Gjonaj: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, është garantuar paanësia! Rezultatet e SPAK domethënëse

Ornela

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur, e ndërsa theksoi se lufta nga korrupsioni po ecën me ritme të larta. Megjithatë, ajo evidentoi dhe sia sfida me të cilat po përballet Reforma në Drejtësi 5 vite nga themelimi i saj.

“Janë provë e një sërë arritjesh që kanë shërbyer si gur themeli në kapërcimin e sfidave, që tregojnë dse Reforma është në udhën e duhur. Është garantuar paanësia e sistemit të drejtësisë të pa ndikuar nga politika apo faktor të jashtëm. Lufta ndaj korrupsionit po njeh një kurbë rritëse duke shënuar me rezultate të prekshme dhe të mirëpritura. Pastrimi i sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar si dhe rezultat e SPAK janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin në drejtësi. Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë është ngritur, e dimë që sfidat e të cilat përballet Reforma nuk janë të pakta, vettingu duhet të vijojë më shpejta, vakansat e krijuar në sistem kanë sjellë nevojë rritjen e numrit të pranimeve në shkollën e magjistraturës, por duke ruajtur sistemin, rritja e eficensës do të ndihmohet edhe nga harta e re ligjore, një hap i rëndësishëm ishin dhe ndryshimet ligjore në maj të 2021”, tha ndër të tjera Gjonaj.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Shume mire por ne qe kemi dosjet prej vitesh ne gjykate administrative kur do na vije rradha….drejtesi w vonuar drejtesi e harruar….

  • Qe te deklaroshe nji gje te tille , qe kenaq vetem kta Qeverritare dhe Padronet e tyre ,

    eshte total e papergjgjeshme dhe injoruese per kte popull ,
    ndekohe qe Kryekriminelei dhe ai qe abuzoj me gjithcka e korruptoj cdo institucion dhe degjenroj jeten e shqiptareve ,

    e sot ka Vila Sheiku ne Lalz sali Rrahman brrisha ,eshte jo i lire ,
    por mesa duket i paprekur nga FakeDrejtesia !

    Qe te merresh me nji Milje € & nji Arke peshku , si Rezultat i Putanave Spak ,
    kjo eshte me shume se qesharake , kur Vilat e Lalzit qe jane ndertuar me Baballaret e Korrupsionit me gjigand qe ka pare ndonjiher ndonji vend i Lindjes ,

    Spaku nuk guxon ta permende si Fakt ,si Objekt hetimi ,

    madje as ju si Ministre dhe Qeverri nuk keni permendur asnjiher
    Vilat e Lalzit ,
    kush i dhuroj Pronat e Lalzit per Bande e Krimineleeve Politike / Esadisteve ,
    nderkohe qe na cani trapin cdo dite me Spak Putanat,
    qe duhet te merren te paret nen Hetim per abuzim vs Detyres .

    Me ke talleni ju mor maskarenje ?
    Hajt se keni me e pa Voten e shqiptarit te pafytyre .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *