Një asteroid gjigand i është drejtuar me të gjithë shpejtësinë e tij Diellit tonë, aktiviteti i të cilit këto kohët e fundit duket sikur është shtuar.
Shkencëtarët kanë disa hipoteza mbi atë që mund të ndodhë në rast përplasjeje të trupit qiellor 200 km i gjatë. Astronomët vetëm tani vonë e diktuan falë sistemit Dark Energy Survey asteroidin që po afrohet dhe e pranojnë se shpejtësia me të cilën ai po lëviz është shqetësuese për sistemin diellor.
Dimensionet e tij gjithashtu përbëjnë arsye për ta parë me një lloj frike. Përse shkencëtarët e konsiderojnë këtë asteroid të rrezikshëm? Sipas tyre, ai është 10 herë më i madh se asteroid që shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve.
Meteori që ndryshoi të gjithë konfigurimin tokësor, kishte një diametër prej 10 km. Ky i fundit është një trup qiellor 600 mijë vjeçar, përbërja e të cilit nuk dihet me siguri por mund mendohet se mund të jetë gurë, akull, metan e azot. Problemi është se ekspertët që po monitorojnë trajektoren e tij nuk janë as vetë të sigurt për pasojat që do të kishte një përplasje me diellin, por për momentin ai është ende larg.
e.r/dita

e para
nuk “po vjen drejt djellit” por “po shkon drejt djellit”,ne nuk jemi në djell por në tokë!
e dyta
përmasat e djellit,në krahasim me tokën janë aq të mëdha sa,”ai është 10 herë më i madh se asteroid që shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve.”, diferenca që përmëndni ju nuk ka asnjë vlerë!!përfshi këtu dhe ndryshimin ndërjet përbërjes së djellit dhe tokës!!
nëse përplasja e tij me tokën do të fillonte me hyrjen e tij në atmosferë,me djellin,përplasja fillon sa më shumë ai i afrohet atij!gjë që bën që ai të mos prekë asnjëherë djellin!!
të gjithë akujt e tij,pra akuj të thatë,shkrijnë shumë përpara se ai ti afrohet djellit!
në fund mbetet masa shkëmbore,nuk e dim sa përqind e këtij asteroidi është shkëmbor, shkrin pa u përplasur me djellin!!dhe nëse arrin diçka në të do të kemi ndonjë shpërthim të vogël valësh elekrto magnetike!!
Na ngeli Reforma ne Drejtesi pa bere
Bëni mirë që ju të Ditës bëni pyetjen drithëruese për njerzimin se çdo të ndodh kur ky asteroid , duke qën…… obobooo ……10 herë më i madh se ai që kur u përplas me Tokën zhduku edhe dinosaurët, do të përplaset me Diellin dhe …..
ruajno o zot ……do të na shkatrrrohet Dielli e do të bëhet copë e çikë dhe ndonjë copë e Djellit se mos bie në Tokë…….dhe …… allah allah…. mos shkatrrohet edhe sistemi diellor …
E ka të drejt “anticensura”, sipërfaqia ndriçuese e Diellit e ka temperaturën 6000 gradë Celsius dhe i shkreti asteroid do na digjet e përvëlohet e shpërbëhet pa u përplasur dhe
edhe në qoftë se do të përplasej, do të ishte si përplasja e një elektroni me planetin Tokë dhe
mos na trëmbni kot në këto çaste lumturie që shoku Edi vuri firmën për hapjen e Ballkanit dhe mezi po presim që, meqënëse nusja nga BE nuk po fut dhëndërr brënda shokun Edi mashalla dhëndërr, 2 metër gjatësi, të futemi të paktën në Sërbi se Kosova, nuk ja prishim qejfin Vuçiçit, brënda në Sërbisë është, dhe Albin Kurti të mos shikoj nga epoka e largët dinosaurve të llojit Arkan e Millosheviç me një dinosaur propogande një farë Vuçiçi që shqyenin e coptonin kosovarët, por të shikoj të ardhmen e ndritur vizatuar me penelatat diplomatike të liderit global shokut Edi
oh sa të lumtur që jemi, nuk u futëm në BE por u futëm në Sërbi dhe mos na trëmbni me asteroidë që do të përplasen me Diellin o ju të Ditës.