Oferta italiane: shtëpi në bregdet për vetëm 1 euro

entela

Shitja e shtëpive për një çmim simbolik po bëhet modë në disa zona të Italisë. Qëllimi i autoriteteve lokale është rijetësimi i komuniteteve dhe ruajtja e banesave të vjetra.

Interesant është fakti që për 1 euro kanë dalë në shitje edhe shtëpi në zona bregdetare, si në Sardenjë, Pulja apo Kalabri.

Autoritetet po kontaktojnë me pronarët e shtëpive të braktisura në bregdet dhe po u kërkojnë atyre që t’i restaurojnë ato. Nëse nuk pranojnë, këto banesa do të ofrohen për 1 euro te blerësit që do të pranojnë të investojnë në to për rehabilitim dhe t’i mirëmbajnë minimalisht për një periudhë 3-vjeçare.

Iniciativa të ngjashme po ndërmerren edhe në vende të tjera si Kroaci dhe Spanjë.

e.r/dita

Share This Article
5 Comments
    • a mund te me ndihmosh me nje kontrate te tille qe ta lexoj, pasi edhe une nuk e besoj shume kete lloj lajmi gazetaresk. faleminderit

  • Shume banesa te tilla -nisur nga disa emisione televizive- kerkojne investime tek 30-70 mije euro per ti kthyer ne gjendje banimi dhe jetese. Ia vlen vetem per europianet veriore qe duan te jetojne ne Itali!

  • Ku jane keto te tokes se xanun pse nuk shkojne atje apo u mesuan me 0 leke , apo nuk i ka dhene urdher Baca Sali se ka halle te tjera.

  • Cata ci thutaj majk , nuk munet me shkue nej Italej per shume arsyna .N’fejllejm or taj sun flasin majr shcajpen e jo ma Italejshen .Tjete oshe se ku mezhje rob mu zon e me u vra , ska or tej ..Ene tjeter ci smun me jetu asht era dhejs , di , gshteja spo ka , traj ate zhon e bardh ene bari stlejn ata drecen ilaljon me e punu sejon mo kopejla se no .Pun mejti , sbohet e mo mejr pjerdhim n’Tinon , cashtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *