Ç’është dashuria?
E ç’është dashuria vallë?
Dritëz e bardhë në netë të zeza.
E ç’është dashuria vallë?
Një zjarr i ndezur në varreza!
Janar, 2001
Pa titull…
Kur të ligut i bën një të mirë,
s’të dihet as mundi-as nderi,
njëlloj sikur vë xhevahirë,
në feçkën e ndyrë të një derri!
31.10.2001
Vanë mentë e mija…
O vanë mentë e mija-vanë,
s’të rri dot larg-s’të rri dot pranë,
kur të rri pranë-s’më mbahen lotët,
kur të rri larg-më thinjen flokët…
Tetor, 2000
Gënjemë ndonjëherë…
Shpirti im-syri im s’mund të flerë,
shpirti im-syri im-u verbua,
së paku-gënjemë ndonjëherë,
gënjemë-por thuaj:”Të dua!.”
Dhjetor, 2001
Veç ty…
Me shpirt t’i fala pa ngurrim,
veç ty çdo gjë që pata,
me ty e shkurtër më është dita,
dhe më e shkurtër nata!.
Pa titull…
Në gjirin tënd të ëmbël gjeta,
dhe lule-dhe polen,
me ty e shkurtër më është jeta,
po vdekja kurrë s’më vjen!
11.05.2000
Malli im…
Të rënda janë malet e thepisur,
dhe rërë e oqeanit pambarim,
i rëndë është fati-thes i grisur,
po jo si malli im.
I hidhur është helmi i nepërkës,
e hidhur gotë e mbushur me pelin,
e hidhur është vdekja e një foshnje,
po jo si loti im!
Maj, 2000
Ti nuk e di…
Ti nuk e di se sa të dua,
ti nuk e di se ç’je për mua,
o ylli im në kraharuar,
për ty unë vdes duke kënduar.
Ti nuk e di-po e di unë,
se ç’do të thotë zjarr e furtunë,
dhe kohë s’kemi as për gjumë,
se jeta është e shkurtër shumë.
O ylli im në kraharuar,
për ty unë vdes duke kënduar!.
4.06.2000 9.
Vetëm
Dje vetëm,
sot vetëm,
nesër vetëm.
Pa vdekur,
mikja ime,
u tretëm…
1998
A.DUKA

SHENGENISTËT E BALLKANIT TË SHOQËRISË SË HAPUR
O Dukë, mqs ti thua se pjesë e Rilindjes, ça thuhet andej nga partia për ish mini-shengenin ballkanik, apo për Ballkanin e hapur siç e kanë pagëzuar tashmë 3 karagjozët: Rama, Vuçiç dhe Zaev? Zorani dhe Rama dihet që janë pjesë e shoqërisë së hapur të Sorrosit. Edhe ti e di , apo jo Dukë? Ç’po ndodh? Mqs nuk ndryshuan dot kufijtë e Kosovës tani kanë reminishenca të ish-Jugosllavisë së madhe? Ne nuk ka ç’na duhet Serbia, aq më pak që nuk njohin krimet dhe gjenocidin që bënë në Kosovë atëherë, dhe nuk njohin as pavarësinë e Kosovës sot. Përveç kësaj, tani ça duan serbët? Të kenë dalje në bregdetin tonë, ta shfrytëzojnë? Ka kohë që në Shqipëri vjen miell serb i një cilësie mysybet. Me këtë marrëveshjen e re Sorrosiane-Jugosllave, ça mallrash do sjellin tjetër këtu te ne? Apo ça tu teket, plus ato që nuk do i çojnë dot në Kosovë për shitje? Prandaj, o Duka, nevojiten ca vargje nga ty për Ramën që të vërë mend. Ti ke shkruar për Mit’hat Frashërin dhe deklaratat e Ramës për figurën e tij, ke shkruar për Qemal Stafën (që i vunë dikur dhe emrin shkollës së partisë ku jepte mësim dhe Saje qorri, por i hoqën emrin stadiumit), etj. Pra, duhen ca vargje nga ty, se ty të dëgjon Edvini, por edhe po nuk të dëgjoi, s’ka problem, mjafton që ia the, ndryshoje njëherë, mos rri lepe peqe! Të paktën kështu kupton se sa errësirë është ai dielli yt i vatrave shqiptarëve, dhe sa i urren shqiptarët.