Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një shkrese zyrtare i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njëkohësisht edhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, hapjen e dyerve të stadiumeve në vend me kapacitet të plotë për të gjithë personat e vaksinuar.
Në shkresën e dërguar Ministres së Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, FSHF kërkon që të lejohet prania e tifozëve shqiptarë në stadiume, në kuadër të ndeshjeve që klubet shqiptare po zhvillojnë në kompeticionin “UEFA Conference League” si dhe në mbështetje të Kombëtares shqiptare, në dy ndeshjet që kuqezinjtë do të zhvillojnë në shtator kundër Hungarisë dhe San Marinos, të vlefshme për Kupën e Botës 2022.
Federata e Futbollit jep shembuj konkretë se si përmes bashkëpunimit dhe kujdesit maksimal, mund të organizohen evente të mëdha, pa rrezikuar jetën e njerëzve, siç ishte edhe zhvillimi i Kampionatit Europian 2020, apo edhe ndjekja e ndeshjeve në sheshin “Skënderbej” nga mijëra sportdashës, duke u treguar të kujdesshëm.
“Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet deçizive të Shtatorit. Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, – shkruhet në kërkesën e FSHF-së për Ministrinë e Shëndetësisë.
FSHF shprehet e gatshme të marrë të gjitha masat që tifozët e pranishëm në stadium do të jenë të vaksinuar si dhe do të ndiqet me rigorozitet të plotë Protokolli i Rikthimit në Lojë.
e.r/dita

Ky fragmenti ketu eshte qesharak fare….
Federata e Futbollit jep shembuj konkretë se si përmes bashkëpunimit dhe kujdesit maksimal, mund të organizohen evente të mëdha, pa rrezikuar jetën e njerëzve, siç ishte edhe zhvillimi i Kampionatit Europian 2020, apo edhe ndjekja e ndeshjeve në sheshin “Skënderbej” nga mijëra sportdashës, duke u treguar të kujdesshëm.
Ku i ke shembujt konkroet o Duka i krimit, o kermill abuzues felliqsire obeze…
E para – Konkretisht, Italia rishikoi masat sepse pas Euro ju rriten infektimet me mijera. Po keshtu edhe ne Britanine e Madhe.
Dhe mos na trego kujdesin ne sheshin Skenderbej se kujdesi ketu ka kohe qe ka cofur, smban me njeri as maske as distance.
E dyta – Edhe vete prodhuesit e vaksines thone qe vaksina nuk te mbron nga ri-infektimi, te mbron qe ti te mos e kalosh semundjen ne spital.
Ky eshte diskriminm i paster qe ti, sot, do lejosh vetem tifozet e vaksinuar (se si do te ta vertetojne ata kete vetem mendja jote pjellore e di), Sot me mos-lejimin ne stadiume neser me Gren Pass -in ju plehra te ndyre. Skeni faj, ju levizin fijet nga lart dhe hapni gojen dhe ju por do ta gjeni oponencen ne nje te ardhme te afert.
E treta – Fakti qe ju apo edhe federata Italiane kur mori leje per te festuar me autobus (gje per te cilen ishin kunder autoritetet sepse do te mblidhte shuuume njerez dhe ky sipas tyre eshte problem), mund ti thyeni rregullat, atehere kjo gje mban ere te keqe…
Sepse shume mire edhe klubet e nates mund te ngrihen e te thone qe nen masa te rrepta sigure le te hapen klubet qe njerezit ti kthehen normalitet dhe ne te mos falimentojme!!
Ja te nderuar, kjo eshte farsa qe e mbollen dhe tani po e ujisin, jo keta se keta sjane vecse buratine, po ca te tjere me lart se keta.
Vazhdoni shpikni variante dhe mekanika frikesuese se sa te jene gjalle delet ju keni per ti udhehequr.