyrën,
Luli s’do ketë ngut,
se e rregulloi,
mbrojtjen me statut!

Ti shko dhe mbille atë farë! ( Kushtim për Petrit Rukën)

Nuk ishim miq në këtë jetë,
se puna s’na kish lidhur,
loti për ty në të vërtetë,
qe shumë e shumë i hidhur!

Qëndise udhët e Vatanit,
korije e livadhe,
patëm pa fjalë-pas Kapedanit,
ne humbjen më të madhe!

Një Dritëro të madh ne nxorëm,
që mbetet Kapedani,
atij të keqen se ç’ja morën,
rakia dhe duhani!

Po gjithë të tjerët pa dyshim,
mushkritë i përvëluan,
në avuj alkoli e në tym,
të rinj këteja shkuan!

Një fat të tillë dhe Petrit Ruka,
e pati pa kursim,
fat që e ka dhe Arben Duka,
tym edhe vetëm tym!

Po jo akoma s’jam në jerm,
mbahet ende mushkria,
thonë se helmi del me helm,
ndryshe s’del poezia!

Vjosa rënkon me zë të thellë,
një shprehje që gjëmoi:
“Petriti-farë që duhet mbjellë!.”,
Pëllumb Kulla e shkroi!

Pra lamtumirë o burrë krenar,
më bukur kush ta thotë,
ti shko dhe mbille atë farë,
kudo në këtë Botë!
A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • 21 PYETJE PËR LULI BASHËN

    “Politics is supposed to be the second-oldest profession. I have come to realize that it bears a very close resemblance to the first.” (Ronald Reagan)
    “Wisdom is found only in truth.” (Goethe)
    Pyetja-1: Thuhet se politika është kurvë, nuk ka moral, dhe po t’i injektosh të vërtetën atëherë ajo “vdes”! A mendon Luli se kjo është arsyeja që në parti më mirë të kesh ca hiena në krye dhe gomerë që të duartrokasin poshtë?
    Non violence and truth are inseparable and presuppose one another. (Mahatma Gandhi)
    Pyetja-2: Pse të përdoret dhunë kur arsyeja mund të prevalojë? Si mendon Luli, më mirë t’i qëllosh protestuesit e t’i lësh “pilaf” në bulevard, apo më mirë t’i zhdëpësh në dru e të përdorësh gaz lotsjellës për t’i shpërndarë?
    A nation’s greatness is measured by how it treats its weakest members. (Mahatma Gandhi)
    Pyetja-3: Çfarë trajtimi kanë pasur të varfërit gjatë qeverisjes së Berishës 2005-2013? A kishte një minimum jetik të garantuar nga shteti? Sa ishte asistenca sociale? Po pensionet? Sa ilaçe rimbursoheshin dhe deri në ç’përqindje? Të ardhurat për frymë Saliu i nxorri afro 700$. Sa ishte rroga minimale dhe mesatarisht sa veta punonin nga 1 familje?
    “There is nothing in the world more shameful than establishing one’s self on lies and fables.” (Goethe)
    Pyetja-4: A mendon Luli se kuvendi i PD ishte i turpshëm se qe i mbështetur në gënjeshtra dhe përralla, dhe nuk pati aspak reflektim e mbajtje përgjegjësie?
    “Personality is everything in art and poetry.” (Goethe)
    Pyetja-5: Rama thoshte dikur se Luli është artist. Në çfarë është artist Basha, se nuk është kuptuar? Politikan artist, dmth që bën teatër politik?
    “The surest way to remain poor is to be an honest man.” (Napoleon Bonaparte)
    Pyetja-6: Luli pretendon se është i ndershëm. Si ka mundësi atëherë që është i pasur?
    “History is written by the winners. ” (Napoleon Bonaparte)
    Pyetja-7: Çfarë mendon Luli se do shkruajë historia për të? Që është një humbës serial i pandreqshëm, apo fitues i vjedhur që fle gjumë?
    “Success in politics demands that you must take your people into confidence about your views and state them very clearly, very politely, very calmly, but nevertheless, state them openly.” (Nelson Mandela)
    Pyetja-8: Sa besim ka inspiruar Basha në popull në lidhje me idetë dhe vizionin e tij? Sa rol ka luajtur hipja mbi makinë gjatë fushatës për t’i shpalosur këto ide vizionare? Sa orë në ditë duhet të flejë një lider që të ketë ide të qarta?
    “True individual freedom cannot exist without economic security and independence. People who are hungry and out of a job are the stuff of which dictatorships are made.” (Franklin D. Roosevelt)
    “The Roots of Violence: Wealth without work, Pleasure without conscience, Knowledge without character, Commerce without morality, Science without humanity, Worship without sacrifice, Politics without principles.” (Mahatma Gandhi)
    To safeguard democracy, the people must have a keen sense of independence, self-respect and their oneness. (Mahatma Gandhi)
    Pyetja-9: Si mendon Luli, si mund të jenë të pavarur dhe të ndihen të vlerësuar, të respektuar e realizuar njerëzit në Shqipëri kur politika s’ka principe, politikanët dhe familjet e tyre bëhen të pasur pa punuar, bëhet tregti pa rregulla e pa moral e në informalitet, dije pa karakter që mund të blihet, mjekësi e korruptuar dhe pa humanizëm, punësim pa meritokraci?
    “The true champion of justice, if he intends to survive even for a short time, must necessarily confine himself to private life and leave politics alone.” (Socrates)
    Pyetja-10: Pas shpalljes Non Grata e në vazhdim, a duhet që Sali Berisha të distancohet nga PD, dhe PD nga ai, të paktën për njëfarë kohe derisa drejtësia të kryejë hetimet e nevojshme dhe të nxjerrë rezultatet përkatëse?
    “Politics is not a game. It is an earnest business.” (Winston Churchill)
    Pyetja-11: Kjo dihet tashmë, në Shqipëri vërtetohet më së miri që politika është biznesi më fitim prurës. Partitë janë si shoqëri aksionere. Mirë, sa aksione ka Berisha në PD dhe sa Basha? Nëse Berisha ka 100%, atëherë kot merreni me Bashën, ai është thjesht një maxhordom.
    “Diplomacy is the art of telling people to go to hell in such a way that they ask for directions.” (Winston Churchill)
    Pyetja-12: Këtë i tha Rama popullit,nën qeverisjen time e kuptuat që keni 8 vite që jetoni “në ferr”. Luli po iu premton parajsën. Kush është ai budalla që e beson? Kush beson por mund të ndërrojë mendje kundrejt pagesës, bujrum. Dhe kështu Luli humbi zgjedhjet.
    A revolution is not a dinner party, or writing an essay, or painting a picture, or doing embroidery; it cannot be so refined, so leisurely and gentle, so temperate, kind, courteous, restrained and magnanimous. A revolution is an insurrection, an act of violence by which one class overthrows another. ” (Mao Zedong)
    Pyetja-13: Luli Basha thotë se jemi në një regjim kriminal të rilindjes me në krye Edi Ramën. A mendon Z.Lul se ky regjim rrëzohet me revolucion? Nëse jo, me çfarë mënyre? Me votë? E provoi në dy palë zgjedhje dhe tha “mi blenë votat”!
    “Politics has become so expensive that it takes a lot of money even to be defeated.” (Will Rogers)
    Pyetja-14: A keni mjaftueshëm para për të mposhtur pushtetin absolut të Ramës? Siç dihet, pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. Pse mos të mendojmë që mund të korruptohet apo është korruptuar tashmë Luli Basha?
    “A democracy is nothing more than mob rule, where fifty-one percent of the people may take away the rights of the other forty-nine.” (Thomas Jefferson)
    “Democracy is a device that insures we shall be governed no better than we deserve.” (George Bernard Shaw)
    Pyetja-15: A është demokracia thjesht proçedurë, dhe që në emër të shumicës t’i marrësh të drejtat pakicës? Përderisa Luli pranon që rilindja bleu votat për të fituar zgjedhjet, a mos është vallë ajo çfarë meriton ky popull?
    “The ignorance of one voter in a democracy impairs the security of all.” (John F. Kennedy)
    Pyetja-16: Të shesësh votën është si të shesësh dinjitetin, të shesësh të ardhmen. A mendon Luli se populli që shiti votën e bëri nga injoranca, nga mjerimi ekonomik, nga mungesa e dinjitetit, apo nga mungesa e shpresës te opozita? Çfarë përgjegjësie ka opozita në këto raste, e ç’mund të bënte ajo për këto shtresa shoqërore? Nëse mendon se s’ka përgjegjësi, atëherë kush e garanton që kjo pjesë e popullit nuk do e shesë prapë votën?
    “The more you observe politics, the more you’ve got to admit that each party is worse than the other.” (Will Rogers)
    Pyetja-17: Rama fitoi kundër Berishës në 2013, sepse Berisha shihej si e keqja më e madhe. Po tani, a mendon Luli se duke patur prapë Berishën në krye, do duken si e keqja më e vogël?
    “A functioning, robust democracy requires a healthy educated, participatory followership, and an educated, morally grounded leadership.” (Chinua Achebe)
    Pyetja-18: A e di Luli sa të diplomuar kanë dalë nga universitetet tona që nga 2006-2021? Sa nga këta punojnë në zanat, sa punojnë kamarierë e banakierë, sa operatorë në call center, e sa kanë emigruar jashtë shtetit?
    “Liberty and democracy become unholy when their hands are dyed red with innocent blood.” (Mahatma Gandhi)
    Pyetja-19: A mund të quhet demokraci ajo që vrau në bulevard në 21 janar?
    “When the people fear the government there is tyranny, when the government fears the people there is liberty” (Thomas Jefferson)
    Pyetja-20: A mund ta pyesë Luli Metën ku vajti populli i 2 marsit? Kishte frikë nga tirania e Ramës? Po tani që zgjedhjet u blenë, pse nuk ngrihet populli? Pret që ta ngrejë Meta? Nëse po, ç’bën Meta? Pret që t’i bien bolet dashit, apo ia ka prerë SHBA topet dhe ka frikë mos e nxjerrin non grata? Pse nuk ndihet Likja, ky dinosaur ose siç e quan Nikollë Lesi, “Luani” i LSI që nuk i dekoroi gazetën Koha Jonë? Ç’kujton Likja, se po ndënji urtë, Opozita e Berishës dhe Lulit do e kandidojë për kryetar bashkie përballë Lali Erit?
    “The media’s the most powerful entity on earth. They have the power to make the innocent guilty and to make the guilty innocent, and that’s power. Because they control the minds of the masses. ” (Malcolm X)
    “Whoever controls the media, controls the mind.” (Jim Morrison)
    Pyetja-21: Rama kontrollon pjesën më të madhe të mediave në Shqipëri, sidomos ato të mëdhaja kombëtare. Tashmë media opozitare me qeverinë kanë ngelur vetëm Syri Tv, OraTV, dhe Fax News. A mendon Luli se mjaftojnë këto media për të kontrolluar masat, ose të paktën për të nxjerrë bllof propagandën e regjimit Rama? A mendon Luli Basha se fakti që te gazeta Syri.net online çensurohen komentet, sidomos kur i thua të vërtetën mbi opozitën dhe Berishën, kjo tregon që atyre te “ZeniTV” nuk i plas për të vërtetën dhe lirinë e fjalës? A mund të vihet në pushtet kështu? Kush idiot mund t’ju besojë?

  • 21 PYETJE PËR LULI BASHËN

    “Politics is supposed to be the second-oldest profession. I have come to realize that it bears a very close resemblance to the first.” (Ronald Reagan)
    “Wisdom is found only in truth.” (Goethe)
    Pyetja-1: Thuhet se politika është kurvë, nuk ka moral, dhe po t’i injektosh të vërtetën atëherë ajo “vdes”! A mendon Luli se kjo është arsyeja që në parti më mirë të kesh ca hiena në krye dhe gomerë që të duartrokasin poshtë?
    Non violence and truth are inseparable and presuppose one another. (Mahatma Gandhi)
    Pyetja-2: Pse të përdoret dhunë kur arsyeja mund të prevalojë? Si mendon Luli, më mirë t’i qëllosh protestuesit e t’i lësh “pilaf” në bulevard, apo më mirë t’i zhdëpësh në dru e të përdorësh gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *