Serie A hap stadiumet, por vetëm për të vaksinuarit

Ornela

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që sezoni i ri, që nis pas një muaji të ketë tifozë në stadium, por jo me kapacitete të plota dhe jo të pavaksinuar.

Vendimi është marrë që në stadiume të ndiqen ndeshjet me kapacitet 50 për qind dhe kushti kryesor për të hyrë do të jetë certifikata e vaksinimit.

Nisma e federatës italiane është interpretuar si ndihmë për qeverinë italiane në fushatën e saj për të bindur refuzuesit e vaksinës që të vaksinohen.

Federata ka lajmëruar të gjithë tifozët që nuk kanë marrë asnjë doze vaksine, që të shpejtojnë ta kryejnë si procedure nëse duan të ndjekin ekipin e tyre në stadium në sezonin e ri. Po shihet mundësia që vaksinimi të bëhet me detyrim edhe për lojtarët dhe stafin tjetër të ekipeve.

Shembullin e parë e ka dhënë skuadra e Lacios, që është vaksinuar e gjitha edhe për të shuar zërat se disa prej lojtarëve dhe anëtarëve të stafit të saj kanë refuzuar të vaksinohen.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Stadiumi u hap për të vaksinuarit dhe sidomos… për ata më idiotët.

    Për një top lecke idiotët janë gati të bëjnë rrush e kumbulla kursimet e mbledhura plot mund e djersë. Disa si një komentator i i dikurshëm sportiv janë gati të shesin dhe nderin e familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *