Orlibid, viagra me funksion të dyfishtë

anazapta

Kur u shpik Viagra në fund të viteve ‘90, shumë meshkuj u ndien të lehtësuar. Por versioni femëror që pritet të dalë në treg do t’i bëjë femrat edhe më entuziaste, për shkak të funksionit të dyfishtë që premton. Pilula rozë, versioni femëror i Viagrës blu, ka efekt në rritjen e dëshirës seksuale dhe reduktimin e oreksit, çka do të thotë formë më e mire fizike për shumë femra.

Kështu shprehen studiuesit që po i japin dorën e fundit ilaçit të ri Orlibid, i cili nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, pritet që të jetë në raftet e farmacive në vitin 2015.

Nën siglën ORL101, ilaçi mund të merret 15 minuta para një raporti seksual dhe ka efekt të garantuar për dy orë.

“Është për të gjitha femrat, nga ato që kanë rënie të dëshirës seksuale deri te ato që thjesht duan ta bëjnë më pikante jetën e tyre intime”, shpjegon për Daily Mail, Mike Wyllie.

Pilula rozë është një version sintetik i melatoninës dhe vepron në tru duke shtuar dëshirën seksuale.

Por si çdo ilaç, edhe Orbidil mund të ketë efektet e saj anësore. Sipas studiuesve, ajo mund të shkaktojë të përziera, ndërsa nuk është vërtetuar plotësisht nëse shkakton varësi apo jo.

Ekspertët thonë se po bëhen të gjitha matjet e efekteve anësore, para se të kërkohet autorizimi për prodhimin dhe shitjen e ilaçit. Gjithashtu, po bëhen analiza lidhur me mundësinë e efekteve pozitive të pilulës tek burrat, të cilët nuk kanë pasur rezultate nga stimuluesit seskualë të deritanishëm. / La Repubblica / Përgatiti: Gazmira Sokoli

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *