Skandali me përgjimet, Presidenti francez Emmanuel Macron ndërron celularin dhe numrin e tij

entela
French Minister of Economy and Industry Emmanuel Macron checks his smartphone during the "Pole des reformateurs" (Reformer's Centre) meeting in Leognan near Bordeaux, southwestern France on August 27, 2015. AFP PHOTO / NICOLAS TUCAT (Photo credit should read NICOLAS TUCAT/AFP/Getty Images)

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ndërruar celularin dhe numrin e telefonit pas skandalit të spiunazhit me softuerin Pegasus.

Lajmi u bë me dije për Reuters nga një zyrtar i lartë francez, i cili sqaroi se ky ishte njër ndër veprimet e para konkrete në lidhje me skandalin.

“Ai ka disa numra telefoni. Kjo nuk do të thotë se është spinuar. Është vetëm siguri shtesë”, tha ai për Reuters.

Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal tha se protokollet e sigurisë së presidentit po ndryshojnë pas incidentit me Pegasus.

Aktivistë, gazetarë dhe avokatë përreth botës janë shënjestruar me një virus telefonik, duke rënë pre e përgjimeve. Akuzat lidhur me programin e njohur si “Pegasus”, u raportuan nga Uashington Post, The Guardian, Le Monde dhe 14 media të tjera prestigjioze përreth botës. Sipas tyre virusi infektonte pajisjet iPhone dhe Android duke u mundësuar operatorëve të kopjojnë mesazhe, fotografi, emaile, regjistruar telefonata dhe aktivizuar mikrofonët në mënyrë sekrete. Megjithatë kompania izraelite nuk pranon ndonjë shkelje.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *