Eli Fara ME apo PA FAJ? Dy opinione të kundërta për akuzat ndaj këngëtares dhe ministrit të Gërdecit (një krahasim me Dua Lipën e ardhur nga jashtë)

redaktor

 

Edona Llukaçaj dhe Arben Duka dy nga analistët e redaksisë së DITA kanë mendime të kundërta lidhur me mënyrën si u trajtua këngëtarja Eli Fara, e përfshirë së fundmi në akuza publike se ka përfituar nga taksat publike për shkak të një lidhjeje me Fatmir Mediun, i njohur gjerësisht si ish-ministri i përfshirë në vrasjet e Gërdecit.

Llukaçaj bën një krahasim mes pritjes që iu bë Dua Lipas dhe kryqëzimit të Eli Farës, duke tërhequr vëmendjen që ne mitizojmë gjithçka që vjen nga jashtë sepse nuk besojmë më asgjë të këtij vendi brenda. 

Kurse Duka, i cili është edhe vetë autor tekstesh për këngëtarë të ndryshëm mendon se shumë prej tyre janë përfshirë në përfitime të paligjshme.

Më poshtë dy shënimet e autorëve botuar sot në DITA:

-1-

Nga Edona Llukaçaj

Mitizojmë Dua Lipën dhe kryqëzojmë Eli Farën sepse ne nuk besojmë më te asgjë që jeton këtu në Shqipëri, që rritet këtu, që lulëzon këtu…

Ditët e fundit, opinioni publik shqiptar i kushtoi mjaft vëmendje dy këngëtareve për arsye krejtësisht të ndryshme. E para syresh ishte ajo me famë botërore, Dua Lipa, e cila vizitoi Tiranën duke mbajtur premtimin për të financuar rindërtimin e një kopështi në kryeqytet.

Kënaqësinë që përjetuam se një këngëtare e këtij kalibri nuk harroi dhe kontribuoi për vendin tonë – ashtu si bëjnë emigrantët shqiptarë në mbarë botën me dërgesat e tyre sipas mundësive- e shprehëm me mikpritjen e tepruar si e do tradita dhe një përndjekje virtuale të këngëtares në çdo hap që hodhi e çdo foto që shkrepi, gjatë vizitës dy ditore. Ndërsa hipoteza e një koncerti të diskutuar na bëri me krahë.

E dyta ishte një këngëtare mjaft popullore në trevat shqiptare e cila u pretendua se kishte mbajtur edhe pozicionin e drejtores së drejtorisë në një ministri. Sipas thashethemnajave virtuale, ky pozicion dhe shëtitjet nëpër botë i qenkan mundësuar nga lidhjet e saj të forta me një ish ministër dhe paguar nga taksat e shqiptarëve.

Se si e vërteta qëndron është akoma për t’u mësuar, gjithmonë nëse organet përkatëse do bëjnë punën e vet dhe do mjaftohen me kaq mburrje kolektive se qëlloi njëherë e ra në rrjetë një arkë peshk.

Padashur të çmitizoj mitin e javës dhe padashur të bëj “avokatin” e askujt, aq më pak thjeshtë se është grua, qasja jonë katërcipërisht e kundërt ndaj tyre duket shqetësuese. Ne që dimë të vlerësojmë dhe të jemj aq mirënjohës për bamirësinë e Dua Lipës, nuk vonojmë aspak të ‘kryqëzojnë’ të dytën.

Kjo nuk mund të justifikohet as me natyrën tonë ekspresive duke thënë se marrim zjarr shpejt. Nuk ka lidhje as me kompleksin e inferioritetit, karakteristikë e të voglit, as me dimensionin e famës së tyre. Kjo ka të bëjë me faktin se ne nuk besojmë te asgjë që jeton këtu, që rritet këtu, që lulëzon këtu.

Ne thjesht nuk e pranojmë se në Shqipëri mund të arrish vetë diku; të ngjisësh shkallët me dinjitet e moral, duke bërë punën tënde mirë, pa çmime, shpërblime, e këmbime. Ne, nga i pari tek i fundit, e dimë se e kemi të kalbur sistemin, se e kemi kalbur vetë. Duke e ushqyer, duke heshtur a thjeshtë duke mbyllë sytë teksa e keqja gangrenizohej.

Prandaj lumturohemi e kujtojmë se ‘shpëtoi’ administrata kur kryeministri implementon projekte për rekrutimin e të diplomuarve jashtë, këta profetë dheu të huaj të cilët, me siguri, do i presim me lule e çelësa.

E prandaj iu vërsulëm një këngëtareje e nja dy-tre të tjerëve pamëshirshëm. Se, paçka sa të vërteta dhe të (pa)faktuara akuzat, ne atë e gjykuam publikisht dhe e shpallëm ‘fajtore simbol”, mishërimi i fenomenit që dëshmojmë përditë pa emra të përveçëm.

Por javën tjetër, edhe pasi Lipa të largohet, na duhet prap “mish për top”, një tjetër kurban në altarin e korrupsionit, që ai të majmet i pacënuar.

– 2 –

Nga Arben Duka

Ç’hatara i kanë bërë këtij shteti! Rasti skandaloz i Eli Farës s’është i vetmi!

Për poste fiktive këngëtarësh,
disa fakte edhe unë i dija,
një kohë, shumica e tyre,
vërshuan grup tek LSI-ja!

Të paktën katër të tillë,
në listë s’i kam vetëm unë,
tek ALB-Kontrolli i famshëm
U gjeti partia një “punë”

Këta këngëtarë të Partisë,
për një periudhë katër vjeçare,
merrnin një milionë në muaj,
pa shkuar në punë fare!

Partia-shefe punësimi,
dhe shumë të tjerë përkëdheli,
por jo me kaq benefite,
Sa ç’dolën për “drejtoren” Eli

Dikur kam qënë edhe unë,
8 vjet anëtar kabineti,
Por vetëm pesë herë në 8 vjet
shoqërova ministrin jashtë shteti

Fatmiri dhe Eli drejtore,
mbi taksa kanë ngritur kalanë,
Rreth njëqind udhëtime bashkë,
Europë, Amerikë anë e mbanë!

Unë pak a shumë e kam njohur
se kam punuar me Elin,
Mendoj aspak të lakmuar,
s’e ka në muzikë nivelin!

Po ndofta ministër Mediu,
të tjera vlera zbuloi,
në dy ministri Elit tonë
drejtori të posaçme i krijoi

S’e di hetuesit ç’do bëjnë,
sado që kokën ta lodhin,
as ligji hynere të tilla,
s’i ka menduar se ndodhin!

Këngëtaret të skamura s’mbeten,
se zërin u dha Perëndia,
po punët shkojnë keq e më keq,
kur sytë t’i errson babëzia!

Janë bërë kodoshllëqe pa fund,
ndaj kët’ derexhe vendi mbeti,
po hymë më thellë do shikojmë,
ç’hatara i bëjnë këtij shteti

Një pyetje për medot me shokë,
që dhe në dimër u piqen kallinjtë:
Mirë lekët e shtetit me okë,
po dhe veglën e kanë të florinjtë?

 

 

Share This Article
35 Comments
  • Po ti Beni çfar pune bere 8 vjet ne kabinet ? Apo shkruajte vargje per ramen e sulmove opoziten,e vetmja gje qe di te besh .

    • Te vjen keq qe lexon ne disa komente qe shiko se kete e ka bere edhe pozita, se po sulmohet opozita, po shiko se ska ndonje gje,
      Te tilla raste jane shume te verteta. Administrata eshte e mbushur plot me raste te tilla. I kane bere te dyja, pozita dhe opozita.
      Administrata publike eshte nje administrate e degjeneruar, e paafte, ordinere, e mbushur me kriminele dhe hajdute. Duke filluar nga Sekretaret e Pergjithshem e deri tek roja i institucionit.
      Kane punuar te gjitha palet fort qe ta shkaterrojne administraten.
      Sa per Mediun, nuk ka qene asnjehere, as pozite e as opozite. Ka perfituar nga te gjitha anet, me nje parti inekzistente. E ka mbajtur Saliu ne sqetull sepse nuk hapi goje per Gerdecin.
      Por ky nuk eshte rast i vetem.
      Administrata do bere nga e para, por nuk mund te behet nga simbolet e te keqes se ketij vendi, pra me keta qe e shkaterruan. As me Ramen, as me Basha/Berishen, dhe as me keq akoma me Ilir/Moniken.
      Keta duhet te denohen per te gjitha te keqijat qe i kane bere ketij vendi.

  • Kur merr hakun e kengetarit ne ziafete,,Aty eshte haku jot dhe nuk ka bir kurve te pergojoje.
    Por kur ben vara vingo neper bote,me parate e popullit,sikur je Merkel,,jo nje cope kengetare,,ketu prit,se Arben Duka ka te drejte,,se nuk mbeti Ngrohja Globale e Rruzullimit nta shuaje Eli Fara.
    Parate e shtetit jane TAXAT E POPULLIT,qe i paguan.

  • Me beri pershtypje nje strofe e Arben Dukes qe cuditerisht ju te gazetes DITA e pagezoni si Analist.
    …Keta kengetare te Partise,
    per nje periudhe 4-vjecare,
    merrnin rrogen mujore,
    pa shkuar ne pune fare…

    Arben Duka i ka syte qorruar vullnetarisht se ndryshe do shikonte se neper mbare “Shqiperine qe (s)duam” neper c’do ndermarje a bashki ka plot e plot Garipe partie qe jane neper bordero, marrin rroge e deren e punes nuk e dine ku eshte. Keta jane mbase ato, Partonazhistet e famshem
    Por ca me tej vete Arben Duka sqaron gjithcka ne strofe tjeter
    …Dikur kam qene dhe une,
    8 vjet anetar Kabineti,
    por vetem 5 here ne 8 vjet,
    shoqerova Ministrin jashte shteti…

    Ja pra sa mire e sqaron Arben Duka situaten dhe ja pse ky te pakten nuk duhet te hape goje fare per ate Eli Faren se eshte vete Fare e kaluar Fares

    • Gazetarët, para se të shkruajnë për një person, duhet të investigojnë në institucionet përkatëse nëse është i vërtetë lajmi që ajo ka qenë e punësuar? Apo është thashethem. Nëse është i vërtetë, atëherë po, mund të shkruhet e komentohet për rastin, në të kundërt duhet ti kërkohet falje personit për prishjen e imazhit dhe të ndiqet penalisht botuesi i parë i këtij lajmi.

      • Sakte fare, por ketu Gazetaria investikative nuk ekziston. Ka vetem gazetare qe percojne ne media urdhera te pronareve te tyre mediatike qe nuk mbijetojne dot pa reklamat qe u jep Pushteti.

  • Si person i lidhur (bashkjetuese) SPAK duhet te nis hetimin e pasurise se Eli Fara e cila eshte rritur ne periudhen e pushtetit te Ministrit Gerdec.

  • TE LUMTE DORA PER KETO VARGJE TE MENCURA O ARBEN DUKA…….. si guxojne keta njerez te zhyer ne korupsion ….dhe afera te tjera te pista…….duke bere jete lluksoze jashte perfytyrimit te njerezve te thjeshte…….te dalin e te mohojne bemat e tyre per te krijuar nje imazh te rreme ?…per mua duhet te shkojne para drejtesise….pasi MEDIU duhet te ishte prej kohesh ne burg……..dhe ELIT….ju lezetua jeta lluks pa merite kengetare tallava qe krahasohet me DUA LIPEN…. ne bote askush nuk te ngen kot po nuk e meritove si ketu …..ku behesh milionere me art medioker…….

  • Eli duhet te trajtohet si fenomen i paster korupsioni..dikur kam pare intervisten e drejtorit te hidrocentralit t Vaut te Dejes…i cili nuk dinte se sa porta kishte diga ??? …Dikush me sqaroi …” ky nuk vete kure ne pune…rri ne Shkoder e merr rrogen”…Po mire qe nuk vete…po nje foto te hidrocentralt nuk e ka pare ????…edhe ky drejtor eshte nje nga ELI te kudo gjendur..

  • Nuk mund te jen analist te dy, si Edona por edhe Arbeni..
    Edona eshte kontraverse e lakmueshme, kurse Arbeni eshte ekstremisht i majte…
    Nuk ka cfar i duhen shqipetareve keta analiste.I duhen vetem gazetes qe ndjek parumin e te kundertave per te sjell progres, por ka gjetur personazhe jo te arrire..
    Qe Eli Fara i ka dhene ketij populli kjo nuk do mend shume. Por ama si kengetare…
    Po si njeri? Nuk them dot gje….
    Kaq per Elin.. Ate qe Eli ka dhene ne nuk ja kthejme dot..Jemi rritur me kenget e saje..
    Sa per Fatmirin duhet te merret dikush tjeter me shkeljet e tije (nese ka)..
    Eli Fara kaq e ja hapin. Ka shkuar dhe ka nxjerr leke ne diaspor me dasma shqiptare…Nuk ka shkuar neper festivale te krenohet kombi..
    Kurse DUA LIPA rast i jashtezakonshem..
    Me ate qe i bene Shqiptarise nuk mjaftojne as xhembet e prishur te Berushes dhe as brekushet e Rames..pa i atakuar ata te Kosoves..
    Dakort Edona Llukacaj dhe ti o Arben Duka?

  • Po mire more vllezer dhe motra. Eli gjeti shesh dhe beri pershesh. Tentoj ta besoj se ka ndodhur, sepse deri dje kishim dhe nje gazetare qe merrte rroge ujesjellesi, apo sju vjen mire ta kujtoni. Po per Mediun dhe medinjte qe hapin kesi vendesh pune do thote ndonje fjale ndonjeri apo ai eshte pa lidhje ne kete histori?

    • Tamam kete tha edhe Dritan Hila.
      Mos u merrni me Eli Faren, por me Fat,mir Mediun.
      Ai hapi nje vend pune per dashnoren, e beri drejtoreshe pa qene e kualifikuar.
      Ai shkonte me te jashte shtetit, ai bente qejf me parate e popullit.
      Eli Fara ne kete mersele ka faj 10%, ndersa komplet faji eshte i Fatmir Mediut.

      • Te dy kane faj:
        – Fatmiri te denohet per abuzim me detyren, sipas ligjeve te shtetit …se pse me vjen te qesh kur them “ligjet e shtetit” . Nejse, vari k…
        – Eli te ktheje paret mbrapsht, se i ka marre pa punuar.
        (paret e rroges dhe dietat e udhetimeve)
        Fatja paska paguar taksen e gopit me parate e shqiptareve…

      • Mir e the o Pllo xhani , ça faj ka Eli, ajo “punën,, bëri dhe u pagua. Tashi se e pagoi me parat e mia e të tua o Pilo ç’i qi tëmën të paktën nuk shkuan dëm. Po një merak kam lala, po qe afër pyete atë çamin kaq të ëmël e kish çobanka? Nuk më dalin hesapet mo byrazer, ka të paktën nja 20-të vjet që e kan lënë zakonet.

  • dua Lipa ska asnje lidhje me cfare flitet e diskutohet per Eli Faren. E perbashketa e tyre eshte vetem se jane kengetare. Abuzimi qe ka bere Eli Fara eshte I neveritshem. Si mund te marresh pagese mujore (per vite te tera) pa dhene asnje kontribut professional… madje DREJTORE! Sa here marrim rrogen e shtetit plotesojme formularet e vleresimit se cfare pune bejme, po ashtu edhe shefat me radhe japin mendimin e tyre. Po per Elin Drejtore?? Kush kane qene stafi I saj qe paska drejtuar ne Pune???? etj etj Sa per Dua lipen eshte krenare se cdo para e ka krijuar me djersen e vet. Nese edhe Eli do dilte jashte shtetit me leket qe ka fituar nga zeri I saj do ishte e nderuar! edhe me Mediun patjeter!

    • Dua dhe Eli jane këngëtare,njëra me famë botërore dhe në rritje ndërsa tjetra me famë kombëtare dhe duke u shuar.
      Ndërsa Dua dhuron nga paret e veta për bamirësi,Eli fut në xhepin e vet pare që nuk I takojnë (duhet të verifikohet,por mendoj se shënjestra nuk është Eli por F.Gërdeci)

  • DITA: Bashkohem me A.Dukën.Populli thotë..”Kur ka zë sdel pa gjë..”Pse F.Medou nuk del në skenë me ndonjë fëmër tjetër me shimicë në 2 digasteret që ka drejtuarë.
    -Pse pikërështë shkruhet për Eli Farën me të bijën të dyja të divorcuara..!
    -A mos vall me këtë rast duhet të goditet F.Mediui i Gërdecit..!
    -Si ka mundësi që DREJTËSIA nuk vepron edhe për këtë rastë të shëmtuarë,Kur medjet po shkruajnë për ditë.
    -Zonj.Eli Fara bëri një përgënjeshtrim të cektë në FB,por nuk deklaroi se do bëjë DENONCIM NË PREKURORI.Pasi ne jemi mësuarë se Prekuroria nuk vepron edhe kur ka denoncim 1,2,10..! Ajo është mësuarë ti mbai dosjet në sirtar,duke u tallur me popullin për 30 vjet.Tu rroi Sb.

  • Eli Fara ka ndaluar të jetë këngëtare kurse Dua Lipa do të mbetet një unikat që se tjetersoi vehten e sidomos Emrin dhe mbiemrin e saj ashtu si kanë vepru miliona grnaça (njerëz të krisur,) si kalonin kufirin

  • Eli Fara nuk eshte e vetmja! Ndoshta ka dijeni ndoshta jo dhe pagen e merr Mediu? Kush e di! Mediu eshte kriminel dhe si i tile duhet te dale para drejtesise! Pse te mos fillohet nga shpikesi i Gerdecit! Lerini 1 mije eurot dhe nje arke me peshk te prokuroria e Tiranes! SPAK duhet te kete detyre tjeter! Mediun-Saliun -Liken etj.

  • Per c’fare i tregon ky pusht-shtet ketij populli Fatmir Medin?
    Qe ka kryer korrupsion, shume qarte, ta padisin ne gjykate!
    Qe te fshehin pas Mediut llumin e korrupsionit vet?
    Do ishte me e ndershme qe Edi Rama te deklaroje – ” Ky pushteti im do padise e kjo drejtesi do denoje vetem ish-pushtetaret, neve te na denojne pasardhesit…”
    Kjo do ishte se paku gjysen ndershmeri se sa kurveria qe kerkon te fshehe rrjepjen e shtetit pas rrefenjave me Medinjte

  • Udhëtimet e çiftit Mediu- Eli në SHBA , janë komentuar edhe nga shqipëtarët atje , këto i kam dëgjuar me veshët e mi .
    Kam neveri për të dy , as që më interesojnë marrëdhëniet e tyre ,por , e ndiej veten të ofenduar e të përbuzur , nëse këto udhëtime janë mbuluar me paret tona ( o SPAK , o i dashuri SPAK , do na sqarosh ndonjë ditë ? Të them të drejtën , më dukesh hallvë e ftohtë , ti o SPAK ) .

    Unë u linda , u rrita dhe u plaka në Shqipëri , me diktaturë , unë nuk e njihja demokracinë .

    Tani e njoha, e provova në kurriz .

    Demokracia qënka kurva e kurvave , varri i Shqiperisë dhe i imi . Unë flas për demokracinë time , unë tjetër s’njoh , unë këtu jetoj dhe këtu do vdes .

    Kishte të drejtë shoku Ramiz kur tha se, Shqipëria s’është gati për demokraci – palo burrë ka qenë , prandajë e la gjallë Enveri , burrë i tredhur ishte , por këtu kishte të drejtë .

    Ju lutem kini durim, do ju them dy gjëra .
    Një komunist – më falni , jo një komunist , por një anëtar partie se , komunistët ne, o i kishim pushkatuar, o i kishim mbyllur në Burrel , kishte disa muaj që paguante 2 lek më pak në kuotë nga ç’duhej .
    Ky u perjashtua nga partia s’i hajdut – këtë e kam jetuar .

    Një ministër i Hitlerit , nuk më kujtohet emëri , sa herë e perdorte makinën për punë private , kthehej në zyrë dhe paguante karburantin .

    Ai që më lexon le t’i nxjerrë vetë konkluzionet !

    PS
    Kastravecët si Rama dhe Veliaj që fluturojnë me presh …..se pritën çupëlinën anglezo-kosovare Dua Lipën , sikur pritën Çerçillin , janë mëndjelehtë deri në neveri .
    Shqipërisë i duhen të tjerë burra !

  • lat nam jane gjera qe i ka ditur gjithe Tirana,per Elin si dashnore Mehdiut,e bija si dashnore Sadriut te dyja nene e bije nje nga PR e Mehdiut dhe tjetra nga PS e Rames,boll mo njerezit nuk hane bar,dhe me Mehdiun nuk ka shkuar se e ka rrocken prej floriri po i ka leket qyl dhe pa djerse,mbahen pordhet e Elit e njeh mire muziken ajo,Mehdiun e ka mbajtur per gallate.

  • Zilia e shqiptarit e shtyn te beje krahasime pa lidhje.
    C’lidhje ka karriera dhe jeta e Dua Lipes me ate te Eli Fares. Mos eshte gje Dua Lipa dashnorja-grua e ndonje sekretari amerikan shteti qe t’i vesh te dyja ne nje kandar?
    Shyqyr qe doli ky muhabeti i Elit thuaj qe te justifikojme helmin ndaj Dua Lipes.

  • Kryqezojme Elin
    Kryqezojme Arminen
    Kryqezojme Griden, prokuroren e Lezhes.
    Ndezim epshet e shqiptarit pervert, qe per ta kjo teme eshte me intriguese se Sovraniteti Kombetar.
    Shitet Shqiperia dhe shqipot turren ne rradhe per ti thene nje femre kurve.
    Shume kollaj. Asnje nga keto nuk ka celesat e shtetit.
    Thjesht jane argetimii i radhes i horrave me pushtet.
    Liheshin grate e Balleshit pa buke e pa rroge, nuk i bente njeriu pershtypje. Kush ben kontratat me privatet qe po rrjepin pasurite kombetare.
    Njelloj si Mediu qe kishte pjesen e tij te Gerdeci, Gjiknuri ka pjesen e tij te Unaza. Lleshi ka pjesen e tij tek uniformat. Belinda ka pjesen e saj tek Rruget.
    Rama ka pjesen e tij ne te gjitha. Kush po planifikon te vjedhi miliarda te porti i Durresit. Kush po e kerkon me ngulm Lungomaren. Kush ka bere aeroport ne Kukes, dhe kush takson shqiptaret per rrugen qe e bene vete, dhe kush perfiton nga kjo takse. Kush i ka minierat?
    Mos valle Eli Fara, Armina, etj kane fuqine ti japin e ti marrin keto ndermarje e pasuri kombetare si u do qefi?
    A do merremi me problemin, me horrat e politikes, apo do humbasim kohe me lodrat e tyre. Keto jane lodrat e politikes. Hapni oreksin e epshit dhe perversitetit, dhe keshtu harrojne debolet shqiptare kush po i merr me qafe, dhe kujt i kerkojne llogari.
    Eli fara ishte kengetare, e mire e keqe, sipas shijes se njerezve. Po ama ka burra qe ngrihen e paguajne si legene gjithe cengijet qe tunden. Ndersa politkanet paguajne me leket e popullit. Mos valle e ngriti Eli departamentin e ngrohjes?
    Apo Ministrine per Evropen qe ka Ramuti. Ministri per Evropen me plan Minishengenin. Estrade, po Estrade.
    Po ata qe prishen Teatrin dhe duan te japin pronen publike te Fusha. Ka moral Arben Duka te merakoset pse nuk shoqeroi ministrin jashte?
    Deri ku do arrijne te behen legene qesharake keta anal istet tane? Kush e do Benin me vete. Cope gerdalle qe nuk ka dy pare mend, dhe shet mend se i di te gjitha.
    Per bejte do te merrin jashte o Beni?
    Sa para prishin politikane tane me femra neper hotelet e Shqiperise? Ministrie, drejtoresha, zevendesministre…lloj lloj mamicash qe qarkullojne ne institucionet shqiptare si p./.i zgjuar.
    Po sot jane bere kurva burrat, jo me grate. Rrine si legene dhe i mbajne mutin ne dore Kryekermes, pse te mos hante qyl Eli qe i mbante qefin lart Mediut? Te pakten i bente nje pune per te qene, jo kot fare si Duka qe me mire te mos hap gojen se duket sikur shfryn gerhima alkoli dhe tym cigare

  • Eli Fara i tregoi Botes, qe sic shuajti zjarrin e Fatmir Mediut, mund te shuaje gjithe zjarret e Botes.
    Njerezit thone qe po kryqezohet Eli Fara.
    Jashte shtetit, nje femer qe shkon me nje burre te martuar, kryqezohet njesoj.
    Po gruaja e Fatmir Mediut dru qenka?
    Mban nje burre qe e di gjithe hotelet e Europes qe eshte kur.var

  • Ore hiqeni kete mendje “Eli Fara” gjunah kengtare e madhe..!
    Ne na iku per lesh Sali Berisha “lideri i madh i Shqiperise” ai qe theu “murin e serbise” ,(lrsh me qime) …”njeriu non grada” dhe ……familjarisht i korruptuar !

    E kuptoni ku jeni?!!

    Nese je i korruptuar kapesh me presh ne duar, me p..te mizez te shkosh!

    Keshtu perfundoi edhe Liljana Kondakciu…alamet kengetare, po i hyri droges u denua!

    Po keshtu dhe ai Aktori i Teatrit Popullor…aktor shume i mire u kap me droge u denua..dhe vazhdon punen tani ..

    Por te prekesh parate e publikut te besh allishverishe ..eshte edhe me e rende!
    Sic eshte me e rende haberi nga amerika per Sali Berishen ” damka: ” i korruptuar famuiljarisht me para publike, dhe anti demokrat kriminel !

    Pse ameriken do presim te na thote Eli Fara ne bashkepunim me Fatmir Mediun sy vrima ,bejne rrush e kumbulla parate publike duke u shekerdhyer ne qef me njeri tjetrin

  • Ne gjithe kete shkrim,krahasimi eshte pa lidhje nga gazetari.Znj.Dua Lupa erdhi ne vendin tone per krenari kombetare,e per kete u prit nga te paret e vendit.Mendoj se eshte nje veprim qe nderon vendin.Ketu mbyllet historia e saj.
    Sa per Znj.Eli Fara do te thosha,qe ne qoftese ato bema jane te verteta le te merret gjykata.Keta kalemxhinj qe duan te godasin Mediun duke ofenduar dike tjeter bejne nje krim.Per parate e “marra” padrejtesisht nga buxheti le te kerkohet qe te kethehen.
    Te tilla grabitje te parave jane te pranishme ne cdo institucion,sidomos ne kohe fushatash zgjedhore me punesimet.Keta gazetare pse nuk paraqesin grabitjen e parave tona per ndertimin e Tecit te Vlores.Ai kostoj rreth 120-milion euro dhe asnjehere nuk funksionoj.Ka mbi 12-vjet qe paguhet nje administrate e tere pa u prodhuar nje kilovat energji.Te tilla ne vendin tone ka me dhjetra e qindra.Kjo eshte demotakercita shqiptare e ketyre 30 vjet KAPITALIZEM.

  • Te mbrosh eli faren dhe mikun e saj te shperfytyruar, te dy te zvetnuar ne kete maskarallek, ia kalon cdo maskarai dhe je kapobanda e maskarenjve.
    Fara mund te kete kontribuar me zerin e saj per vite e dekada me radhe, por ne bashkepunim me medikafshen e kuterboi me fytyren e saj te nxire nga degjenerimi te gjithe karrrrrieren e saj, duke perfituar para te paligjshme dhe duke shkaterruar nje grua tjeter familjare, te ciles kushedi se si ia kane mbyllur gojen fatkeqes (eshte fjala per gruan e ligjshme te fatmut pushtit, medi-hut).
    Sa legene burra dhe gra nxori ne dukje kjo kohe e shkurter! Karaktere te ulet, te felliqur, te poshter, makuter, cnjerezore!
    Drejtesia duhet te hetoje, gjykoje dhe ndeshkoje korrupsionin tek keta te ashtuquajtur njerez, perndryshe padrejtesia po fiton perdite terren dhe pasojat do te jene te paparashikuara.

  • Ne radhe te pare DUA LIPES i merrni te keqen e para se ta permedni emrin e saj te shplani gojen 10 here , se eshte ndoshta e vetmja reze drite ne nje emigracion shqiptar te mbuluar nga llumi e peshtymat e opinionit publik evropian ! 30 min te jetes se saj vlejne, peshojne e ndricojne me shume se 30 vjet te kesaj shkerdhatocie shqiptare qe na nxiu ! Ne radhe te dyte mos na hapni barkun, e mos beni sikur habiteni ! Nuk kam nevoje per prova, e di shume mire cdo njeri qe ka patur sy e veshe keto 30 vjet se fatkeqesia kombetare PD qe ne fillim mblodhi reth saj llumin e shoqerise , e ky llum nuk mund te sillej ndryshe ! Solli ne pushtet e ne plan te pare korrupsionin , pa aftesine , kurverine e felliqesine, hipokrizine e pabesine e nje shoqerie ne cdo qelize te saj ! Edhe sot njesoj jane, nuk kane ndryshuar ! Prandaj edhe njerzit mendojne 100 here me mire Rama me gjithe mangesite e tij se sa kjo rrace e qelbur, qe sa me shume te germosh as me shume poshtersi do te gjesh! DUA LIPA RESPEKT ..zoti ta befte drite !!!

  • Eshte nje procedure mjaft normale qe gazeta Dita jep ne kete artikull opinionin e dy analisteve per nje problem te caktuar; ne rastin konkret ne temen e korrupsionit zyrtar. Tematika trajtohet me seriozitet nga analistet kurse komentet duken mjaft me vrer dhe disa here jashte temes qe diskutohet.

    Gazeta ka zbuluar nje abuzim me parate e taksapagueseve nga nje ish-funksionar i larte i shtetit dhe e ben ate publik, kjo eshte detyra e medias. Eshte apo s’eshte i vertete ky shperdorim ate duhet ta zgjidhin organet kopetente (Kontrolli i Shtetit dhe Prokuroria).
    Po ashtu nese nuk eshte ashtu duhet te ankohet funksionari ne fjale. Ky i fundit, politikan i pascrupullt dhe minister medioker, njihet ne Shqiperi per bemat dhe skandalet e tij kriminale si ai i Gerdecit, ndaj apriori nuk vihet ne dyshim se ai i ka kryer edhe shperdorimet e permendura nga Dita. Kujtoni edhe ciklin “Mediu” qe e ka trajtuar disa here dhe americano-shqipetari G. Kokalari.

    “Politikani” Mediu eshte nga servilat politike i mberthyer dhe i perdorur ne te gjitha legjistaturat nga famekeqi Berisha. Natyrisht si per te gjithe kriminelet politike ketu ka pjesen e fajit edhe PS qe sa here mer pushtetin “harron” te ngreje akuza dhe te ndjeke ata qe i perflet gjate fushatave elektorale.

    Persa i perket kengetares E.Fara ketu ajo permendet per bashkepunim ne nje afere korruptive. Nuk ka rendesi nese ajo eshte e rendesishme si kengetare apo jo. Nese ajo ka shkelur ligjet apo ka abuzuar me “detyren” shteterore atehere ajo duhet te mbaje pergjegjesine qe i takon. Nese vertet ajo ka marre pagesa fiktive, atehere akoma me keq per te se eshte dhe kengertare e njohur. Nese ishte e zonja te fitoje para si kengetare atehere pse e uli veten te mare nje rroge shteti te pamerituar? Le ta mbroje veten me mjete ligjore apo mediatike nese akuzohet pa baza.

    Eshte e vertete se permendja e kengetares D. Lipa dhe krahasimi ketu me E.Faren nuk kishte pse te behej. Por edhe pse u permend nga analistja e gazetes nuk ka pse te acaroje disa komentatore e te sulen me tere baterite: ne fund te fundit ajo permendet per mire, nuk shahet.

  • Kjo kengetarja eshte gjynaf nga Zoti! Duke qene mire e bukur ne pune te vete, meret me Fatmr Gerdecin? Po ti moj shushe e nxjerr vete jeten tende, apo tafma e madhe. Korr tani ato qe ke mbjelle vete! Budallaçke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *