Në zona të ndryshme të Shqipërisë ka histori familjare nga më të çuditshmet dhe të rralla. Por ato që përfliten më shumë janë martesat.
Të jesh i/e martuar sot, për shumëkënd do të thotë që je i/e plotësuar!
Por ç’farë ndodh me ata që kanë më shumë se një grua.
Këtu ndryshon puna. Në media herë pas herë transmetohen histori që trajtohen si raste të çuditshme.
Për shembull, kur një burrë martohet me dy gra.
Një prej historive të bërë virale është rasti i Iliaz Laskaj nga Peshkopia, i cili ka dy gra.
Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen.
Ai ka 8 fëmijë. Iliazi ka treguar se vendosi që të merrte gruan e dytë pasi e para nuk bënte fëmijë.
Madje Anifa është shprehur se ka shkuar së bashku me Iliazin për t’i kërkuar dorën Manushaqës për të shoqin. “Shkova bashkë me burrin për të kërkuar dorën e gruas së dytë. U ndjeva mirë”, ka thënë ajo.
Ndërsa Manushaqja thotë se ishte e dashuruar dhe nuk e kishte aspak problem se ai ishte i martuar. “Kur erdhën në shtëpi i prita mirë, edhe prindërit po ashtu. Prindërit e patën të vështirë në fillim, por pastaj u mësuan”, shtoi ajo.

Një tjetër rast i bërë publik vjen nga fshati Dobrun i Hasit.
Dem Mula 68 vjeç ka dy gra.
Pas gruas së parë, Hatixhja, Dem Mula, vendos të marrë një grua të dytë, Nazmijen, pasi nuk bënte fëmijë. Por as me atë nuk arriti. Në fund vendosi t’i mbajë të dyja.
Siç e përshkruajnë dy gratë, nuk kanë asnjë xhelozi me njëra-tjetrën, madje bashkëshortin e tyre e ndajnë në mënyrë të barabartë. Me dhoma të ndara sigurisht.
‘Sa çifte ka kështu…ne s’jemi as të parët as të fundit”, thotë Hatixhja.
“Siç e kemi ne në veri, një javë njëra, njëherë tjetra’’, thotë 63-vjeçari me dy gra.

Këto janë vetëm rastet kur burrat kanë nga dy gra, ndërsa ende nuk kemi dëgjuar një histori kur gruaja ka dy burra. e.r/dita

akti me tejtrutrondites; sa qesharak dhe aq kafsharak (dhe relaxus), eshte akti seksual . origjina e monogamise eshte aq e larget, sa nuk egziston asnje e dhene e sakte
shkencore per te’.
keshtuqe, te aplikosh poligamine ashiqare ne shekullin e kibernetikes, eshte kafsheri e tejskajshme .
mirpo, ja qe ndodh dhe ja qe “lejohet” .