Karaburuni në flakë, kreu i zjarrfikëses: Nuk kemi mjaftueshëm efektivë për këtë situatë

entela

Vijon situata problematike në Vlorë për shkak të zjarreve. Karaburuni është në flakë prej tre ditësh, ndërsa një vatër e re është shfaqur dhe në Radhimë.

Drejtori i zjarrfikëses në Vlorë, Kastriot Begaj deklaron se për të përballuar situatën mungojnë burimet njerëzore dhe se po rrezikohet edhe jeta e zjarrfikësve. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të ndalur përhapjen e flakëve është ndërhyrja nga ajri.

“Aktualisht, në Karaburun po punojnë forcat e ushtrisë dhe punonjësit e zonave të mbrojtura. Edhe pse është terreni i vështirë ata po punojmë me mish e shpirt. Për të fikur këto zjarre duhet dhe mbështetje. Kemi nevojë dhe për ndërhyrjen nga ajri. Kemi rrezikuar dhe jetën e zjarrfikësve pasi gurë dhe shkëmbinj janë shkëputur për shkak të zjarrit. Nuk kemi mjaftueshëm zjarrfikës”, u shpreh Begaj. e.r/dita

Share This Article
5 Comments
  • Uauuu

    Si nuk keni mjete ju,,,,!!???

    Po ju keni Haki Kakon, me Qendren e tij Milionere te Emergjencave Civile ne Tirhane more…

    Ju keni Haki Kakon, me 120 vetat e tij ne qender, te gjith drejtor jane…dhe pagat meleonshe i kane…

    I bejna planet e medhaja per fikjen e zjarrit, ata te Hakiut, por askush nga ata nuk vete ta shuaj zjarrin..

    A e dini si i fik Zjarret Haki Kako, dhe 120 drejtoret e tij??

    -Se pari mendohen per 6 muaj rresht,
    -Se dyti, nderkohe qe mendohen kaq gjat, paguhen me paga mbi 1 meleon,

    -Dheeeeee, Se fundmi,,Ja kepusin Pordhes qe nga Tirhana, dhe e Shuajn zjarrin ne Karaburun..!!!

  • Nje helicopter ka ngelur ne Itali e nuk e kthejne dot as e dergojne ne France…..buxheti eshte ku therret qameti por lideri shkon me air Albania ne Shkup…e ka mare dreqi kte pune

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *