Studimi/ Sa mbrojtje ofrojnë dy dozat e vaksinave anti-COVID kundër variantit “delta”?

entela

Me mbërritjen e variantit “delta” në vendin tonë dhe përhapjen e tij të shpejtë në të gjithë kontinentin europian, gjithnjë dhe më shumë vëmendja e virologëve kanalizohet drejt efektivitetit që vaksinat anti-COVID, kanë përkundrejt këtij mutacioni të kornavirusit i cili është më i transmetueshëm dhe ka më shumë gjasa që të shfaqë simptoma tek moshat më të reja.

Studimi më i fundit në lidhje me këtë temë është kryer në Klinikën e Fakultetit të Shëndetësisë së Athinës, gjetjet e së cilit u publikuan në revistën e mirënjohur shkencore “England Journal of Medicine”.

Sipas studiuesve grekë, marrja e vetëm një doze të COVID-19 ofron pak imunitet përkundrejt variantit agresiv “delta”, konkretisht në masën 30.7% ose rreth 17% më pak se për variantin standard. Megjithatë, me marrjen e dy dozave të vaksinës së Pfizer, imuniteti kap nivelin 93.7% për variantin standart dhe 88% për variantin indian.

Ndërkohë, sipas studiuesve grekë vaksina e kompanisë AstraZeneca, e zhvilluar në Oksford është më pak efektive, teksa me dy doza ofron vetëm 67% mbrojtje përkundrejt variantit delta.

Sipas të njëjtit studim kombinimi mes vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer me nga një dozë secila është gjithashtu efektive mbi masën 70%.

Ende nuk janë kryer shumë studime në lidhje me efektivitetin e vaksinës ruse “Sputnik V” dhe “Sinovac”, teksa laboratorët perëndimorë fokusohen tek kompanitë e këtij rajoni gjeografik, megjithatë sipas një studimi rus, Sputnik V është 92% efektive përkundrejt variantit indian, ndërkohë që për Sinovac ende nuk ka të dhëna.  e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *