Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyn vendimin mbi prokurorin e Tiranës, Besnik Hajdarmataj. Sot ishte parashikuar që KPA-ja të jepte vendimin duke përcaktuar kështu edhe fatin e prokurorit, nëse do të ishte pjesë e sistemit të drejtësië ose jo.
Vendimi ështëe shtyrë më datën 3 gusht për shkak, pasi është kërkuar një informacion shtesë nga ana e KPA-së, një shkresë e cila mban komunikimet telefonike të njërit prej numrave që ka poseduar Hajdarmataj.
Trupi e sotme gjykuese u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.
Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010. Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua në Kolegj.
Konstatimet e Komisionerit u mbështetën edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs gjatë seancës së 8 korrikut, i cili e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.
Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.
o.j/dita

Politika e kriminalizuar dhe korruptuar, nepermjet njerzeve te saj qe ka penetruar ne organet e reja te drejtesise si KPK dhe KPA, kerkon me cdo kusht dhe cmim te mbajne akoma brenda ketij sistemi drejtesie, ne detyre, “engjej” te tille si puna e ketij hajduti dhe krimineli qe cdo gje ka bere por vetem drejtesi nuk ka dhene. Ky eshte pjese e krimit te organizuar, bishti i zgjatur i politikes hajdute dhe kriminale, pjese e kaosit te krijuar ne drejtesine shqiptare ne keto 30 vite. Zhdukeni kete fytyre se ky nuk duhej te jet kurre pjese e drejtesise
E DREJTE