Epidemiologu Alimehmeti: Jam kundër vaksinimit të fëmijëve. Kur flasim për efekte afatgjata të vaksinës, është ndryshe për një 70-vjeçar dhe ndryshe për një 17-vjeçar

entela

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e A2, deklaroi se është kundër vaksinimit të fëmijëve. Sipas tij, “kur flasim për efekte afatgjata të vaksinës, është ndryshe për një 70-vjeçar dhe ndryshe për një 17-vjeçar”.

“Kjo sëmundje ka pasur një lidhje eksponenciale me moshën. Sa më e madhe mosha, aq më shumë rriteshin rastet e rënda dhe fatalitetet. Që në fillim, pamë që rastet e rënda te fëmijët ishin tejet të rralla. Në Gjermani janë studiuar familjet me të paktën një rast koronavirusi dhe u pa se fëmijët sëmuren 41% më pak sesa të rriturit. Gjithashtu, edhe antitrupat ishin më të shumtë te fëmijët. Po të marrim rezultatet e këtyre studimeve, unë jam kundër vaksinimit të fëmijëve. Kur flasim për efekte afatgjata të vaksinës, është ndryshe për një 70-vjeçar dhe ndryshe për një 17-vjeçar. Me kaq pak muaj sa kemi me vaksinën, nuk janë studiuar efektet afatgjata të saj. Do një kujdes më të madh kjo punë, duhet marrë një vendim shumë të bazuar në prova”, u shpreh Alimehmeti.

Në lidhje me variantin Delta, ai u shpreh: “Varianti Delta tashmë është edhe zyrtarisht mes nesh, ka një rritje rastesh gjatë kësaj jave, megjithatë incidenca është ende u ulët. Na mbetet për t’u parë se ku do të jemi në vjeshtë, pasi viruset respiratorë e tregojnë veten në stinën e ftohtë. Duhet kohë për të bërë një analizë të detajuar. Por, personat e vaksinuar me dy doza duhet të jenë më të qetë përsa i përket Deltës”.

Sipas tij, “në momentin që do të kemi raste të reja që nuk na përkthehen në shtrime në spital apo vdekje, dhe ata që shtrohen janë të pavaksinuar, nuk ka më kuptim të shohim rastet e reja. Gjithmonë duhet të shohim rastet e rënda, jo të reja. Edhe në Itali u vendos që të mos shohin rastet e reja, por përqindjet e shtretërve të zëna nëpër rajone”.

Sa i përket asaj që quhet “green pass”, Alimehmeti tha: “Është një ndërhyrje e mesme e shtetit. Nuk është detyrim, pasi nuk është themelore shkuarja në restorant, por unë jam kundër. Jam kundër sepse “green pass” fitohet me vaksinim, e ke kaluar apo jo brenda 6 muajve virusin dhe tamponi 48 orët e fundit. Tamponi është prova më e dobët në absolut për të parë nëse ia transmetoj apo jo virusin tjetrit; Edhe me vaksinë mund të riinfektohesh; Edhe ai që e kalon mund të infektohet prapë. Pra, “green pass” nuk është i sigurt, por i jep njerëzve sensin e sigurisë së plotë. Do të ishte mirë që të gjithë njerëzit të trajtoheshin njësoj dhe duhet t’u themi njerëzve që nuk ka siguri të plotë as me “green pass”. Duket si lëvizje e koordinuar mes disa shteteve, por epidemiologjikisht nuk bën shumë sens”.

 

e.r/dita

Share This Article
6 Comments
  • Epidemiologu Ilir Alimehmeti eshte nga te paktit profesioniste qe jep shpjegime shkencore dhe jo te ekzagjeruar si shume kolege te tij qe ne thelb te intervistave te tyre kane perhapjen e panikur , eshte kriminale qe te detyrohen te rinjte ( e ardhmja e kombit ) qe te vaksinohen me vaksina te aprovuara si rezultat i emergjences dhe te pa provuara pasojat afatgjata

  • Nje pyetje kisha me kete mendjen time prej budallai:
    Mire efektin afatgjate te vaksines nuk e di kush, por efektin afatgjate te virusit a e di kush?
    Meqe nuk e di kush, profesori mendon te provojme virusin ne vend te vaksines me argumentin se femijet semuren me ralle. Mbase ka te drejte. Po a e di virusi se c’mendon profesori? Se mos virusi nderron mendje dhe e kap inati me femijet.

      • Une mendoj qe “Kovidi nuk ekziston” eshte loja obskurantizmit boteror per te vdekur sa me shume njerez.

        Tironsi, shko infektohu njehere ta provosh nese ekziston apo jo Kovidi.

        Te gjitha qeniet e gjalla kalojne pandemi te ndryshme. Edhe njerezimi ka kaluar disa pandemi. Murtaja e zeze e viteve 1300 ka bere kerdine ne bote, por sidomos ne Evrope. 60-80% e popullsise u zhduk. Mortaja e Zeze e pati origjinen nga Kina e sotme.
        Pas kesaj pandemie, te tjera e presin njerezimin. Eshte ligj i natyres – jo loje e elites. E rendesishme eshte si te mbrohemi prej tyre. Kesaj here jemi mbrojtur ne menyre spektakolare, si asnjehere me pare.

  • me keq vaksina apo origjinali, dmth virusi? vaksinat jane gjithnje mbrojtje… fillohen qe te vegjel dhe shpetojne jete. edhe kjo vaksine mbron, pse te presesh per virusin me te panjohura shume me teper … se po qe per efekte afatgjata si do ja bejme me ato qe hame e pime e ajrin qe thithim e stresin e mbejeteses… prandaj kujdes me deklarata publike se interpretohen subjektivisht. pikpyetjet mbi vaksinat aforfe nuk sherbejne transparences, kujdesi shendetesor eshte mrekulli, njelloj sikur te semuresh e te shperfillesh kurimin dhe ta lesh trupin te sherohet vete… nuk dihet si shkon kjo pune… deri dje ulerisnim PSE nuk shpikin vaksinen shpejt, PSE nuk e shperndajne shpejt, PSE e merr ky apo ai I pari dhe tani qe ofrohet, e hedhin perpjete…nuk eshte as etike se kur nje pjese vaksinohet e tjetra le te lire virusin te evoluoje, vijon paqartesia me gjate per te gjithe…

  • Ky doktor kur u shpik vaksina, tha se nuk nund te perdoreshin vaksinat e saposhpikura. Tani del me kete teze. Koronavirusi do jete mes nesh per nje kohe te gjtate dhe femijet vertet mund ta kalojne me lehte, por ata jane perhapes te infeksionit. Edhe ne kete aspekt duhet pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *