Emigranti nga Zvicra me “Lamborghini”-n e marrë me qira ndalohet sërish nga policia në Borsh

redaktor

 

 

Shoferi i Lamborghinit i cili para pak ditësh u ndalua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës.

Express ka kapur momentin kur mërgimtari nga Zvicra ndalet nga Policia e Shqipërisë.

Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.

Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.

i.b. / dita

Share This Article
3 Comments
  • kushte integrimi

    1 milion policeve ne dore dhe pushime te mbara

    me 300 po deshe vazhdo, jo vetem 225.

  • Nuk e kuptoj pse duhet te dije pronari se kush merr gjoba kur ai s’paguan asgje? Gazetari/ja que e ka shkruar duhet te beje nje kurs per njohjen e kultures se punes para se tu futet shkrimeve dhe “krijimtarise”.

  • Sekuestrim makine, sekjuestrim patente,10,000 franka zviceriane gjobe dhe here tjeter kafsha do mendohet mire para se te thyeje rregullat e qarkullimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *