Nedved konfirmon se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë me Juventusin edhe për një sezon

entela

Futbollisti legjendar i “Zonjës së Vjetër” dhe njëkohësisht zv.presidenti i Juventusit, Pavel Nedved i ka dhënë fund një prej temave më të “nxehta” të futbollit europian për këtë merkato, të ardhmen e superyllit Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë me “Sky Sports” pas fitores së ditës së sotme të Juventuesit kundër Cesena-s, ka konfirmuar se në datën 26 korrik do ylli portugez do të rikthehet në grumbullim me ekipin dhe do të rifillojë stërvitjen për sezonin e ardhshëm.

“Ai do të kthehet këtu, grumbullohet më datë 26 korrik dhe do të qëndrojë me ne”– ka thënë Nedved, duke i dhënë fund thashethemeve mediatike se Ronaldo mund të zhvendosej në Paris tek PSG, ose tek ekipi i tij i vjetër Manchester United.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *