Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit përplasi politikën shqiptare. PD pretendoi se ODIHR konfirmoi masakrën zgjedhore, ndërsa për PS ky raport ishte më i miri ndonjëherë.
Në dokumentin e ODIHR flitet për disa probleme që kanë qenë në 2017-ën, dhe disa të tjera që shtohen për 2021-shin dhe theksohen si rekomandime prioritare për t’u përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Rekomandimi për ndërhyrje në ligjin zgjedhor përsëritet në rekomandimet e vitit 2021, me nevojën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ajo që theksohet në pikën e parë të rekomandimeve për 2021-shin është konsensusi që duhet për të qartësuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Një tjetër problem në këto zgjedhje, evidentuar edhe në 2017-ën, lidhet me fshehtësinë e votës dhe presioni për votuesit.
Po ashtu, edhe shitblerja e votës mbetet një problem për të cilin ODIHR kërkon zgjidhje, njëjtë siç kishte kërkuar pas zgjedhjeve të 2017-ës. Në raport theksohet se duhen hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet gjithashtu të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti blerje votash ose presioni.
Mbrojtja e të dhënave personale, kryesisht e shkaktuar nga publikimi i sistemit të patronazhistëve pak ditë para zgjedhjeve, është një tjetër shqetësim që ka ODIHR.
Në raport kërkohen ndryshime ligjore që do i jepnin pavarësi mediave e do i mbante larg presioneve financiare gjatë fushatave. Rrjedhimisht, lajmet nuk do kontrolloheshin e as prodhoheshin nga partitë.
Ndërkohë, çështje si depolitizimi i administratës zgjedhore, e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuara apo transparenca për materialet zgjedhore, ndryshe nga raporti i 2017-ës, në dokumentin e 2021-shit, nuk përmenden më si këshilla parësore.
Megjithëse zgjedhjet ndryshojnë, teknologjia e përdorur po ashtu, edhe paratë e shpenzuara rriten, problematikat mbeten të njëjta. Në çdo palë zgjedhje shtrohet diskutimi për një reformë të re dhe gjërat ndryshojnë vetëm pak muaj para se shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit, pa i lënë kohë as institucioneve.
Reformat zgjedhore pak muaj para zgjedhjeve kanë treguar se nuk kanë qenë plotësisht të efektshme, dhe në shtator, një nga detyrat më emergjente të Parlamentit të ri do të jetë përfundimi sa më shpejtë i paketës ligjore për zgjedhjet. Parlamenti i ri do na gjejë sërish me nevojën për një reformë zgjedhore dhe dialog mes palëve.
e.r/dita

Te treja keto parti PS , PD LSI ,premtuan ne fillim se.do. votojne edhe ata qe jetojne dhe punojne jashte Shsiperise .Por fundin e dhimbshem e pame..Listat nuk I hapen
.,Partive te reja ju vodhen votat .Katovicaret nuk duan ferra neper kembe.
DITA: Vërejtjet e ODHIR janë më të lehta se në AMERIKËN E TRAMPIT.PS dhe E.Rama i korigjon e zbaton me një këmbë,por nuk pranon Berishizmi.Në Kuvënd do shofim e dëgjojmë të njëjtën MUZIKË FUNEBËR TË SB.
-Suksese E.Ramës në MANDATIN E 4-tërt.
-Shpifja Saliste..MASAKËR i ngelet KINOSHQUPIT si justifikim për 5 humbje radhazi.
-Me Sb,Lb,Mediun,Dulen,Ndokën,Idrizin..PD nuk vjen kurrë në pushtet.Duhet të filloi REFORMIMIN orgjent,pa këta..!
-PD duhet të ndahet nga Sb që DASH e ka shpallur NON GRATA dhe të ndryshoi EMRIN.
-SB,LB e KO nuk njohin: LNÇL,PUNËN,HUMBJEN(AUTOKRITIKËN).Janë të pakorigjueshëm,mëndësi Saliste Bolshevike.
-PD drejtohet nga MAFJA E ARMATOSUR që në kohën e Azem Hajdarit.Kjo u vërtetua në Elbasan në 21 prill kur G.Bardhi i justifikoi me grupe..për mbrojtje vote,kur PD shquhet për vjedhje vote që nga 1996.Vrasja e Dr.Xhuvanit ishte krim i PD dhe G.Bardhi duhej larguar orgjent nga Elbasani dhe si deputet.
-Por,kur te ne nuk ka DREJTËSI TË NA RROI SHOKU SALI..!
-FLM DITA