Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieri ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.
Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.
“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.
Gjimnazi “Sami Frashëri” u shemb pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar si pasojë e lëkundjeve.
e.sh/Dita

Kjo eshte shkolle e mesme dhe duhet te jete e rrethuar me kangjella per sigurine e femijeve, pasi deri 18 vjec ata kane statusin e femijes. Hapsira para shkolles i takon shkolles dhe nuk duhet ti perkase publikut te gjere.