Policia nxjerr me forcë nga stadiumi “Elbasan Arena” tifozët e Bazelit

entela

Policia nxori sot me forcë jashtë stadiumit “Elbasan Arena” një grup tifozësh zviceranë që kishin ardhur për të parë ndeshjen Partizani-Basel e vlefshme për kualifikueset “Conference league”.

Autoritetet kërkuan largimin e tifozëve pasi UEFA ka vendosur që në ndeshjet e “Conference League” të mos ketë spektatorë nga skuadrat udhëtuese.

Kjo ka krijuar një situatë tensioni me sportdashësit zviceranë, të cilët janë përplasur me policinë për disa minuta përpara se të detyroheshin të dilnin për jashtë.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *