Librazhd, ekzaminim psikiatrik për vrasësin e babait

anazapta

Vrasësi i dyshuar i babait do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, për të përcaktuar gjendjen e shëndetit të tij mendor. Një ditë pas ngjarjes, grupi hetimor është duke plotësuar dosjen ndaj Ermir Çotës, nga Togëzi i Librazhdit, i cili sulmoi me thike në zemër babanë e moshuar, Ferit Çota. Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari është person me probleme depresioni, që fillimisht i është shfaqur kur u plagos në këmbë, gjatë trazirave të vitit 1997, ndërsa ishte edhe me pension invalidi.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *