Italia: 99% e viktimave nga koronavirusi që nga muaji shkurt, të pavaksinuar plotësisht

entela

Pothuajse 99% e njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 në Itali, që nga muaji shkurt i këtij viti, nuk kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë italiane.

Raporti shton se ata pak persona plotësisht të vaksinuar që kanë vdekur nga Covid-19 kanë qenë më të moshuar sesa ata që vdiqën pa qenë plotësisht të vaksinuar.

Deri më sot, Italia ka vaksinuar plotësisht rreth 57% të popullatës mbi 12 vjeç.

Nga 1 shkurti deri në 21 korrik, në Itali kanë vdekur nga koronavirusi 423 persona plotësisht të vaksinuar, ose 1,2% e totalit të viktimave gjatë kësaj periudhe (35 776).

 

e.r/dita

Share This Article
2 Comments
  • Genjeshtra. Nga autopsite asnje i vdekur nga koronavirusi. Thjesht nga semundjet e moshes.
    Mjaft me genjeshtra dhe propagande. Shihni vdekjet nga vaksinat me mijera….

    • Ne gjithe kete bote te madhe , sigurisht qe do te kete edhe hajvane , idiote , injorante , si puna e Gomar99 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *