Javët e ardhshme Reali i Madridit pritet të hyjë në bisedime me zyrtarë të Paris Saint-Germain në lidhje me transferimin e futbollistit francez Kylian Mbappe.
Lajmin e raportoi të shtunën portali britanik “90Min” duke cituar ekskluzivisht burime pranë klubit.
Portali thotë se Mbappe u ka komunikuar zyrtarëve të PSG-së se nuk do ta ripërtërijë kontratën, e cila i përfundon vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se Reali i Madridit mund ta transferojë 22-vjeçarin me parametër zero sezonin tjetër.
Mirëpo klubi francez nuk ka dëshirë ta humbasë Mbappen pa përfituar diçka në aspektin ekonomik, pasi në vitin 2018 ata e transferuan nga Monaco për 160 milionë euro.
Raportime mediatike në Francë flasin për afërsisht këtë shumë të kërkuar nga PSG për Mbappen ndaj ofertës së Realit. Shifra tejet të majme këto duke pasur parasysh situatën kontraktuale që ai ka.
Reali sipas “90Min” ka rishikuar së fundmi buxhetin dhe ka siguruar likuditet për investime në merkato aq sa t’i ofrojë Mbappes një pagë prej 1.5 milionë eurosh në javë dhe për këtë pritet që të nisë bisedimet me zyrtarët e PSG-së.
Largimet e Sergio Ramos dhe Raphael Varane, kanë rritur trysninë te drejtuesit e Realit për t’u hedhur në merkato me emra të mëdhenj.
e.r/dita
