Përmbytjet në Kinë, shkon në 33 numri i viktimave

Ornela

Përmbytjet ‘shkatërruese’ vazhdojnë në Kinën Qendrore duke e çuar numrin total të viktimave në 33 si dhe 200.000 persona që janë janë shpërngulur nga banesat e tyre.

The Guardian raporton se stuhitë e shiut kanë përmbytur rrugët dhe kanë bllokuar metronë e qytetit si dhe kanë ndërprerë rrymën elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Këto përmbytje kanë prekur më shumë se 3 milionë banorë.

13 nga viktima ishin punëtorë ndërtimi të cilët u bllokuan teksa po punonin në një tunel i cili u mbush me ujë nga shirat e mëdha. Autoritetet po punojnë intensivisht për t’i ardhur në ndihmë banorëve dhe për t’i evakuuar ato në vende më të sigurta. Reshjet e dendura dhe përmbytjet në Kinë vijojnë prej tre ditësh.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *