Viktor Malaj
“Kurrfarë alibije nuk do ju shpëtojë nga pranimi i përgjegjësisë”
Napoleon Hill*
Kongresi i fundit i PD-së ishte shembulli më i mirë për të kuptuar kalbëzimin tonë moral si shoqëri dhe, veçanërisht, mjerimin moral dhe politik të partisë më të madhe opozitare të vendit. Të kesh humbur pesë palë zgjedhje politike, qendrore dhe vendore, rresht dhe të mos gjesh gabime, faje dhe përgjegjësi tek vetja jote, si individ apo grupim udhëheqës, do të thotë se je plotësisht i papërgjegjshëm politikisht, i pamoralshëm qytetarisht dhe i padenjë kombëtarisht.
Duke ndjekur sjelljet, qëndrimet dhe veprimet politike të kësaj partie dhe, veçanërisht, të kupolës së saj drejtuese, njeriu arrin në konkluzionin dëshpërues se kjo çetë kokëboshësh e kapluar gjithnjë nga ethet politike, në përpjekje për të gënjyer sistematikisht popullin shqiptar, ka rënë vetë pre dhe viktimë e mashtrimeve të veta dhe beson se gjithnjë ka qenë në rrugë të drejtë, ka bërë veprime moralisht të pranueshme, politikisht të dobishme dhe ligjërisht të justifikueshme. Nga ana tjetër, kanë nisur të besojnë se këta nuk kanë mundur të qëndrojnë gjatë apo të kthehen shpejt në pushtet për të vetmin shkak se kanë pasur dhe kanë përballë monstrën (përbindëshin politik), “të keqen më të madhe dhe të vetme politike e kombëtare” që quhet PS që ka në krye Edi Ramën. Pra, ata e meritojnë të vijnë dhe të qëndrojnë në pushtet gjatë, shumë gjatë, ndoshta përjetësisht, krahasuar me “injorantin Ahmet Zogu që qëndroi 15 vjet në pushtet” (sipas S. Berishës), por s’kanë ç’i bëjnë kriminelit vendas Edi Rama dhe Grupit të Strukturuar Diplomatik (nënkupto kriminal) Ndërkombëtar.
Edhe ato pak figura politike të asaj partie që adresuan kritika ndaj drejtuesve të sotëm të saj, asnjëherë dhe askund nuk iu referuan të kaluarës së largët apo të afërt të partisë dhe, veçanërisht, sjelljes së saj me pushtetin në të shkuarën. E gjithë turma politike e sallës së madhe të Kongresit, e shndërruar në një tufë “shpirtërash të vdekur”, bënte sikur besonte se dikush tjetër është fajtor për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, se votat e tyre u ishin vjedhur apo blerë, se ata e meritojnë, si askush tjetër, të jenë sundues dhe aspak të qeverisur prej të tjerëve, se vetëm ata përfaqsojnë “demokracinë dhe idealet e saj” etj.etj.

Askush prej tyre nuk i shtron pyetjet legjitime dhe të arësyeshme: pse i kemi humbur ne zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore disa herë, edhe kur ishim në pushtet por edhe në opozitë? Pse shqiptarët, vetëm një herë në vitin 1992, atëherë kur nuk na njihnin ende dhe as na kishin provuar në pushtet, na votuan në shumicë (62 %) dhe çdo herë tjetër nuk kemi arritur të marrim as gjysmën e votave të vlefshme? Pse në vitin 1992, vetëm katër muaj pas fitores së zgjedhjeve parlamentare, dolëm de facto në opozitë pasi humbëm gati 25 % të elektoratit në zgjedhjet vendore? Pse qeveritë perëndimore, që ishin përkrahëset dhe sponsorizueset tona kur ne nuk ishim provuar ende në pushtet, u bënë qortueset dhe refuzueset tona menjëherë pas marrjes së pushtetit dhe pandërprerë deri sot? A është e mundur që ne të jemi në rrugë të drejtë, të pagabueshëm dhe “e vetmja shpresë për shqiptarët”, e, megjithatë shumica e tyre nuk na beson dhe hamë përherë “dajak” nga kancelaritë perëndimore?
Të dehur me gënjeshtrat e veta se kinse partia e tyre u krijua nga njerëz idealistë, se “ne përfaqsojmë idealet e dhjetorit” dhe mbrojmë parimet demokratike etj.etj. udhëheqja e kësaj partie është kalcifikuar dhe nuk ka aftësi për vetëndreqje dhe përmirësim të punëve. Duke qenë një grup njerëzish që gjithnjë kanë propaganduar me bujë e zhurmë parime, por kanë ndjekur interesa; që kanë folur për ideale, por kanë luftuar për përfitime; që kanë bërë rolin e “mësuesit” të parimeve me fjalime nëpër tribuna, por kanë kryer veprimtari të kundërligjshme praktikisht, janë bërë të paarsyeshëm dhe të pandjeshëm. As kanë dashur dhe as kanë pranuar gabimet, fajet dhe krimet e veta dhe, rrjedhimisht, as nevojën për vetëdijesim, pendim dhe vetëpërmirësim. “Faji” më i madh që i kanë njohur vetes, pas humbjes së vitit 2013, ka qenë fakti se “nuk kishin punuar sa duhet për ta bërë popullin të vetëdijshëm për arritjet e tyre”.
Ata kanë dhunuar e falsifikuar zgjedhje parlamentare e vendore (1996, 2009, 2015) dhe nuk janë penduar; kanë rrahur, burgosur e vrarë kundërshtarë politikë dhe janë krenuar; kanë rrahur e burgosur gazetarë dhe djegur redaksi gazetash dhe janë zgërdhirë; kanë marrë pushtetin me dhunë (1998) dhe janë justifikuar; kanë rrënuar shtetin dhe rendin, kanë sulmuar e djegur komisariate policie dhe kanë fajësuar të tjerët; kanë lejuar kartele droge (Lazarat), kanë kryer korrupsion galopant dhe asnjëherë s’e kanë pranuar; kanë minuar ngritjen e drejtësisë profesioniste e të pavarur dhe na e kanë shitur si “drejtësi demokratike” etj.etj. Në hullinë e “të vjetërve” ecin edhe të rinjtë e asaj partie si njëfarë L. Fratari e cila pohonte se “PD lindi si parti e idealeve dhe e vlerave të djathta, lirive të individit, fjalës së lirë, të drejtës së pronës dhe lirisë së tregut”, por nuk denjonte t’i analizonte zbatimin e këtyre ” idealeve ” nga partia të cilës iu bashkua.
Megjithëse i kanë bërë të gjitha këto e të tjera, asnjëherë nuk ia shtrojnë vetes pyetjen: Përse vallë duhet të na besojnë dhe votojnë shumica e shqiptarëve? As në kongresin e fundit, ashtu si gjithmonë, askush nuk “bëzani” rreth të kaluarës dhe fajeve të kryer sepse po ta ngrinin zërin do të duhej edhe të drejtonin gishtin tek fajtori. Ata bënë të kundërtën: Fajtorin kryesor e pritën me duartrokitje, brohoritje dhe parulla (të turpshme dhe të gënjeshtërta) si, “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do!”. Përveç mashtrimit dhe vetëmashtrimit që identifikon një pakicë shqiptarësh me të gjithë Shqipërinë, kjo kope të ndërkryerish politikë ka guximin dhe paturpësinë të shpallë hero jo vetëm një njeri që shumica e shqiptarëve e neverit, por edhe në kohën që qeveria amerikane e ka shpallur “të korruptuar dhe minues të demokracisë”. Merreni me mend si do të kishte ushtuar Shqipëria nga ulërimat e dala prej grykave të shpellave mesjetare të këtyre hajvanëve të pashpresë sikur shpallja non grata t’i ishte bërë kundërshtarit të tyre kryesor politik. Atëherë as z. Mark Marku, një kritik sipërfaqsor i të vërtetës së hidhur, nuk do të pohonte se “Vendimi i SHBA-së nuk është i argumentuar pse është shpallur ‘non grata’. Nga pikëpamja juridike shpallet fajtor kur e dënon një gjykatë”. Janë me mijëra shqiptarët e shpallur fajtorë, kriminelë, hajdutë, vrasës, të korruptuar etj. tash tridhjetë vjet nga “gjykatësit” politikë të kësaj partie dhe, sidomos, nga “kryegjykatësi” Sali Berisha.
Vlerat apo antivlerat e PD-së nuk përcaktohen nga fakti nëse ata që janë në pushtet janë të mirë apo të këqinj. Z. Basha tha: “Ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”. Mirëpo, ka dy lloj ndryshimesh: ndryshimi i Shqipërisë drejt progresit dhe ndryshimi i qeverisjes së vendit për të sjellë ndryshimin e parë. Unë besoj se ndryshimin e vendit për më mirë e dëshiron çdo shqiptar normal, ndërsa besimin dhe shpresën se këtë ndryshim mund ta sjellë opozita e kryesuar nga Basha nuk e kanë shumica e shqiptarëve. Dhe kjo ndodh jo pse qeverisja aktuale ka bërë mrekullira dhe ka dëshmuar integritet të lartë, por sepse e kaluara e grupimit që kryeson L. Basha është e zezë dhe qëndrimi ndaj mëkatarëve të këtij grupimi krejtësisht i gabuar. Kaq mjafton për të mos pasur shpresë.
Në “garën” për kryesimin e partisë, Basha ua vuri si kusht pretendentëve të tjerë pranimin e faktit se “ne humbëm sepse Edi Rama realizoi masakrën elektorale nëpërmjet inxhinierisë së vjedhjes masive të votave”. Për shkak të kapacitetit të tyre të ulët dhe mungesës së integritetit të lartë moral e politik, këto figurina ranë pre e kësaj hileje dhe alibije. Qysh këtu gara ishte e mbyllur dhe rezultati i vendosur pasi fajtori projektohej jashtë “familjes politike” dhe, rrjedhimisht, të pafajshmit nuk mbajnë përgjegjësi pasi, e shumta, janë viktima.
Unë bëj pjesë tek të bindurit se qeveria ka përdorur marifete dhe mekanizma që i mundësonin asaj kompensimin e të qenit inferior në fushatë zgjedhore, pasi dihet se ai që është në pushtet është inferior ndaj kundërshtarit në kuptimin që vetëm qeveria vlerësohet nga punët e bëra apo të pabëra kurse opozita nga fjalët, fjalitë dhe frazat e shumëthëna. Mirëpo të thuash se Rama i vodhi zgjedhjet sepse “rriti pagat në vitin elektoral, bëri 120 milion euro investime për punë publike, iu pagoi 125 milion euro familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 2019, legalizoi ndërtesat informale, shtoi numrin e familjeve që marrin ndihmë ekonomike” etj. do të thotë se po bëhesh qesharak. Asnjë prej këtyre veprimeve, edhe po të jenë të vërteta, nuk përbën shkelje të ligjit.
Pretendimet e PD-së për blerje apo vjedhje të zgjedhjeve i bëjnë edhe më komike pohimet e saj se qeveria nuk lejoi ardhjen e emigrantëve nga Greqia pasi mbi ta do të zbatoheshin kufizimet e covid – 19 (a thua se ata e dinin se të ardhurit do të votonin për ta), se u gjetën 83 mijë fletë votimi të pavlefshme që iu përkisnin atyre (verifikimi i të vërtetës tregon se shumica e tyre lidheshin me partinë në pushtet dhe ndryshimi i pamjes së fletëvotimit nuk ngatërroi vetëm votuesit e PD-së) etj. Kur del dhe iu thua shqiptarëve se “qeveria u angazhua në një skemë sistematike të blerjes së votave në bashkëpunim me kartelet e drogës…” duhet të sjellësh dhjetëra apo qindra prova konkrete për këtë “masakër” dhe duhet të tregosh emrat konkretë të personave apo “karteleve” që u angazhuan, përndryshe je thjesht duke lehur për të zhvendosur vëmendjen sa më larg së vërtetës. Nëse thua se “PS vendosi përfaqsues të krimit të organizuar në listat e saj për deputetë” duhet të shpallësh emrat e këtyre deputetëve “kriminelë” dhe provat për veprimtarinë e tyre kriminale, si dhe shkaqet pse KQZ i miratoi emrat e tyre në lista. Kur përdor si pretekst “përdorimin e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë si formë e ushtrimit të presionit ndaj qytetarëve”, si dhe të ashtëquajturit “patronazhistë” duhet të qartësosh se për çfarë të dhënash personale sekrete bëhet fjalë dhe të sjellësh emrat e disa qytetarëve që iu është bërë presion dhe nga kush. Nëse pretendon se në listat e familjeve që përfituan ndihmë ekonomike u shtuan edhe të tilla që nuk plotësojnë kriteret ligjore, apo se iu dhanë dëmshpërblime për pasojat nga tërmeti familjeve që nuk pësuan asnjë dëm, e ke detyrim moral, politik dhe ligjor të sjellësh emra dhe raste konkrete, përndryshe paraqitesh si një trillues dhe shpifës ordiner, siç ke bërë edhe dhjetëra herë më përpara. T’iu thuash shqiptarëve se “qeveria intimidoi dhe dhunoi mbështetësit e opozitës” pa sjellë asnjë rast konkret dhe në një kohë që ti ke vrarë veprimtarin politik të qeverisë gjatë fushatës, është teprim deri në kufijtë e vetëdiskreditimit.
Të pohosh (Mark Marku, Fatbardh Kadilli etj.) se “Prej zgjedhjeve të 22 marsit 1992 PD nuk është parti me numrin më të madh të votave, madje edhe kur është parti fituese e zgjedhjeve…” dhe, nga ana tjetër, mosdaljen parti e parë në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 t’ia faturosh “masakrës zgjedhore të Edi Ramës” do të thotë se nuk je mirë nga mendt e kokës ose je mashtrues i paskrupullt.
Për të gjithë ata që ia duan të mirën Shqipërisë, ndryshimi dhe ndreqja e PD-së duhet të jetë dëshirë dhe lajm i mirë. Mirëpo, ashtu si në mjekësi, pacienti nuk mund të shërohet nëse përcaktohet gabim diagnoza dhe, rrjedhimisht, edhe terapia. Të shpallësh si shkak të humbjes “vjedhjen e votave” nga kundërshtari, apo disa gabime anësore të kryetarit të partisë dhe të mos e gjykosh problemin më thellë dhe më larg, do të thotë të vazhdosh të jesh “i sëmurë” dhe, ndoshta pa shpëtim. Z. Preç Zogaj thoshte me të drejtë se opozita duhet të ketë kartën morale për të fituar zgjedhjet. A e ka bërë ndokush, deri tani, pyetjen nëse kjo opozitë e ka këtë kartë morale dhe, nëse nuk e ka, si duhet ta fitojë. Pothuajse askush.
E vërteta historike dhe politike është se “karta morale” e PD-së ka qenë fort jetëshkurtër dhe ka skaduar në korrik 1992. Skadimin e saj e ka shkaktuar vetë kjo parti dhe, kryesisht, drejtuesi i saj me veprimet, sjelljet, qëndrimet, fajet dhe krimet e kryera, në pushtet dhe opozitë. Të tjerat janë përralla. Cilido individ apo grup individësh mund të bëjë gabime, faje apo, qoftë edhe krime, por individët e vlefshëm ia njohin ato vetes, i dënojnë moralisht, politikisht dhe ligjërisht dhe premtojnë mospërsëritjen e tyre. Tek PD ka ndodhur e kundërta prandaj e ka shumë të vështirë të bëhet ofertë e besueshme për shumicën e shqiptarëve pasi ka refuzuar vazhdimisht të njohë dhe dënojë fajet dhe krimet e saj. E vërteta qëndron në thënien e pashtjelluar të z. Mark Marku se “Një nga arësyet pse PD është ofertë e pabesueshme është se vetë PD e refuzon ndryshimin… Ne themi se jemi parti demokratike, por s’jemi fare parti demokratike”. Partia Demokratike ka dëshmuar se nuk është as në nivelin e PPSH-së, e cila votoi 98% për ndryshimin e sistemit politik (praktikisht, për dorëzimin e pushtetit) në dhjetor 1990 dhe në qershor 1991 i njohu shumicën e fajeve dhe krimeve të sundimit të saj. Ndërkohë, pasi kishte dhunuar zgjedhjet e majit 1996 dhe lejuar firmat piramidale, në mars 1997 krejt grupi parlamentar i PD-së votoi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ( me shpresë se do i ndihmonte në mbajtjen e pushtetit ) dhe rizgjedhjen e Berishës President dhe, deri më sot, nuk ekziston asnjë rezolutë e asaj partie që të njohë dhe dënojë pjesën e errët të së kaluarës së saj.
Është ky refuzim i shumicës së PD-së për të mos ndryshuar, dhe idhujtaria e tyre e verbër ndaj shkaktarit kryesor të skadencës së kartës së vet morale për qeverisje, që nxitën ambasadoren amerikane Yuri Kim të shkruante: ” Shumë diskutime këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja iu përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila nxirren mësime, dhe jo si një mouzole apo, akoma më keq si një burg që i mban të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”.
Aludimi është i qartë: Nëse vazhdoni të vizitoni “mauzoleun” e Sali Berishës, të frymëzoheni prej tij dhe ta adhuroni, ju do t’i përkisni së kaluarës dhe karta juaj morale për qeverisje do të kalbet në kënetën politike dhe historike të së shkuarës.
E thënë me fjalët e popullit: “O PD të hëngërt tenja, të keqen e ke nga brenda!”. Nëse vazhdon me komedinë e alibive, duke shpallur të pavlefshme procese zgjedhore që i çertifikon KQZ dhe i njeh gjithë bashkësia ndërkombëtare, kjo opozitë jo vetëm nuk vjen dot në pushtet, por do të rrudhet dhe bëhet objekt talljeje e shqiptarëve. Ata që ia duan të mirën Shqipërisë duhet të punojnë edhe për të mirën e PD-së, katarsisin e saj.
* Napoleon Hill – Gazetar dhe autor librash amerikan i shek. 20-të.

Qenka e mjeruar politikisht partia me e madhe opozitare dhe e kalbezuar moralisht shoqeria jone, e pertej kesaj qendron moraliteti, vitaliteti dhe vlerat e larta shoqerore ne pronesi vetem te pushtetit 8 vjecar Rama, te pa prekur nga ky kalbezim dhe mjerim?
Kete o shoku Tori duhet koka-rrase e Taulant Balles te ta besoje!
PD,qe ka mbetur nu do dhe nuk ka karte morale! Me ndershmeri nuk behesh lider i PD! PD promovon qe te behesh i pasur duke vjedhur,genjyer,vrare tradhetuar atdheun! Keto jane qellimet e PD dhe Saliut ndjekur nga Luli! Kush nuk e shikon kete eshte Qorr,kush e mbeshtet eshte Berishist! PD duhet te shpallet Terroriste!
Ke te drejte . Biles edhe Teatrin Kombetar PD-ja e prishi qe te ndertoj kulkat firma Fusha
Edhe keto cmime super te larta per karburant , drita, uje eshte PD qe i ka cuar ne keto nivele qe jand me te larta ne Bote
Edhe keto djegesat ku vidhen parate e Buxhetit me PPP
eshte PD qe po i ben keto pune
Biles edhe dje u akuzua per Korrupsion nga Departamenti Shtetit PD-ja sepse ajo eshte ne pushtet tani qe Shqiperia eshte vendi me i korruptuar i Europes ,
apo jo o rrot karri ?
DITA: Analizë e saktë e V.Malaj.PD me në krye SaliKrimin dhe LulHollandezin nuk ka KARTË MORALE.
-SB dhe Ata që e mbështesin Atë,janë FATKEQSI KOMBËTSRE.
-Në Kongresin e fundit PD duhet të kishte hedhur në KOSHIN E PLEHRAVE S.Berishën dhe L.Bashën,të paktën për 21 janarin dhe Gërdecin.
-Teioria e “MASAKRËS ZGJEDHORE DOLI NGA SB NË TV ZENI DT.26.04,Kur deri Atherë L.Basha shpallte fitoren KRYEMINISTROR me SHAMPANJË,Si në 2011 kur vodhi votat si KryetarBashkie dhe përgatiti TORTËN 40 MIL.€,që militantët u turrën me KOVA,LEGEN,KOKË,KËMBË..duke lënë nam në botë.Apo që theri dashin me brirë 1 m te dera e bashkisë.Dhe RISTANIN që i dha fitoren e flaku jashtë PD se thonte të vërtetën.
-SB,LB DHE SOI I TYRE NUK KA ÇA JAPIN MË.ATA DUHEN DËMUARË E NXJERRË JASHTË LIGJIT.
-Një Kryetar Partie që humbet 5 herë zgjedhjet dhe nuk pranon asnjë gabim..ose është i çmëndur,ose tallet me Partinë.Por ne dim se L.Basha është një karabush pa kokrra.
-Shpallja e Sb non grata nga DASH ishte momenti fundit që Lb dhe militantët HORRA duhet të ndaheshin prej tij.Tashë në këtë Parti e ka marrë FERRA URATËN.Ajo do të ngelet përjetsisht në opozitë deri sa të dënohen hajdutët e kriminelët 30 vjeçar Sb,Lb..e KO.
-FLM DITA,V.MALAJ
Rama qysh ne vitin 1990 tentoi te futej ne PD si “Heroi i Heshtur”
Shume luftoi me te gjitha menyrat, me servilizem,me force, duke mashtruar dhe duke rrejtur,por nuk ja doli dot. Kjo qe nje ender shume vjecare,por i ngeli sharra ne gozhde nga S.Berisha. Keshtuqe urrejtja per Berishen eshte shume e vjeter dhe eshte nje urrejtje shume e thelle she e pa vdekeshme. Edhe po te ja arrije qellimit qe Berishen ta fusi ne burg(qe te hypi ketu e te shohe Stambollin), ose ta vrasi,ai nuk ngopet, do ti dali ne ender deri sa te japi shpirte.
Po keshtu e pesoi edhe miliarderi Soros.Ju fut Berishes si nje gjarper,per te skllaveruar Shqiperine,qe deri ne nje fare menyre,nepermjet Socialisteve e ka skllaveruar,i ngeli sharra ne gozhde me S Berishen.
Berisha ja mbylli deren pamvaresisht se ky hajdut, kodrabandist,anti shqiptare, pro serb,eshte miliarder.
per kete Berishe ka marre nje urrejtje te thelle dhe shume te madhe deri ne perjetesi nga ky bastard boteror.
Te dy urrejtjet e perjeteshme jane bashkuar ne nje urrejtje gjigande boterore. aq e madhe eshte kjo urrejtje sa qe kane ushqyer edhe shtetin me te madh e me te fuqishem ne bote SH B A .
Duhen bere krahasimet:
Cfare beri Berisha per Shqiperine 5 vitet e para.
Cfare beri PP dhe PS keto 5 vite ,duhen hapur letrat
Cfare beri PS 8 vite ne pushtet
Cfare beri PD keto 8 vite ne opozite
Cfare beri Berisha 8 vite ne pushtet
Cfare beri PS keto 8 vite ne Opozite
Cfare beri PS apo Rama 8 vite ne pushtet
Cfare beri PD apo L Basha 8 vite ne opozite
Rama qysh ne vitin 1990 tentoi te futej ne PD si “Heroi i Heshtur”
Shume luftoi me te gjitha menyrat, me servilizem,me force, duke mashtruar dhe duke rrejtur,por nuk ja doli dot. Kjo qe nje ender shume vjecare,por i ngeli sharra ne gozhde nga S.Berisha. Keshtuqe urrejtja per Berishen eshte shume e vjeter dhe eshte nje urrejtje shume e thelle she e pa vdekeshme. Edhe po te ja arrije qellimit qe Berishen ta fusi ne burg(qe te hypi ketu e te shohe Stambollin), ose ta vrasi,ai nuk ngopet, do ti dali ne ender deri sa te japi shpirte.
Po keshtu e pesoi edhe miliarderi Soros.Ju fut Berishes si nje gjarper,per te skllaveruar Shqiperine,qe deri ne nje fare menyre,nepermjet Socialisteve e ka skllaveruar,i ngeli sharra ne gozhde me S Berishen.
Berisha ja mbylli deren pamvaresisht se ky hajdut, kodrabandist,anti shqiptare, pro serb,eshte miliarder.
per kete Berishe ka marre nje urrejtje te thelle dhe shume te madhe deri ne perjetesi nga ky bastard boteror.
Te dy urrejtjet e perjeteshme jane bashkuar ne nje urrejtje gjigande boterore. aq e madhe eshte kjo urrejtje sa qe kane ushqyer edhe shtetin me te madh e me te fuqishem ne bote SH B A .
Duhen bere krahasimet:
Cfare beri Berisha per Shqiperine 5 vitet e para.
Cfare beri PP dhe PS keto 5 vite ,duhen hapur letrat
Cfare beri PS 8 vite ne pushtet
Cfare beri PD keto 8 vite ne opozite
Cfare beri Berisha 8 vite ne pushtet
Cfare beri PS keto 8 vite ne Opozite
Cfare beri PS apo Rama 8 vite ne pushtet
Cfare beri PD apo L Basha 8 vite ne opozite
Rama nuk ka faj
Si është Hoxha ashtu është xhemati
Shkaju i humbjes së vitit 2013, ka qenë fakti se nuk kishin “punuar” sa duhet për ta bërë popullin të vetëdijshëm për “arritjet e tyre”.
Aty ku kanë të drejtë, kanë…
I ke inatin, por jepi “hakun”!
21 janari dhe Gërdeci ishin vërtet “arritje”.
“Punë më të ndritur” sekti PeDe-ist kurrë s’ka bërë në gamën e larmishme të inskenimeve politike
E keqja PD nuk eshte urrejtja e Rames dhe Sorosit,,E keqja e PD eshte se e urrejme me shume ne qe e themeluam.
Me kujtohet Drita Kosturi me shkop,e shoqeruar nga dy vajza.Njera e pyeti:Kush eshte gabimi me i madh i jetes tende?-Gabimi me i madh i jetes sime eshte se u bera komuniste.
Basha eshte i vogel dhe ka aq pergjegjesi,sa ka Ramiz Alia ne terrorin 40 vjecar te enverit.
Berishes do ti thoja t`i drejtohet perseri rrugacerise,qe e ngrinte lart me githe makine ne 91,qe ja pastroi rrugen nga INTELEKTUALET,,qe mbushte sallat e kongreseve per te denuar armiqte.Ata sot jane barkderra bisnesmene,pronare motelesh,hotelesh me drita
Po nuk e votuan Ata,nuk ka kush ta votoje tjeter.
PD perfundimisht mund te quhet vjedhesja e levizjes demokratike te popullit filluar nga studentet ne dhjetor 1990.Pra Duke qene vjedhese e mashtruese, populli shqiptar fillimisht e zboi me force ne 1997.Ne 2005 PD fitoi perseri si resultant I lojrave te ndyra te kastes politike,Berish-Meta-Nano.Kjo eshte gjithe bla bla black.
Fajin e ka opozita per te gjitha, çfar faji ka rilindja se vidhen leket per te blere kapelet e policit!Faji eshte i opozites. Ku eshte faji i rilindjes se kryebashkiaku i lushnjes eshte i korruptuar,eshte faji i opozites.Eshte faji i opozites qe ne Durres e Kavaje digjen ne afersi te plazhit.Mbi te gjitha eshte faji i opozites qe kapitalistet shqetesojne shokun Braçe duke bere zhurme me eskavatoret dhe Braçja i shkrete nuk mund te dremise i qete.
Per fatin ton te jkqe , ndryshimi i sistemit e gjeti vendin ton te pa pergatiture per t`ju pergjigjur ketij ndryshimi .
Ne fillesat e saje u thirren per te ber ndryshimin ata qe ishin te kalbur, qe gjate jetes se tyre, te cilet urrejtja ndaj sistemin, te cilet ata ne shqiperi qendruan si breshka ne dhe, dhe kure dolen ne “driten” diellit te tyra ata ishin te verbuar dhe nuk e duroni dote kete drite qe atyre u kishte munguaR NE VITE .
ATA SI TE KALBURE QE ERDHEN C`DO GJE QE GJETEN NE SHQIPERI U DUKEJ E KALBUR..
U duke e kalbure gjithcfare madje njefar Azem Hajdari lideri i Dhjetorit jo nje here pore me qindra here kerkonte qe edhe tokeh te kthehet permbys se gjithcfar i ishte komuniste.Edhe perse vete bashke me Berisha ishi te dy komuniste, ata luftoni ne fronte tanime jo kunder komunisteve se komuniste e luftuan vete veten e tyre, pore kunder ekomomise , se ketij vandi qe qarqet antishqiptare i udhezuan ta shkermoqin ne te gjith drejtimet.
Kjo parti e kalbure qe ne ne kohen qe rrinte si breshka nen dhe , ju turre te gjith kategorive shkencore per ti degraduar dhe ne vend te tyre erdhen breshkanat e kalbur qe per pesedhjetvje kishin qendruar si bresha ne dhe dhe kure dilnin ndonjeher nga dheu ata ishin te verbuar dhe era dhe, u vjebne edhe sote e mote.
Pra nje parti e kalbure qe pa lindure ajo kurre nuk munde te beje ferke. Ajo nuk luftoi per sherimin e keti kalbezimi pore edhe me shum i beri hyzmet kalbezimit te saje.
Kalbezimi i tyre e kalbezoi ter ekonomin tone, E shfarosi sikuire te kishte rene automi.
Klabezimi e shkatrroi Arsimim, Kulturen, Drejtesi, edukimin, dhe kalbzimi i tyre kalbezoi gjithcfar.
Po bere fajhe sipas tyre do te gjykohesh ne gjykaten e kalbezuar, Pra drejtesia e plepave ishte nje drejtesi e kalbure e cila kalbnezoi te gjith poret e drejtesi sone.
Edi Rame me ardhejn ne pushtet beri lufte te madhe per ta sherua kete kalbezim te Drejtesise pore nuk ja arriti deri sa u drejtua tek partneret tane strategjik ku u tha: Ne shqiptare nuk bejm dote drejtesi. Prandaj po ua lejme Patenreve tane ta bejen drejtesim” Ketu filloi sherimi i kalbezimite te drejtesie i cili pa tjeter qe do te sheroi edhe demokracin e munguar per tridhjet vite.
Pranda te jeni te bidure qe kalbezimi nuk lindi me ardhejn e tyre ne pushte, pore keta ishin te kelbezuar qe kure keta i kthyen pushkan Atedheut te tyre,!
Pra kjo parti e kalbezuar, kurre nuk ka mundesi ti rikthehet ne pushtetit, sepse, edhe perse ndrrohet kuajt e karroces, karroca e kalbure ngelet po ajo.
Per fatin ton te kqe , ndryshimi i sistemit e gjeti vendin ton te pa pergatiture per t`ju pergjigjur ketij ndryshimi .
Ne fillesat e saje u thirren per te ber ndryshimin ata qe ishin te kalbur, qe gjate jetes se tyre, te cilet urrejtja ndaj sistemin, te cilet ata ne shqiperi qendruan si breshka ne dhe, dhe kure dolen ne “driten” diellit te tyra ata ishin te verbuar dhe nuk e duroni dote kete drite qe atyre u kishte munguaR NE VITE .
ATA SI TE KALBURE QE ERDHEN C`DO GJE QE GJETEN NE SHQIPERI U DUKEJ E KALBUR..
U duke e kalbure gjithcfare madje njefar Azem Hajdari lideri i Dhjetorit jo nje here pore me qindra here kerkonte qe edhe tokeh te kthehet permbys se gjithcfar i ishte komuniste.Edhe perse vete bashke me Berisha ishi te dy komuniste, ata luftoni ne fronte tanime jo kunder komunisteve se komuniste e luftuan vete veten e tyre, pore kunder ekomomise , se ketij vandi qe qarqet antishqiptare i udhezuan ta shkermoqin ne te gjith drejtimet.
Kjo parti e kalbure qe ne ne kohen qe rrinte si breshka nen dhe , ju turre te gjith kategorive shkencore per ti degraduar dhe ne vend te tyre erdhen breshkanat e kalbur qe per pesedhjetvje kishin qendruar si bresha ne dhe dhe kure dilnin ndonjeher nga dheu ata ishin te verbuar dhe era dhe, u vjebne edhe sote e mote.
Pra nje parti e kalbure qe pa lindure ajo kurre nuk munde te beje ferke. Ajo nuk luftoi per sherimin e keti kalbezimi pore edhe me shum i beri hyzmet kalbezimit te saje.
Kalbezimi i tyre e kalbezoi ter ekonomin tone, E shfarosi sikuire te kishte rene automi.
Klabezimi e shkatrroi Arsimim, Kulturen, Drejtesi, edukimin, dhe kalbzimi i tyre kalbezoi gjithcfar.
Po bere fahe sipas tyre do te gjykohesh ne gjykaten e kalbezuar, Pra drejtesia e plepave ishte nje drejtesi e kalbure e cila kalbnezoi te gjith poret e drejtesi sone dhe ne tersi demokracin Shqiptare aqe shume qe i duhesj Shqiperise.
Edi Rame me ardhejn ne pushtet beri lufte te madhe per ta sherua kete kalbezim te Drejtesise pore nuk ja arriti deri sa u drejtua tek partneret tane strategjik ku u tha: Ne shqiptare nuk bejm dote drejtesi. Prandaj po ua lejme Patenreve tane ta bejen drejtesim” Ketu filloi sherimi i kalbezimite te drejtesie i cili pa tjeter qe do te sheroi edhe demokracin e munguar per tridhjet vite.
Pranda te jeni te bidure qe kalbezimi nuk lindi me ardhejn e tyre ne pushte, pore keta ishin te kelbezuar qe kure keta i kthyen pushkan Atedheut te tyre,!
Pra kjo parti e kalbezuar, kurre nuk ka mundesi ti rikthehet pushtetit, sepse, edhe perse ndrrohet kuajt e karroces, karroca e kalbure ngelet po ajo.
PD-ja eshte parti e forte.Me futjen e Mediut dhe Saliut ne parlament ajo do te shpalose vlerat e saj patriotike dhe shprese per shqiptaret.
PD-ja eshte forca me rreksiaonare dhe me antikombetare qe ka pare historia.Sa me shpejt kjo force politike te ndjek shembullin e Korces te largohen nga kjo forc politike qe akoma komandohet nga Saliu.
Saliu eshte kryekrimineli kunder shqiptarve.!