Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar “Ndërmjetësi”.
Pas një hetimi nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, janë vënë në pranga 3 persona, ndërsa është dhënë masa detyrim paraqitje për 3 punonjës të Kadastrës së Tiranës, pasi akuzohen se mbivendosën prona.
Pamjet që po shikoni tregojnë momentin kur zyrtarët e Kadastrës që u vunë në pranga, janë shoqëruar për në polici. Njëri pas tjetrit, ata zbresin nga mjetet e uniformave blu dhe futen në Drejtorinë e Tiranës.
Aksioni nga SPAK u zhvillua sot. Gazmend Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha janë tre personat që u arrestuan. Panol At-Nikolla u pezullua ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht. Një person është shpallur në kërkim.
Më poshtë, njoftimi zyrtar:
“Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i urdhrave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:
Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personave nën hetim:
B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .
Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:
Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .
Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .
Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
e.r/dita

Thuhej dikur…”qeveria e kap leprin me qerre”( kur do ).
Le te shpresojme se kane bere deme te medhaja legenat.
Kur do vini ne Vlore .Prokuroret e Vlores nuk kane nge jane duke regulluar letrat per vettingun kurse nepunesit e kadastres nga i pari te i fundit nuk bejne e leshojne asnje dokument pa mare me pare ate qe duan leket .Po si ka mundesi qe nje institucion qe paguhet me taksat e shqiptarve te mbaje peng cdo njeri qe kerkon nje dokument te shesi pronen a te mari certifikaten e prones qe ka blere .Keta nepunes shteti qe mbajn peng qarkullimin e kapitalit por edhe te vlerave dhe nuk i bien njeriu ndermend qe keta jane me keq se ata qe shkateruan ekonomine e ketij vendi .Keta jane mostra qe mbajn peng cdo individ qe do te leri kolateral nje prone e te mare nje kredi ,Cdo njeri qe kerkon te ndertoje e investoje e i duhet nje dokument pronesie ,keta jane me shume se armiqt e ketoj vendi qe mbajn peng kapitalin dhe vlerat qe pengojn qarkullimin e kapitalit dhe sjellin kolapsin vetem se keta vemje duan perfitime materiale .Burgu eshte shum pak per keta mostra .
Arber I respektuar …. Fai eshte I te gjithe kryeministrave qe nga Meksi e deri tek Edi Rama.Mos haro dhe deputetet e dhjere ushtare te shefave te tyre .Ka 30 vite qe shkelet kushtetuta dhe ti ben filozofi boshe .SPAK mos luaj theater majmunesh me kushtetuten me ligjin anti prone te Ramiz Alise qe mos e trehte dheu .
SPAK mos humbi kohe ,te meret me Gjirin e Lalzit, she mbas Lalzit te meret me te gjithe pronat e trojet e vjedhur pronareve nga banditet politikane te Katovices
Humbje kohe! S’ka bythe njeri te merret me Saliun dhe Liken dhe me te tjere te forte ne politike!
Spaku dhe gjykata e fierit para ca kohesh kishte ne shqyrtim dosjen e Bankers Petroleum qe akuzonte Lonin per vjedhje marramendese te kompanise dhe asgje nuk po degjohet se cfare u be me kete masaker ne Patos-Marinzes. Loni atje eshte nje koke turku, sepse atje ka hajdute politikan, deputet qe jane bashkepunetor me Bankers dhe vete kompania eshte hajdutja me e madhe e kesaj pasurie natyrore. Pse nuk avancojne hetimet ne kete vjedhje marramendese? apo pritet te harrohen, ashtu si shume te tjera, dhe pastaj te mbyllet. SPAKU sot po merret me ca cironka neper rrethe, gjen ndonje qorr neper bashkite e rretheve dhe merret me ta per te shmangur dhe te shtyj sa te jet e mundur hetimet per kokat e medha te korrupsionit dhe shkaterrimit te shqiperise Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Lulezim Basha, Arben Ahmetaj, Melinda Balluku, Damian Gjiknuri, Ilir Beqja, etj., etj., qe kane bere dhe po bejne kerdine me pasurite kombetare dhe taksat publike. Kjo eshte taktike e Edi Rames per te shmangur ndeshkimin e politikaneve dhe per ta shtyre ata sa te jete e mundur, bile keshtu si ka nisur do duhen vite per te ndeshkuar korrupsionin e ketyre te rretheve, ku kane levizur ca miliona leke shqiptare, kurse ata larte kane levizur qindra miliona EURO. Pra, shtyje sa me shume ndeshkimin e politikaneve dhe qeveritareve te nivelit te larte, kjo eshte nje mundesi tjeter qe po u jep Rama atyre, ne menyre qe edhe po qe se ata do te ndeshkohen nje dite, deri atehere ka kohe qe ata te fshehin pasurite dhe parat ose nje pjese kane shkuar ne boten tjeter. Ata qe mund te kapen, SPAK nuk ka cfare tu gjeje me ose ti sekuestroj dhe maksimumi mund te marrin ndonje denim te vogel sa per tju rrezuar pak dhjamet dhe barkun. Pra korrupsioni I niveleve ta larta ne shqiperi nuk ka per tu ndeshkuar kurre, sepse SPAKU dhe gjithe organet e drejtesise jane te kapur teresishte nga politika, majtas dhe djathtas, por qe te dyja jane bashke dhe kane nje qellim te perbashket minimin dhe shkaterrimin e reformes ne drejtesi per te shpetuar pasurite dhe kokat e tyre. Per cfare po levrine Meta dhe Monika neper Europe dhe ne Amerike, po gjene klient per te shperndar dhe siguruar pasurite e vjedhura dhe kete shance te arte po ja jep Edi Rama. Keshtu po veprojne te gjithe hajdutet e politikes. Per ta, zgjatja e kohes se mosndeshkueshmerise, tani eshte flori dhe e mjaftueshme per te vjedhur akoma dhe per te fshehur dhe shperndar ato qe kane vjedhur. Reforma ne drejtesi do merret me ata hajdutet e vegjel te vobeketit, ndersa orjentimin se kush do arrestohet e jep komandanti i madh Edi Rama, si perfaqesues I bandes politike kriminale-hajdute kombetare shqiptare. Prandaj taktikisht SPAK e ka filluar steprapethi, nga bishti, ai duhet te fillonte nga kokat dhe keta te bishtit do shkonin me kembet e tyre tek dera e SPAKUT, pra do denonconin vetevehten para tij. Pse nuk i sekuestron pasurite SPAKU ketyre qe arreston? kjo eshte nje domethenie e madhe sepse ka politiken ne prapaskene. Kush vodhi do ti gezoj pasurite e vjedhura, mjere populli qe fitoi varferine ekstreme.
Po pse mo besoni se do i lene ne burg?hajde naive qe ka ky vend.Ata dergohen ne arrest shtepie si gjithe te tjeret qe pastaj te lihen te lire!