Çfarë dihet për Monumentin e Agonotetëve?

anazapta

Monumenti i Agonotetëve është ndërtesë e shek. II në qendër të Apolonisë.

Ka qenë selia e Këshillit të Qytetit.

Sipas mbishkrimit kushtues, u ngrit prej pretorit, Agonotetit (drejtues  i ceremonive dhe i garave) dhe kryepriftit të Apolonisë, në kujtim të vëllait.

Përbëhet prej portikut dhe sallës në trajtë patkoi, me një shkallare prej 10 rreshtash të veshur me mermer.

Në ballë të monumentit vijojnë 6 kolona që mbajnë pjesën e sipërme të ndërtesës dhe frontonin e rrafshët.

Balli i monumentit harmonizon mirë me ndërtimet e trashëguara nga shekujt e mëparshëm.

 

——-

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Share This Article
2 Comments
  • Jepeni me PPP,mbusheni me blloqe betoni,nje kioske katramaje dhe vidhni parate e biletave..
    Po nuk i ka shkuar ndermend kryeministrit,po ja kujtoj une.

  • Ju shkruani se;: “…është ndërtesë e shek. II..”

    Por lind pyetjet..: Cilit shekullii perket e te kujt Ere? Para Eres sone? (ose para Krishtit?)
    …Ose Pas Eres sono dmth Pas Krshitit??

    Perse publikoni informacione te tilla jo te plota qe cfilisin ata qe nuk kane konceptet elementare te historise….

    Prandaj redaksia ka detyren t’a korrigjoje sa me shpejt mungesen e informacionit…

    Perse nuk jepni informacion te plote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *