Digjet një parcelë me ullinj në Sarandë, e vështirë ndërhyrja nga zjarrfikësja

Edlira Shehu

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke në një fshat të Sarandës i quajtur Shelegar.

Flakët kanë rrethuar 2 banesa, por fatmirësisht banorët janë evakuar në kohë, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësja e ka të vështirë të ndërhyjë.

Në një lidhje live për Report Tv, kryetari i fshatit Shelegar është shprehur se dëmi është i madh madje u rrezikuan edhe 2 banesa. Falë ndihmës së zjarrfikëses është bërë e mundur shpëtimi i dy banesave dhe evakuimi i banorëve. Teksa theksoi se kërkon ndihmë pasi territori është i vështirë, ndërsa era dhe bimët favorizojnë zjarrin.

“Janë 350 rrënjë të djegura. Po rrezikohen edhe 500 bimë afër kishës dhe po rrezikohet edhe Shelegari. Kërkojmë ndihmë. Kemi komunikuar me zjarrfikëset dhe na kanë thënë do vijmë. Zjarrfikëset e Delvinës dhe Finiqit janë të bllokuara. Ndihmë vetëm ndihmë se me punëtorë nuk fiket zjarri. Dëmi është i madh dhe po vazhdon të digjet. Situata është tepër e ndërlikuar nuk mund të flasim dot nga tymi. Rreth 350 rrënjë janë djegur. 2 shtëpi ishin të rrethuara nga flakët por shpëtuan falë ndërhyrjes së zjarrfikëses. Jemi në një distancë të shkurtër, vendi është shumë i pyllëzuar, era ndihmon. Jemi në pritje të zjarrfikësve. Janë bllokuar nga terreni i vështirë”, tha kryetari i fshatit.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *