“Çfarë çike”, Rama pret Dua Lipën në Tiranë dhe i dhuron pikturat e tij

Edlira Shehu

Kryeministri Edi Rama është takuar me këngëtaren me famë botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila ndodhet në Shqipëri për festivalin Sunny Hill Festival.

Gjatë takimit me të, Rama i ka dhuruar artistes me famë botërore disa nga pikturat e tij.

Kryeministri duket se ka mbetur i impresionuar nga takimi me Dua Lipën, të cilën e konsideron një vajzë modeste dhe të edukuar edhe pse është një nga këngëtaret më në zë të momentit në botë.

“Dua Lipa që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

 

e.sh/Dita

Share This Article
7 Comments
  • Ajo eshte yll, princesha e Europes, Kryeministri I Shqiperise e ka pritur e takuar si mysafire. Cfare ka ketu per mllefe !

  • Krejt cka nuk jane idiotete qe ke mbledh rreth vetit! Antiteza e tyre eshte eshte Dua sepse ajo eshte vertete artiste me edukate shqiptare , jo si baxhelat e tua qe shesin bythen .

  • Pikturat e Edi Rames jane si kenget e Neronit.
    Para lojrave,mbyllej Cirku dhe fillonte te kendonte Neroni,si dokumentari Partise,para filmit Herkuli.
    Hajde duro NERONIN.

  • IK O ANTISHQIPTAR I FELLIQUR DHE MOS E BEJ PIS CIKEN ME SHPIRTIN QELIBAR DHE ME GJAK SHQIPTARI DHE JO SI TI SHERBETOR I SERBEVE DHE GREKEVE.FUNDERRINE QE KERKON TE PASTROJE FIGUREN E QELBUR ME KETO IMAZHE.FUCK YOU PIECE OF SHIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *