Nishani: PD e sheh raportin e OSBE-ODIHR me oportunizëm për qëllime politike dhe jo parimore

entela

Ish-presidenti dhe njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani e ka cilësuar qasjen e subjektit të tij politik “oportunist” në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR.

Sipas Nishanit, opozita tenton të “dramatizojë” aspektet negative të një procesi ku ka vetë kontribute dhe përgjegjësi, ndërkohë që sipas ish-presidentit raporti final ishte më pak i ashpër se ai paraprak.

“Shikoj nota të oportunizmit. Ka qëne më i ashpër raporti paraprak i OSBE ODHIR. Prandaj them oportunizëm nga ana e opozitës sepse opozita sot nuk mund të dalë dhe të dramatizojë një proces ku ka kontributin e saj si përgjegjshmëri dhe përgjegjësi.

Duke parë që raporti paraprak ishte një raport më i ashpër në gjykimin tim, raporti përfundimtar nuk e ka atë tonalitet dhe atë ngjyrim aq të ashpër sa e kishte parapraku tregon që opozita ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj për qëllime të brendshme politike dhe aspak parimore.“– ka thënë Nishani i ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *