Shkencëtarët: Toka është e mbishfrytëzuar, shenjat jetike të planetit tonë po dobësohen

entela

Shenjat jetike të Tokës po dobësohen me ritme rekord, paralajmërojnë një grup shkencëtarësh me influencë, sipas të cilëve disa të dhëna të klimës janë tani tepër evidente.

Studiuesit, pjesë e një grupi prej më shumë se 14,000 shkencëtarësh të cilët kanë nënshkruar një iniciativë për shpalljen e një emergjence klimatike në mbarë globin, thanë se qeveritë kanë dështuar vazhdimisht të zgjidhin shkakun kryesor të ndryshimit të klimës e ai është: “mbishfrytëzimi i planetit”.

Që prej vlerësimit të fundit të këtij lloji, të realizuar në 2019, ata vunë re një “rritje të ndjeshme” të katastrofave të lidhura me klimën, duke përfshirë këtu përmbytjet në Amerikën e Jugut dhe Azinë Juglindore, valët e të nxehtit dhe zjarret shkatërruese rekord në Australi e SHBA., dhe ciklonet vrastare në Afrikë dhe Azinë e Jugut.

Nga 31 “shenja jetike”, apo metrikat kryesore të shëndetit planetar që përfshijnë emetimin e gazeve serë, trashësinë e akullnajave, shtrirjen e akullit të detit dhe shpyllëzimin, ata zbuluan se 18 prej tyre kanë arritur sipas rastit nivele të larta apo të ulëta rekord. Kështu, pavarësisht reduktimit të ndotjes për shkak të pandemisë, nivelet e CO2 atmosferik dhe metanit arritën kulmin e të gjitha kohërave në 2021. Akujt në Groenlandë dhe Antarktidë po shkrijnë 31 për qind më shpejt se 15 vjet më parë.

Nivelet globale të detit vendosën rekorde të reja që nga viti 2019, dhe shkalla e humbjeve vjetore të Amazon braziliane arriti një maksimum 12-vjeçar në 2020. Duke i bërë jehonë hulumtimit të mëparshëm, ata thanë se degradimi i pyjeve i lidhur me zjarrin, thatësirën dhe prerjet e paligjshme kanë bërë që Amazona të veprojë tani si një burim karboni, në vend që të thithë gaz nga atmosfera. e.r/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • tani ka nje zgjidhje.Me ane te “Deltes”t’i vdesim njerezit ne mase 50% dhe shfrytezimi i tokes zvogelohet ne menyre te ndjeshme.Nuk eshte njeriu qe ka ndikuar tek klima por jane ligjet e natyres ku njeriu eshte i pa fuqishem te ndikoje.Njeriu ndikoi ne ngrirjen globale?Sipas shkencetareve njeriu ishte ne gjende gjysem te eger.Pse filloi te shkrije akujt dhe te dilte toka?zjarri i njeriut nga shpellat e beri kete?E te tjera fakte.Njeriu eshte nje milingone ne ligjet e natyres.Keta jane mafioze qe xhvatin para per bythen e tyre,jo shkencetare.Sa gazra leshon nje vullkan nuk leshojne te gjitha oxhaqet e fabrikave te botes.

    • KAM DHE JAM PLOTESISHT ME MENDIMET TUAJA.
      JETA DHE KLIMA NE PLANET KANE KARAKTER CIKLIK QE PERSERITEN MBAS MILIONA VITESH.
      Ishte dikur mot i nxehte dhe me bimesi dhe pyje te harlisura ngado dhe me dinosaure; pastaj filloi periudha e akullnajave dhe me kohe, jo vetem vitet e fundit, ka filluar shkrirja e tyre nga klima e nxehte qe do te shkrije dhe shkateroje çdo gje derisa mbas shume e shume kohe te filloje ftohja e klimes dhe keto cikle perseriten vazhdimisht.
      Bimesia dhe jeta ne planet kane karakter historik.
      Ndikimi i njeriut dhe i veprimtarise se tij ne klimen e planetit eshte ZERO!

  • Miljona vjetë më parë, natyra me zgjuarsinë e saj, krijoj pyjet gjigande dhe një botë masive shtazore duke thithur gazin karbonik me shumicë të atmosferës dhe , nëpërmjet lëvizjeve dhe përmbysjeve gjigande të kores së Tokës, e groposi këtë sasi gazi karbonik pse jo dhe azoti akumuluar në bimët dhe kafshët në thellësi të saj duke krijuar shresat gjigande qymyr, nafte dhe gaz mbajtëse dhe duke krijuar një situatën optimale gjeologjike , atmosferike, termike duke ulur nivelin e detrave dhe oqeaneve për të lindur shoqëria njerëzore.

    Por njerzimi sot, karbonin që natyra e mënçur e rrrëmbeu nga atmosfera duke ndalur kaosin gjeologjik, termik dhe atmosferik, po e çon përsëri në atmosferë dhe

    e para, shkrija e akujve në pole nga ngritja e temperaturës do të rris nivelin dhe sasinë e ujit në dete e oqeane dhe pesha kolosale e ujit kombinuar me momentet rrotulluese të Tokës do të krijojnë efekte gjigande shkatrruse të kores së tokës duke shkaktuar, si dikur, jo vetëm super tërmete por edhe përmbysje, ulje e ngritje gjigande të sipërfaqes së tokës dhe

    e dyta , rritja e përqindjes së lagështirës në atmosferë do të shkaktoj ciklone dhe përmbytje katastrofale që bashk me super tërmetet e super vullkanet që do të shkatrrojnë koren toksore s’ do të len as arkën as Nojen gjallë mbi të dhe njerzimi, ky mëkatar i pandreqshëm që nxori djallin e zi , karbonin që natyra e mënçur e kishte fshehur në thellsi të Tokës, e ktheu në gaz karbonik duke e djegur pa u ndalur në motorrët e makinave e aeroplanëve, po po, njerzimi do të zhduk vetvehten dhe kjo do të ndodh shpejjt në qoftë se nuk do të ndërpritet çmënduria e nxjerjes kriminale të hidrokarbureve nga thellësija e Tokës dhe përdorimi i tyre si burim energjie dhe në qoftë se nuk do të ndërpritet zhdukja katastrofale kriminale e pyjeve, super absorbuesit e gazit karbonik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *