Shqipëria numëron rreth 84 mijë punonjës në administratën publike, cila është ministria me numrin më të madh

entela

84 mijë punonjës janë sot pjesë e administratës. Ministria e Arsimit ka numrin më të madh të të punësuarve, ndërsa institucioni që ka më pak të punësuar është Presidenca.

Në administratën publike në Shqipëri punojnë 83, 749 persona, të ndarë në 95 institucione të ndryshme.

Numrin më të madh të punonjësve e mban Ministria e Arsimit me 31,011 persona të punësuar, pas saj vjen Ministria e Brendshme me 15, 079 punonjës.

Të dyja ministritë mbajnë numrin më të lartë të punonjësve për shkak të sektorëve ku bëjnë pjesë mësuesit dhe efektivët e policisë.

E renditur në vendin e tretë për numrin më të lartë të punonjësve është edhe Ministria e Mbrojtjes me 8,863 të punësuar, financat me 5,986 dhe Ministria e Shëndetësisë me 4,293 punonjës.

Ndër ministritë që renditen me numrin më të ulët të punonjësve është ajo e jashtme, me 577 punonjës, e ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës me 1,033 punonjësve.

Po ashtu, edhe Presidenca ka një numër të ulët punonjësish, përkatësisht 86, ndjekur nga kryeministria me 177 punonjës./Euronews Albania

 

e.r/dita

Share This Article
7 Comments
  • Administrata qendrore dhe vendore e sotme eshte mbushur me plot punonjes te pa afte,te korruptuar,pra sic e tha vete kryeministri Rama,jane parazite dhe injorante qe ua kane nxire jeten shumices se shqiptareve!
    Ne gjykimin tim,institucionet me rrogtaret me te pa afte ne Shqiperi jane Bashkia e Tiranes,UKT dhe Kadastra e Tiranes dhe ajo e Pergjitheshme!
    Fajin per gjendjen katastrofike te ketyre institucioneve e ka personalisht kryeministri Rama,qe ka lejuar ose ka dashur,qe te mos perfillen ankesat dhe denoncimet e qytetareve ndaj shkeljeve qe ata u bejne!
    Sot ne Shqiperi nuk ka DEMOKRACI dhe SHTET LIGJOR,ndaj kjo administrate perligj kalbezimin e shtetit te sotem!

    • Sic e kam thene edhe me pare, te gjitha keto vijne nga paaftesia e Rames! Rama ka delirin te jete ne krye, por jo te drejtoje shtet! S.d.q., nga pervoja e 8 vjeteve ka mesuar dicka, dhe nje KM i afte -sic gjithashtu e kam thene me pare- atij i duhen edhe 8 vjete te tjera si KM. Vetem pas 16 vjetesh KM, Rama eshte i afte rreth 70-80% si KM. Durim!

  • Shume punetore e asgje ne drite si ka dhane Zoti , asnje i afte apo te penguar nga shefat te tregojne aftesine e tyre eshte pyetja!

  • Hajduteria sheshit

    duhet ti cojme ne shpi, pushime te papaguara.

    jane vetem per te grabitur buken e femijeve tane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *