FJALË LAMTUMIRE MOS MË THUAJ

Ornela

Fjalë lumturie mos më thuaj
Me ty më shkon viti si një muaj.

Mos më lerë në akull dhe dëborë
Me ty më shkon dita si një orë.

Puthmë si një foshnje dhe më duaj
Në këtë rrëmujë jemi të huaj.

Për pak paqe zemra m’u copëtua
Vetëm ty të kam edhe ti mua.

Paqe s’ka gjëkund kjo botë e vjetër
Vetëm ty të kam dhe asnjë tjetër.

Në këtë rrëmujë jemi të huaj
Shpjermë sa më larg që të mos vuaj.

Kudo që të shkosh më merr me vete
Ku nuk ka vullkan dhe tërmete.

Merrmë mua dhe zemrën time
Mos më lerë të vetme si jetime.

Se këtu jetime po të mbetem
Por si loti dhe vesa tretem.

Mos më lerë të tretem duke qarë
Tani nuk është koha për t’u ndarë.

Veç ty…

Me shpirt t’i fala pa ngurrim,
Veç ty çdo gjë që pata
Me ty e shkurtër më është dita
Dhe më e shkurtër nata.

Në gjirin tënd të ëmbël gjeta,
Dhe lule, dhe polen,
Me ty e shkurtër më është jeta,
Por vdekja kurrë s’më vjen.

Arben Duka

Share This Article
2 Comments
  • NJË OPOZITË E KAPUR DHE E KALBUR

    Mbaruan zgjedhjet e u masakruan,
    votat u blenë masivisht thotë Luli,
    u tejfry administrata me militantë,
    kështu Rama dhe kësaj radhe ia nguli!

    Por Basha s’është i shqetësuar aspak,
    edhe pse humbjet iu bënë mullar,
    nxitoi të bënte zgjedhjet në parti,
    që të siguronte prapë vendin si kryetar.

    Del në media sa për mos t’u harruar,
    futja pordhës e gri sallatë,
    na thotë përherë gjëra që i dimë,
    por s’bën asgjë, sikur del për gallatë!

    Duket hashiqare që ai është rehat,
    se edhe në opozitë privilegjet i merr,
    kështu do fillojë të bëjë teatër prapë,
    edhe pse nga qulli ai qimen s’nxjerr!

    Vetëm një gjë të bën shumë çudi,
    asnjë fjalë s’po thonë për Lali Erin,
    me siguri që marrin tendera atje,
    po dolën allishverishet humbin nderin!

    Jo vetëm nderin po s’i beson më njeri,
    iu bie gjithë teatri i së keqes së madhe,
    se PD-PS pazaret i bëjnë bashkë,
    kështu tallen me popullin që ka halle!

    A ka punësuar Veliaj këto 8 vitet e fundit,
    ndonjë familjar të zyrtarëve të opozitës,
    a i ka dhënë atyre ndonjë privilegj,
    prandaj këta ”opozitarë” i fshihen dritës?

    Askush nuk do t’ja dijë për hallet e miletit,
    PD është kalbur, ka vetëm matrapazë,
    kanë siguruar të ardhmen e familjeve të tyre,
    por për Shqipërinë është kritike kjo fazë.

    Prandaj o popull po e shikoni Bashën,
    që rri urtë e nuk e ”’vë ujin në zjarr”,
    përveçse i ka bërë milionat tashmë,
    me rilindjen ka tërë kohës që bën pazar.

  • NJË OPOZITË E KAPUR DHE E KALBUR

    Mbaruan zgjedhjet e u masakruan,
    votat u blenë masivisht thotë Luli,
    u tejfry administrata me militantë,
    kështu Rama dhe kësaj radhe ia nguli!

    Por Basha s’është i shqetësuar aspak,
    edhe pse humbjet iu bënë mullar,
    nxitoi të bënte zgjedhjet në parti,
    që të siguronte prapë vendin si kryetar.

    Del në media sa për mos t’u harruar,
    futja pordhës e gri sallatë,
    na thotë përherë gjëra që i dimë,
    por s’bën asgjë, sikur del për gallatë!

    Duket hashiqare që ai është rehat,
    se edhe në opozitë privilegjet i merr,
    kështu do fillojë të bëjë teatër prapë,
    edhe pse nga qulli ai qimen s’nxjerr!

    Vetëm një gjë të bën shumë çudi,
    asnjë fjalë s’po thonë për Lali Erin,
    me siguri që marrin tendera atje,
    po dolën allishverishet humbin nderin!

    Jo vetëm nderin po s’i beson më njeri,
    iu bie gjithë teatri i së keqes së madhe,
    se PD-PS pazaret i bëjnë bashkë,
    kështu tallen me popullin që ka halle!

    A ka punësuar Veliaj këto 8 vitet e fundit,
    ndonjë familjar të zyrtarëve të opozitës,
    a i ka dhënë atyre ndonjë privilegj,
    prandaj këta ”opozitarë” i fshihen dritës?

    Askush nuk do t’ja dijë për hallet e miletit,
    PD është kalbur, ka vetëm matrapazë,
    kanë siguruar të ardhmen e familjeve të tyre,
    por për Shqipërinë është kritike kjo fazë.

    Prandaj o popull po e shikoni Bashën,
    që rri urtë e nuk e ”’vë ujin në zjarr”,
    përveçse i ka bërë milionat tashmë,
    me rilindjen ka tërë kohës që bën pazar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *