Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video në të cilën shfaqet mjeku Dhimitër Kraja me një mesazh të fortë për shqiptarët: Rastet me COVID-19 po shtohen, të gjithë shqiptarët duhet të vaksinohen!
Duke folur për situatën aktuale të pandemisë në vend, doktori tregoi disa fakte për pacientët me COVID-19 që aktualisht ndodhen në Spitalin COVID 1, duke thënë se e përbashkëta e tyre është se janë të pavaksinuar.
Kjo do të thotë, siç tha edhe Kraja, se zgjidhja logjike e valës që po kanos vendin tonë por jo vetëm, është marrja e të dyja dozave të njërës prej vaksinave anti-COVID, për t’i dhënë në këtë mënyrë fund pandemisë.
Në fund të fjalës së tij, ai shtoi se përveç faktit se është detyrë e çdo shqiptari të vaksinohet me rëndësi është edhe zbatimi i masave anti-COVID, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Krah postimit të videos, në rrjetin social Facebook edhe Ministrja vuri në pah faktin se të sëmurët në spital janë të pavaksinuar dhe kjo është arsyeja përse ajo i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohet.
Fjala e plotë e Dr. Dhimitë Kraja:
Meqë ndodhemi në një moment të ri te rrjedhës së pandemisë së COVID-19 në vendin tonë, mendojmë se është e arsyeshme të vëmë në ndukje disa dukuri që janë të rëndësishme për një sensibilizim për situatën që po kalojmë.
Prej disa ditësh, në spitalin COVID1 ka disa të dhënë të reja, nga pikëpamja statistikore kemi një shtim të rasteve.
Një karakteristikë e përbashkët epidemiologjike e këtyre rasteve është se të sëmurët janë të gjithë të pavaksinuar.
Pra virusi qarkullon në Shqipëri ende, duke ruajtur infektueshmërnë e tij, për të kapur të pavaksinuar, ai ruan agresivitetin e tij.
Të gjitha këto çojnë në një konkluzion logjik, duhet të vaksinohemi të gjithë!
Duhet të vaksinohemi në mënyrë të plotë, jo bëjmë dozën e parë dhe mos të bëjmë të dytën
E fundit është se veç vaksinimit që është detyra e të gjithë shqiptareve, duhet të zbatojmë të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së sëmundjes.
o.j/dita

Update-ohu dottore, Pfizer ka dhene ok edhe per nje doze te trete mbas disa kohesh meqe ka verejtur se uleshin antitrupat qe pengonin ne avancimin e virusit…
Kshu qe delaroni se duhet te vaksinoheni te gjithe, jo vetem me dozen e pare, por edhe me te dyten dhe te treten nese eshte e nevojshme.
Bile sa me shpesh te dilni e t thoni me megafonVaksinohuni,Vaksinohuni, Vaksinohuni…kudo edhe ne radio, neper banera anes rruges…qe ta perthithin mire njerezia…
Forza Dottore, Andra Tutto Bene, shyqyr bene!
Si po shkojne punet ne do ta kalojme jeten prane qendrave te vaksinimit se fundmi Pfizer , po kerkon qe te marre lejen per nje doze te 3 pak me vone do te kerkoje te aprovohet nje e katert e keshtu ne nuk do te na mbetet vend pa u shpuar nga keto vaksina cudiberese , lum si ne pastaj fillon viti tjeter dhe cdo gje fillon nga e para
Ky eshte idiot Po e besuat ketij surrati iket per lesh
Edhe nje skllav tjeter i bindur bashke me ministren superskllave. Ca si ju vdiqen vete vetem se besonin verberisht te koronavirusi. Ju kishit edhe numrin me te madh te vdekjeve te pacientet tuaj.
Mbylle gojen plak matuf dhe mos bej dem.
Filloi prape mashtrimi. Ne fakt shumica e te shtruarve jane te vaksinuar qe po vuajne efektet e armes biologjike qe keta e quajne vaksine.
Publikoni emrat e te shtruarve dhe i verifikojme ne qe shumica jane te vaksinuarit e muajve Mars e Prill.
Mendoni se do ta vazhdoni gjate mashtrimin ju kriminelat mantelbardhe? Te shohim.
O futi , paske hik per lesh or taj ti dhe ky tjetri posht qe i uroj te mbushi 100-shin Ky mjek i ka te rall shoket si mjek e si njeri e mos fyni kta njerez qe jan ne “frontin e par”te ksaj goditje virusale historike qe remben njerez ,,,Po pse ,pak vdiqen ne Ameriken e Madhe apo Gjermani ,Franc etj Ky me shum se kushdo ,,pa dhe kaloi viktima mes atij Ferri , qe as ate vet sdo e kursente ! Cfar pret ti te thot ??? Mos u beni dinshumet e ksaj historie te hidhur vdekjesh e mos ofendoni ,,,