Tifozët e PSG kundër transferimit të Pogba: Dëgjo mamanë, as ajo nuk të do këtu

entela

Tifozët e Paris Saint Germain nuk e duan Paul Pogba në ekipin e tyre dhe këtë e kanë bërë të qartë në mënyrën më të veçantë.

Ultrasit kanë vendosur banderola në qendrën stërvitore të kryeqytetasve dhe në dyert e stadiumit ku shkruhej:“Pogba, dëgjojë mamanë. Ajo nuk të do këtu. As ne”.

PSG është duke bërë një merkato të fuqishme këtë verë ku deri tani ka afruar në ekip Donnarumma, Sergio Ramos e Hakimi. Pogba është një tjetër objektiv i tyre, por duket se tifozët nuk duan ta pranojnë francezin.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *