A do shtrëngohen masat nëse konfirmohen rastet me variantin Delta, përgjigjet Tomini

entela

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini shprehet se nëse mbërritja e variantit Delta në vend konfirmohet, situata epidemiologjike e koronavirusit do të rivlerësohet.

Sipas Tominit, çdo element përkundrejt masave shtrënguese do të varet nga situata epidemiologjike, dhe nga ecuria e rasteve në vijim.

“Konfirmimi i sinjaleve të dyshimeve përkundrejt të dhënave laboratorike, pas konfirmimit nga Berlini do të japë një qasje ndryshe, përkundrejt qarkullimit të Deltës. Në kuptimin që do të përforcohen akoma më shumë masat e distancimit fizik, elementët e higjinës personale, vendosjes së maskës në ambjente të brendshme. Deri në këto momente Shqipëria ka përvijuar me masa të karakterit të moderuar, që nuk kanë qenë drastike.

Sigurisht, evidentimi i agresivitetit, i transmetueshmërisë, numrit të rasteve, të dhënave epidemiologjike, numrit të rasteve që do të hospitalizohen, pozitivitetit në 24 orë, do të rivlerësohen më pas me qarkullimin e variantit Delta. Ashtu sikundër ne vlerësuam variantin britanik, ku bëmë ato tranzitet ajrore me Britaninë e Madhe. Çdo element përkundrejt masave shtrënguese varet nga situata epidemiologjike, ecuria e rasteve në vijim por dhe konfirmimit nga Berlini.”, u shpreh Tomini.

 

e.r/dita

Share This Article
4 Comments
  • Orari i nates nuk do te hiqet per nje kohe te gjate . Kjo nuk ka lidhje aspak me virusin . Eshte nje mase ne favor te qeverise . Mos harrojme veshtiresine e saj ne kontrollin e rendit . Mos te harrojme se kjo eshte masa e pare qe aplikon nje fuqi pushtuese ne nje vend qe nuk e ka ne kontroll .

  • Nje blabla bla qe as vete nuk e kupton Zoja!
    Me a pa variant , ishallah rivleresohet cdo dite situata epidemiologjik, e nuk presin variantin tjeter per gadishmeri e veprime!!!
    Pak ma pak fjale te huaja , qe me konfusion perdoren, e ma shume pregaditje per ballafaqimin me valen e re !

    Pyetja nuk eshte a kemi variant, se do te kemi, po sa u pregaditem per me perbaluar nje perkeqesim te situates neper spitale: a kemi oxygjen, a kemi antikoagulante te mjaftueshme, a kemi Optiflow, a kemi mjeke specialiste e infirmierje per nje vale te re qofte per mjekim ne shtepi apo te shtrimeve ne spitale?!
    Sa nga keto mjete u dorezuan spitaleve periferik kur dihet se masat e para ndikojne ne perkeqesimin a jo te pacientit! ?!
    Varianti ndikon ne shpejtesine e perhapjes …jo ne mjetet qe duhet te kemi qysh tash , se hala shume nuk jane vaksinuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *