Policë të paaftë e të korruptuar

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje Dita! U bë e disata herë që shkruaj po për të njëjtin shqetësim. Furgonat e paligjshëm që bëjnë transport udhëtarësh për në Durrës, janë bërë të padurueshëm nga thirrjet në kupë të qiellit, duke ftuar qytetarët që të hipin në makinat e tyre gërdalla. Policia bashkiake qëndron më së shumti në kafe, ndërsa ajo e rendit qëndron afër tregut, ngjitur me furgonat e rregullt që presin rradhën për të bërë transportin e qytetarëve për në Durrës. Po policia rrugore në autostradë, gjumit ja fut tërë ditën që nuk i kontrollon këta të paligjshëm?! Akoma do vazhdojë kjo gjendje me këta policë të paaftë e të korruptuar? Rilindje apo vazhdim i të keqes që menduam se e hoqëm qafe?!

Share This Article
1 Comment
  • Nuk di per tjeret, por Policia Rrugore eshte ne krye te detyres bile po punon per vitin 2020 duke vene gjoba e duke realizuar planinpara afatit duke e nderuar dhe te nderuarin S.Tahiri. Aferim kesaj i thone Rilindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *