Aksidenti tragjik në Kroaci, pasagjeri tregon çastet e vështira

entela

Një nga pasagjerët e autobusit që u përfshi në aksidentin tragjik të emigrantëve shqiptarë në Kroaci, ka treguar për televizionin kroat “HRT Vijesti” momentet e vështira që ka kaluar.

“Kur diçka shpërtheu në një sekondë, pashë të gjithë ata njerëz, të gjithë livadhin, atje poshtë, atë kanal pranë autostradës. Unë pashë të plagosurit, të vdekurit, pashë gjithçka, pa duar, pashë gjithçka, pashë gjithçka” është shprehur Ramo Gashi, duke përshkruar pamjen e tmerrshme që pa.

Mëngjesin e së dielës një autobus nga Kosova u përfshi në një aksident të rëndë në Kroaci. Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Dyshimet e para flasin për përgjumje të shoferi si shkak për aksidentin.

 

Ndërkohë që nga kompania “Deva Torus” autobusi i të cilit është aksidentuar kanë treguar për KosovaPress se nuk kanë informata të sakta lidhur me numrin e të vdekurve dhe të lënduarve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në këtë aksident.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë. Për në Kroaci tashmë ka marrë rrugë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e qeverisë.

 

e.r/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *