Shqipëria sërish në arbitrazh/ Avokatura e Shtetit kërkon studio ligjore për mbrojtje, por nuk e specifikon çështjen

entela

Vendimet e arbitrazhit janë kthyer në një shqetësim serioz për buxhetin e shtetit, e mbi të gjitha për xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Së fundmi, Avokatura e Shtetit ka hapur një tjetër procedurë ku kërkon sërish një tjetër studio ligjore për mbrojtjen e Shqipërisë në një proces arbitrazhi ndërkombëtar.

Në njoftimin e datës 14 korrik të bërë në faqen zyrtare te Avokaturës së Shtetit nuk bëhet e ditur se për cilën çështje arbitrazhi të iniciuar para Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë bëhet fjalë, por vetëm përcaktohet 22 korriku si afati i fundit i dorëzimit të ofertave.

Kjo do të thotë se shteti shqiptar do të përballet me një kërkesë më shumë që mund të rrisë më tej faturën e kripur të arbitrazhit ndërkombëtar në rast se çështja humbet nga pala shqiptare.

Kostot e majme të këtyre çështjeve arrijnë në rreth 450 milionë euro detyrime, nga të cilat peshën më të madhe me 110 milionë euro e zë vetëm çështja Becchetti, për të cilën ministrja e Financave Anila Denaj tha se do të paguhen, pas përgjigjes që do të vijë nga Avokatura e Shtetit.

Por, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi në të nuk përfshihet padia e Arka Energy për parkun fotovoltaik të Karavastasë apo çështje të tjera, apo kamatëvonesa që aplikohen për vonesën e pagesave për këto detyrime.

Vetëm pak kohë më parë qeveria humbi edhe një tjetër çështje ndaj kompanive ‘Actor’ dhe ‘Copri’ për rrugën e Elbasanit me një vlerë prej 45 milionë dollarë.

 

e.r/dita

 

Share This Article
14 Comments
  • Prisni – prisni, ky eshte vetem fillimi! Shqiptaret jane duke e humbur dita me dite Shqiperine dhe bejne sikur nuk e shohin! Ne fund do ta humbin edhe keta qe tash duken si zoter te saj, Rama & Co!

    • Duhet te ngrihet Opozita ne protesta kunder hajdutit te Surrelit ,
      qe po shkaterron buxhetin e shtetit shqiptar me tekat e tij prej qelbesire

      • Po për ça opozite leshi e ke fjalën o raxhi? Për atë që mban mbi supe me qindra mëkate të pandëshkuara ku nga më kompromentuset janë 21 Janari dhe Gërdeci? Apo për atë që promovoi plepista me dy klasë shkollë për t’i katapultuar me spond drejt kupolës së padrejtësisë? Pa u themeluar shteti i së drejtës ligjore ajo mener me thon “opozita” jote do e hedhë shurrën përpjetë, po kurrë s’ka për ta parë më me sy pushtetin. Ec e mbushu, sharlatan!

  • Po si keshtu? Ministrja thote do paguhen ndersa kumanari tha sdo paguhet asnje cent. Kumanari nuk genjen kurre. He patron- naziste leshojuni Saliut tani e Berenice cope. Rracce e degjeneruar deri ne palce.

  • Qi t’emen, po se mos i paguan qytetari, buxheti i shtetit i paguan, sic tha ai gjeniu i financave Arben Sherbeti.

  • Popull dele e ngordhur Shqiptar .Shikoni si tallen me taksat e juaja dhe sa te te pa pergjegjshem jane banditet e PS. Deri sa do duroni o popull I vdekur .

  • Zigur Qarri,drogaxhiu Edvin D'Rama simboli vlerave të moralit "rilindas",Mohoi djalin e tij, Vrau Babain biologjik duke e akuzuar se i ka palluar Gruan. says:

    Prill 2021 Rama: Marifetçiu Becchetti jo vetëm që s’do marrë asnjë qindarkë nga Shqipëria, po do paguajë.
    “Ai marifetçiu, jo vetëm që nuk ka për të marrë, por do paguajë. Ka një strategji të cilën unë nuk ta zbuloj dot. Kjo është shah. Ka një lëvizje, pastaj ka një lëvizje tjetër. Unë s’them dot asgjë. Ai s’ka për të marrë lekë nga Shqipëria por do i paguajë lekë vendit. Nuk e zbuloj dot tani lëvizjen por në çastin e duhur kjo do ndodhë.” – i tha Rama gazetarit Nano.
    Gangsteri Francesco Becchetti gjunjezon gangsterin Edvin Escobar D’Rama,bashke me te edhe Shtetin shqiptare.Drogaxhiu dhe mijera zagare perreth tij poshtrohen nga nje mafioz italian,qe arriti te fusi ne kurthin e tij debilat qe shqiptaret i kan votuar ti qeverisin.Edhe Ylli Ndroqi do te kishte fituar nese do te ishte qytetare i huaj,sepse e gjitha ishte nje hakmarrje politike dhe sulmi ndaj tij ishte shume here me i madh se sa ndaj Francesco Becchetti-t.

    Edvin D’Rama,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • fffyyyy, ca behet ketu? Tender dhe me arbitrazhet. 450 milione euro ne loje. Jemi popull i mbaruar, apo nuk jemi

  • Ja keshtu kjo qeveri leshi po na i ben leket RUSH E KUMBULLA dhe ne rrime e i veshtrojme MIRE TE NA I BEJNE ME KETE REAGIMIN TONE DHE PAK PO NA BEJNE , NUK KEMI PARE GJE AKOMA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *